Sunnetet e të shprehurit


Sunnet është leximi pas fatihas; Të lexohet një sure tjetër pas fatihas, dhe me këtë janë të pajtimit, të gjith dijetarët. Transmetohet nga Ebu Katade se Pejgamberi alejhi selam ka thënë"Ka qene Pejgamberi alejhi selam, që lexonte në rekatet e para të namazit të drekës dhe ikindis me suren el-fatiha dhe me një sure tjetër, dhe nganjëher mas fatihas lexojke edhe nga ajetet tjera të Kur'anit, ndërsa në rekatet e fyndit lexojke vetëm el-fatihan." (Transmeton Muslimi)
 
 
Ndërsa për rekatet e para kemi edhe hadithin tjetër ku transmetohet nga Ebu Seiid "se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka qenë ai i cili lexonte 30 ajete në rekatin e parë dhe në rekatin e dytë 15 ajete." (Transmeton Muslimi) Dhe nga ky hadith i lartpërmendur nënkuptojmë se është e pëlqyer të lexohet në rekatin e parë me shum ajete se ai i dyti. Dhe gjithashtu preferohet që të lexohet Kur'ani rrjedhshëm dhe me vëmendje me pajtimin e mushicës të dijetarëve. Argument për këtë kemi ajetin Kur'anor ku Allahu subhanehu ue te'ala ka thënë:"Dhe Kur'anin lexoje me vëmendje." (Suretul-Muzemmil)
 
 
Dhe gjithashtu është e pëlqyer të kërkuarit mbrojtje nga ALlahu gjatë çdo ajeti, ndash kur vjen ajeti i meshirës apo ajeti i denimit. Transmetohet nga Hudhejfe se ka thënë:"U falesha më të Dërguarin e ALlahut salallahu alejhi ve selem një nate prej netëve,dhe filloj të lexoj në namaz pas el-fatihas nga sureja el-bekare,duke lexuar rrjedhshëm,kur arrinte te ajetet ku u lartmadhërojke Allahu ai e bëjke këtë,dhe gjithashtu kur arrinte te ajetet për të këkuar mbrojte nga Ai,kërkojke dhe pastaj vazhdojke për në ruku." (Transmeton Muslimi)
 
 
Dhe gjithashtu preferohet në namaz të thuhet; Subhanallah që d.m.th i lartësuar është ALlahu subhanehu ue te'ala. Dhe nëse lexon fjalën e Allahut subhanehu ue te'ala ku thotë;"Madhëroje Zotin tënd,larg të metave është Ai,më të lartësuarin."(Suretul-A'ala)
 
Dhe ajeti tjetër thotë:"A nuk është Ai Zoti i cili i ngjall të vdekurit?". (Suretul-Kijame)
 
Kështu që mbas këtyre argumenteve dhe argumenteve tjera që janë e që si kemi përmend të gjithë vijm në përfundim se, Ai (Allahu subhanehu ue te'ala) Meriton që të Lartmadhërohet dhe askush tjetër përveç Tij.
 
 
Dhikri apo (Duaja) në Ruku,është siç vijon: Subhahane rabijel Adhim që d.m.th (I Lartësuar qoftë Zoti im, i Madhërishëm). (Transmeton Imam Ahmedi dhe katër sunnenet "Sahih Tirmidhi") Subhaneke Allahume Rabena vebihamdike,Allahume gfirli që d.m.th.(I Lartësuar qofsh o Allah,Zoti ynë,ty të takon falenderimi,o Allah më fal mua). (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
 
 
Subbuhun,Kudusun,Rabbul Melaaike veruhu që d.m.th. (I Larmadhëruar dhe i pastër, prej të gjitha të metave është Zoti i melekëve dhe i xhibrilit). (Transmeton Muslimi dhe Ebu Davudi)
 
 
Allahume leke rek'atu,ve bike amentu,ve leke eslemtu,hashe'a leke sem'i ve besari,ve muhhi,ve adhmi,ve asabi, ve mes-teka-le bihi kademi që d.m.th. (O Zot i ynë të jamë përulur dhe ty të besova.Ty të jamë nënshtruar,ty me frik të është përulur ndëgjimi im,shikimi im,truri im,ashti im,nervi im,dhe tërë ato qëmi mbajnë këmbet e mija). (Transmeton Muslimi dhe kater sunnenet perveç Ibn Maxhes)
 
 
Subhane Dhil-xheberuti vel-melekuti vel kibrijai vel-adhameti që d.m.th. (I madheruar qoft i gjithfuqishmi,poseduesi i çdo sendi,Atij i takon madhëria). (Transmeton Ebu Davudi)
 
 
Dhikri apo (Duaja) me rastin e ngritjes nga Rukuja: Semi'a Allahu limen hamideh që d.m.th.(Allahu ka dëgjuar atë që e ka falenderuar Atë). (Transmeton Buhariu) Rabena lekel hamd Hamden kethiren ttajiben fi që d.th.m. (Zoti ynë Ty të takon falenderimi i shumt nëtë cilën është miresia dhe bekimi). (Transmeton Buhariu)
 
 
Duaja tjetër është (O Zoti Ynë ty të takon falenderimi aq sa qiejt dhe toka dhe sa ka ndërmjet tyre dhe aq sa Ti dëshiron,prej gjërave të mëtejshme.Ajo që më së miri ka thënë robi dhe të gjithë ne jemi roberit e Tu:O Zot i Ynë,ska kush e ndalon atë që Ti e jep,dhe ska kush që e jep atë që Ti e ndalon,ska dobi pasuria,pasuria e te cilit eshte prej teje(por dobi ben besimi dhe respekti Yt). (Transmeton Muslimi)
 
 
Dhikri apo (Duaja) në Sexhde: Subhane Rabijel-e'ala. Që d.m.th.(I madhëruar qoftë Zoti im i lartë). (Transmeton Imam Ahmedi dhe katër sunnenet "Sahih Tirmidhi")
 
 
Subhaneke Allahume Rabbena ve bihamdike Allahume gfirli. Që d.m.th. (I madhëruar qoftë Allahu Zoti ynë,Ty të takon falenderimi ,O Allah më fal mua). (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
 
 
Subbuhun,Kudusun,Rabbul Melaaike veruuhu .d.m.th. (I Larmadhëruar dhe i pastër,prej të gjitha të metave është Zoti i melekëve dhe i xhibrilit). (Transmeton Muslimi dhe Ebu Davudi)
 
 
Dhe duaja tjetër është (O Zoti ynë Ty të kamë bërë sexhde,Ty të besova,Ty të jamë nënshtruar,fytyra ime i bën sexhde Atij,i cili eka krijuar dhe e eka zbukuruar dhe qe ia ka krijuar veshët,dhe syt,i madhëruar qoft Allahu,krijuesi më i mirë).(Transmeton Muslimi dhe të tjerët)
 
 
Subhane Dhil-xheberuti vel-melekuti vel kibrijai vel-adhameti që d.m.th. (I madhëruar qoft i gjithfuqishmi,poseduesi i çdo sendi,Atij i takon madhëria). (Transmeton Ebu Davudi,Nesaiu dhe Ahmedi)
 
Dhe duaja tjetër është (O Zoti ynë mi fal mua të gjitha mëkatet e mija,ato të voglat dhe të medha,të parat dhe të fundit,që i kamë bërë haptas apo fshehtas). (Transmeton Muslimi)
 
Dhe gjithashtu duaja tjetër është (O Zoti im,të lutem me anë të kënaqesis tënde,të më mbrosh nga hidhërimi Yt,dhe me faljen Tënde nga dënimi Yt.Kërkoj mbrojten tënde nga ti,Ti je i Madhëruar ashtu siç e ke përshrkuar Vetën). (Transmeton Muslimi)
 
 
Duatë në uljen ndërmjet dy sexhdeve: Rabi gfirli,Rabi gfirli që d.m.th.(O Zot më fal mua,O Zot më fal mua). (Transmeton Ebu Davudi) Allahume gfirli ver hamni,vehdini,vexhburni,ve afini, verzukni,ver f'ani. Që d.m.th.(O Zot im,më fal,më mëshiro,më udhëzo,më forco (në këtë fe),më jep shëndet,më jep furnizim). (Transmetojn katër sunnenet përveç Nesaiut)
 
 
Salavatet mbi Pejgamberin alejhi selam pas teshehudit: Allahume Sali ala Muhamedin ve ala ali Muhamed,kema salejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahim inneke hamidun mexhid.Që d.m.th. (O Zot ti ke mëshir ndaj Muhamedit dhe familjes së tij siç pate mëshir për Ibrahimin dhe familjen e tij,se me të vërtet ti je i Lavdëruar dhe i madhëruar). Transmeton Buhariu))
 
 
Allahume barik ala Muhamedin we ala ali Muhamed kema barekte ala Ibrahime we ala ali ibrahime inneke hamidun mezhid. Që d.m.th.( O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij,se me të vërtet ti je i Lavderuar dhe i madhëruar). (Transmeton Buhariu)
 
 
Duaja në teshehudin e parë dhe të dytë: Et-tehijatu lilahi ve salavatu ve tajjibatu,es-selamu alejke ejjuhen nebijju ve rahmetullahi ve berekatuhu,es-selamu alejna ve ala ibadil-lahi salihin.Eshhedu en La ilahe il-lAllahhu ve eshhedu enne Muhameden abduhu ve resuluhu.Që d.m.th.(Nderimi,lutja dhe të gjitha mirësit iTakojn Allahut.Le të jetë paqja mbi ty o Pejgamber i Zotit,paqja le të jetë mbi të gjith ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të ALlahut.Dëshmoj se nuk ka të Adhuruar tjetër me merit përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi salallahu alejhi ve selem është i Dërguari i Tij).(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
 
 
Duatë pas Teshehudit të fundit para Selamit: Allahume eudhu bike min adhabil kabri,ve min adhabi xhehennem,ve min fitnetil-mahja vel-memat,ve min fitnetil-mesihi-dexhal.Që d.m.th.(O Zoti im,kërkoj mbrojtjen tënde prej dënimit në varr,dhe prej dënimit të xhehennemit,si dhe kërkoj mbrojten tënde nga fitneja e jetës dhe e vdekjes,dhe nga fitneja e dexhallit). (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
 
 
 
Allahume inni dhalemtu nefsi dhulmen kethira,ve la jegfiru dhunnube il-la Ente,fagrili magfireten min indeke verhamni inneke Entel-Gafurur-Rahim.Që d.mth.(O Zot i im,i kamë bërë vetës shume dëm,nuk i falë mëkatet askush tjetër përveç Teje,andaj të lutem më fal mua me faljen tënde dhe më mëshiro.Vërtet Ti je Falës dhe i Mëshirshëm). (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
 
 
Gjithashtu kemi edhe duanë(O Zoti im,mi falë mëkatet e mia,të mëparshme dhe të tanishme,ato që i kamë bërë fshehurazi dhe haptazi dhe ato me të cilat e kamë ngarkuar vetën,e për të cilat Ti di më mirë se unë,Ti je i pari dhe Ti je i Fundit,ska të adhuruar tjetër përveç Teje). (Transmeton Ebu Davudi) Gjithashtu kemi edhe duanë (O Zot im,më ndihmo të përmend e të falenderoj dhe më mëshiro që të adhuroj sa më mirë). (Transmeton Ebu Davudi)
 
 
Dhe duanë (O Zot i im,kërkoj prej Teje xhennetin dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Zjarri). (Transmeton Buhariu)
 
 
Dhirki dhe duatë mbas përfundimit të çdo namazit: Estagfirullah 3 herë d.m.th. (Kërkoj falje nga Allahu). (Transmeton Muslimi) Allahume ente selam ve minke selam tebarekte ja dhulxhelali vel ikram.Që d.m.th.(O Zot i im,ti je shpëtimi,i lartesuar qofsh Ti je i Madhëruar dhe i Nderuar). (Transmeton Muslimi)
 
Gjithashtu duaja tjetër ku thotë;( Ska të adhuruar tjetër perveç Allahut Një dhe i pashoq.Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send.O Zot im,nuk ka kush e ndalon atë që ti e ke dhënë dhe ska kush e jep atë që ti e ke ndaluar,te Ti nuk ka vler dobia e askujt,ngase çdo dobi vjen prej Teje). (Transmeton Buharu dhe Muslimi)
 
 
La ilahe il-lALlahu vahdehu la sherike leh,lehul mulku velehul hamdu ve ala kuli shej'in kadir.Që d.m.th.(Ska të adhruar tjetër përveç Allahut Një i pashoq Atij i takon sundimi,dhe Lavdërimi dhe Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send). (Transmeton Muslimi)
 
 
Allahume inni es'eluke ilmen nafia ve riskan tajjbia ve amelen mutekabela.Që d.m.th.(O Zot i im,të lutem më jep dituri të dobishëm,dhe furnizim të mirë,dhe të lutem të mi pranosh veprat e mija). (Transmeton Muslimi)
 
Marrë nga Libri "Fikhu Sunne li-Nisa'."
 
 
Përshtati: Faik ASANI
Category: Fikh | Added by: El-Kasim (2012-03-09)
Views: 1506 | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: