Home » Articles » Histori » Fragmente nga jeta e sahabve

Çlirimet në Sham (Romakët)



Përballja e parë mes muslimanëve dhe romakëve u bë në betejën e Mu`tes, në vitin e tetë të hixhrit (629 c.e), pra, që në kohën e Profetit a.s. Kësaj beteje iu bashkangjitën edhe ekspedita e Usame bin Zejdit në fillimet e hilafetit të Ebu Bekrit r.a. Detyra e këtyre ekspeditave nuk ishte që t`i çlironte këto vende, por të përgatisin terrenin. Në kohen kur luftërat kundër renegatëve po përfundonin, në fund të viti 12 hixhri (633 c.e). Ebu Bekri r.a filloj të mbildhte ushtritë nga Jemeni, Hixhazi dhe Nexhdi .

Ebu Bekri dërgoi Halid bin Seid bin Asin r.a në ushtrinë e parë, që drejtoi për në Sham. Kjo ushtri marshoi për në anën perëndimore të Shamit u përball me të krishterët arabë dhe disa romakë, dhe arriti të korrte fitore në shumë beteja. Ata i kërkuan Ebu Bekrit r.a që të dërgonte forca të reja.

Kështu ai dërgoi Ikrime bin Ebi Xhehlin në krye të një ushtrie tjetër, e cila iu bashkëngjit Halin bin Seidit për të luftuar armikun. Për t`u përballur me muslimanët romakë t mblodhën forca të mëdha dhe kjo e detyroi Halidin dhe Ikriman të tërhiqeshin në jug të Shamit dhe të prisnin udhëzimet e Ebu Bekrit, i cili po mblidhte ushtrinë në Medine për t`i dërguar në Sham. Ebu Bekri r.a e pa të arsyeshme që të riorganizonte ushtritë, që do të niseshin për në Sham, për të filluar një etapë të re dinjitoze dhe të fortë ushtarake.

Ai krijoi katër ushtri dhe në krye të tyre vendosi katër komandantë:
1- Ebu Ubejde bin Xherahun r.a, drejtimi i të cilit ishte Himsi dhe rruga që do përshkronte ishte: Tebuku, Xhabja, dhe Damasku.

2- Jezid bin Ebu Sufjanin r.a, drejtimi i të cilit ishte Damasku dhe rruga ku do kalonte ishte: Tebuku, Belkaja dhe Damasku

3- Amër bin Asi r.a, drejtimi i të cilit ishte Palestina dhe rruga nga do të kalonte ishte Elija dhe Palestina .

4- Shurahbil bin Hasenen r.a, drejtimi i të cilit ishte Jordania dhe rruga që do përshkonte ishte Tebuku dhe Jordania.

Ebu Bekri lidhi flamujt tek këta komandantë dhe i nisi në kohë të ndryshme.

Ai iu dha atyre këshilla të ndryshme, ku çdo komandant mori një këshillë të veçantë, sipas drejtimit që do të merrte. Në shumicën e rasteve thelbi i këtyre këshillave ishte nxitja për devotshmëri, marrja e mendimeve nga ushtarët, butësia me ta, si dhe bashkëpunimi mes tyre, mosvrasja e të moshuarve, fëmijëve, kafshëve, mosdëmtimi i të mbjellave dhe pemëve, falja e namazit, nderimi i emisarëve, besnikëria, kujdesi, trimëria dhe siguria ndaj atyre që dorëzohen.

Çdo komandant u nis në drejtimin që i kishte caktuar Ebu Bekri r.a Në këtë kohë romakët kishin mbledhur një ushtri shumë të madhe kundër muslimanvve dhe e ndanë atë në katër pjesë, ku secila do të përballej me njërën nga ushtritë e muslimanëve.
 
 Atë kohë u shtuan dërgesat mes komandantëve muslimanë dhe me Ebu Bekrin për të koordinuar ushtritë. Atyre u erdhën urdhrat e Ebu Bekrit, që të katër komandantët të mblidhen dhe të formojnë një ushtri të përbashkët për t`u ballafaquar me romakët. Në të njëjtën kohë Ebu Bekri i dërgoi një letër Halid bin Velidit, ku e urdhëronte që të nisej nga Iraku me gjysmën e ushtrisë për në Sham dhe sa të mbërrinte, të merrte nën komandë ushtritë e Shamit dhe të bashkëpunonte me komandantët e tjerë në këtë çështje.

Halid bin Velidi u nis duke iu bindur urdhrit të Ebu Bekrit r.a dhe bashkë me ushtrinë islame përshkoi rrugët më të rrezikshme, më të shkurta dhe më të vështira. Ai bashkë me ushtrinë e tij hasën në shumë rreziqe dhe vështirësi, por ai arriti në Sham në një kohë record dhe nga një vend që armiqtë nuk prisnin. Gjatë rrugës ai arriti të çlirojë disa vende si: Tedmurin, Hauranin dhe Busran. Halidi u takua me pjesën tjetër të ushtrisë në Sham afër vendit që quhet Jermuk.

Dr. Abdulaziz El Umeri
Category: Fragmente nga jeta e sahabve | Added by: El-Kasim (2012-03-10)
Views: 298 | Rating: 4.0/1
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: