Kasim B.Muhamed B. Ebu Bekri


"Sikur të kisha mundësi dhe të pyetësha unë për pasardhësin tim do ta kisha lënë Kasim b. Muhammedin.” (Omer b. Abdulazizi)

A ke dëgjuar më parë për këtë tabi`in të njohur?
Ky ishte djalosh kur u stolis me fame në të gjitha aspektet.
Gati sa nuk kishte më virtyte në të cilat nuk u shqua.
Baba i tij ishte djali i Ebu Bekrit, Muhamedi, kurse nënë kishte bijën e mbretit të fundin Persian Jazdegirdit.
Nënën e besimdrejtëve, e kishte Aishen [radijAllahu anha] e kishte hallë.
Krahas gjithë këtyre gjërave, atë e stoliste edhe ndershmëria dhe fama e njeriut të ditur.
A mundet njeriu të dëshirojë më tepër se e gjithë kjo?

Ja, i tillë ishte Kasim b. Muhamed b. Ebu Bekër Sidiku, njëri prej shtatë dijetarëve më të njohur të fikhut në Medine, në kohën e vet ishte prej njerëzve më të dijshëm, më dorëdhënës dhe me të devotshmit.
Pra, ejani ta dëgjojmë së bashku tregimin e jetës së tij.

Kasim b.Muhamedi ka lindur nga fundi i sundimit të halifes Othman b. Afanit [radijAllahu anhu] dhe posa erdhi në këtë botë, djaloshi kaloi nëpër periudhën e përleshjeve të brendshme e të ashpra ndërmjet muslimanëve.
Kjo është koha kur halifja i devotshëm Othman b. Afani [radijAllahu anhu], dhëndër i dyfishtë i Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], vdiq si shehid mbi faqet e Kur`anit që po lexonte.

Kjo është koha e përleshjes së madhe në mes muslimanëve, ndërmjet sunduesit të besimdrejtëve Ali b. Ebu Talibit dhe mëkëmbësit të Shamit, Muavia b. Ebu Sufjanit, përleshje nga e cila do të dalin shumë ndodhi të pakëndshme.
Djaloshi qysh në fëmijëri u gjend në një situate të atillë që së bashku me të villain, iu desh për një koh të gjatë të largohet nga Medina dhe të shpërngulet në Egjipt, për t`u bashkangjitur babit të tyre, të cilin e kishte emëruar mëkëmbës, sundues i besimdrejtëve Ali b. Ebu Talibi. Atje shumë shpejt do të jetë dëshmitar i valëve të fitneve (intrigave) dhe fesadeve (kompoteve) në të cilat do të mundohet dhe do të vritet babai i tij në mënyrën më të egër. Pasi ithtarët e Muavisë morën Egjiptin, ky jetim do të ktheht prapë në Medine.

Për kthimin e tij të pasigurtë dhe të vështirë prej Egjiptit në Medine, vetë Kasimi rrëfen:
Pas mbytjes së babit tim në Egjipt, erdhi xhaxhai ynë Abdurrahman b. Ebu Bekri dhe prej aty së bashku me motrën time të vogël na ktheu në Medine. Kur arritëm në Medine, na mori halla Aishe dhe na solli në shtëpinë e saj, kështu që të dy jemi edukuar në krahët e saj.

Ndaj nesh ishte e kujdesshme më tepër se prindërit që na kishin lindur. Na ushqente me duart e saj dhe hante pas nesh atë që kishte mebtur. Ishte më e kujdesshme ndaj nesh se sa gjidhënësja që e heq fëmijën prej gjirit. Na lante, na i krihte flokët, i lante rrobat dhe na veshte me duart e saj. Na mësonte për të gjithë të mirat, kurse na largonte prej punëve të këqija. Na goja e saj na mësoi leximin e Kur`anit dhe transmetimin e haditheve të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem].

Veçanërisht më kujtohet dhurata që na jepte për Bajram dhe për çdo vit para ditës së Arafatit me dorën e saj na rruante kokën. Çdoherë para këtyre ditëve na lante mua dhe motrën time, në  mëngjes na vishte me rrobe të rreja dhe ashtu të larë dhe me rrobe të reja na dërgonte në xhaminë e Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] për të falur namazin e Bajramit. Kur ktheheshim nga xhamia na merrte në krahë dhe na përqafonte.

Një ditë na veshi me rrobe të reja, na mori,  më vendosi mua në njërën këmbë dhe motrën time në këmbën tjetër dhe thirri xhaxhain tone Abdurrahmanin, e kur erdhi, së pari falënderoi Allahun e Lartësuar, ashtu siç i takon vetëm Atij, kështu që nuk kam parë asnjëherë, as burrë e as grua ta bëjë më mirë dhe më embël sesa ajo, e pastaj i tha:

Vëllai im, shoh se je hidhëruar me mua dhe asnjëherë nuk ma ke falur që t`i mora këta dy fëmijë. Pasha Allahun, nuk e kam bërë këtë se kam menduar që kam më shumë të drejta se ti, as që kam menduar keq për ty, e as që u ke lënë mangët diçka, por se ti ke shumë grad he pata frikë që këta dy jetimë do të lihet pas dore nga grate e tua. Vetëm për këtë kam menduar se është më mire t`i marr unë dhe të kujdesem për edukimin e tyre. Mirëpo tani kur u rritën dhe mund të kujdesen për veten, mund t`i marrësh dhe t`i çosh në shtëpinë tënde.

Atëher na mori xhahxai ynë Abdurrahmani dhe na çoi në shtëpinë e tij.
Mirëpo, zemra e djaloshit edhe me tej mbeti e lidhur ngushte me shtëpinë e hallës së tij, nënën e besimdrejtëve, Aishen [radijAllahu anha,]. E si të mos ishte kur u rritën në një atmosphere ku ende ishte e mbushur me erën e pejgamberisë, i edukuar nën mbikqyrjen e gruas së Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe u pajis nga një burim i kthjellët i mbushur me dituri dhe mençuri?! Nuk është për t`u habitur që kohën e tij e kalonte me shumë dëshirë njësoj si në shtëpinë e hallës po ashtu edhe në shtëpinë e xhaxhait të tij.

Prandaj kujtimet për ditët e kaluara në shtëpinë e hallës së tij do t`i mbeten gjatë tërë jetës si era e freskët e miskut. Kujtimet për ato ditë të mbushura me gëzim i ka përshkruar vetë me fjalët:
-Një ditë e luta Aishen [radijAllahu anha]:
-Oj nënë, kam dëshirë të shoh varrin e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe varret e dy shokëve të tij (Ebu Bekrit dhe Omerit), a do të m`i zbulosh dhe të m`i tregosh?

Varret e tyre ishin ende në dhomën e saj, vetëm se i kishte mbuluar me një perde që të mos shihen. Ajo i zbuloi dhe m`i tregoi, dhe pashë se nuk ishin as shumë të lartë e as të ulët. Ishin të mbuluar me gurë të kuq të imët nga oborri i xhamisë.
Kur i zbuloi e pyta:
-Cili është varri i Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]?
-Ajo më tregoi me dorë dhe tha:
-Ja, ky është.

Ndërsa më tregonte varrin e tij, nëpër faqet e saj i rodhën dy lotë, por duke dashur t`i fshehi nga unë shpejtoi dhe i fshiu.
Varri i Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ishte i dale jashtë  para dy varreve të shokëve të tij. Mandej e pyeta:
-Cili është varri i gjyshit tim, Ebu Bekrit? – ma tregoi dhe tha:
- Ja, ky është

Pashë se gjyshi im Ebu Bekri ishte varrosur afër kokës së Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]
Mandej e pyta:
-E ky është varri i Omerit, apo jo? – m`u përgjigj se po.
Koka e Omerit [radijAllahu anhu] ishte në lartësinë e brezit të gjyshit tim Ebu Bekrit dhe këmbëve të Pejgamberit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]

Kur ky vogëlush u rrit, e kishte mësuar Kur`anin përmendësh si dhe shumë hadithe, të cilat i kishte dëgjuar nga halla e tij Aishja [radijAllahu anha]
Mandej u inkuadrua në grupet që mbaheshin në haremin e xhamisë së Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], e cila jepte bukuri të posaçme dhe gjallëri. Ato e zbukuronin ashtu sië e zbukurojnë qiellin, yjet që shdrisin.

Aty, nëpër grupet e nxënësve, mësuesit e djaloshit në hadith ishin as`habët e njohur si: Ebu Hurejre, Abdullah b.Omeri, Abdullah b. Abasi, Abdullah b. Zubejri, Abdullah b. Xhaferi, Abdullah b. Hababi, Rafi b. Hudejxhi, robi i liruar nga Omer b. El-Hattabi, Esleme, dhe shumë të tjerë, kështu që edhe vetë Kasimi u bë dijetar i madh dhe njohës i mirë i haditheve dhe Sunetit të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], në kohën e tij.

Kjo është me rëndësi të madhe për t`u theksuar, në qoftë se dihet se në atë kohë nuk ka qenë e mundur të konsideroheshe njeri i ditur po qe se nuk e njhje mire Sunetin e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem],
Kur djaloshi arriti ta zotërojë mire njohjen e hadithit të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe Sunetin e tij, u bë edhe vetë i kërkuar për ata që kishin etje për dituri. E ai, pa dushim ishte ai që  mund t`ua ofronte me bollëk dhe t`u japi e t`ua shuajë etjen nga një burim i besueshëm.

Për të thuhet se shkonte çdo mëngjes në xhaminë e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], atje falte së pari dy rekate tehijjetul  mesxhid, e mandej në Reuda, para dyerve të Omerit, ndërmjet varrit Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe minberit,  zinte vendin e tij, ku nga të gjitha anët mblidheshin nxënësit e tij, me dëshirën e madhe që të msojnë diçka prej tij, të etur të pirë nga ky burim i pastër i diturisë të patrubulluar , e cila freskonte dhe i ngjallte shpirtrat e tyre.

Kështu Kasim b. Muhamedi dhe djali i tezës së tij Selim b. Abdullah b. Omeri, u bënë shumë shpejt imamët më të njohur dhe më authoritative në të tërë Medinën. Mendimi i tyre pranohej, edhe pse nuk kishin kurrfarë pozite në pushtetin actual. Ata me diturinë e tyre, frikën ndaj Allahut, devotshmërinë, modestinë, të gjykuarit drejt në fed he pa u ngatërruar me atë që është te njerëzit, por ajo që është tek Allahu i Lartësuar, i kaplonin zemrat e besimtarëve dhe e venin veten në pozitë që t`i dëgjojnë të tjerët dhe t`u nënshtrohen.
Ndikimi i tyre te njerëzit e thjeshtë ishte aq i fortë saqë edhe mëkëmbësit emevitë në Medine nuk ishin mundësi të vendosin dhe të zbatojnë ndonjë vendim pa marrë mendimin dhe pëlqimin e tyre.

Shembull më i mirë është rasti rreth zgjerimit të xhamisë së Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në Medine. Kur deshi ta zgjerojë haremin e xhamisë Velid Abdulmeliku , nuk mundi ta bëjë këtë para se t`i rrënojë katër muret e vejtër të xhamisë dhe dhomat e grave të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] t`i bashkojë me xhaminë.
Kjo ishte e vështirë të bëhet, sepse kjo ide nuk u pëlqente shumë njerëzve, prandaj Velidi i shkroi një letër Omer b. Abdulazizit, guvernatori në Medine:

-Kam vendosur ta zgjeroj xhaminë e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] nga të gjitha anët, të bëhet dyqind arshinë e gjatë dhe dyqind arshinë e gjerë, e për t`u bërë kjo është e nevojshme të rrënohen katër muret e vjetra të xhamisë dhe të ngjiten dhomat e grave të Pejgmaberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]. Prandaj ua paguaj shtëpitë që gjenden rreth xhamisë dhe zgjeroje sa të mundesh nga ana e përparme, nga Kibla! Kët mund ta bësh falë marrëdhënieve të mira që ke me familjen e Omer b. el-Hatabit dhe respektin që kanë në masë.

Nëse të kundërshtojnë banorët e Medinës, luti Kasim b. Muhamedin dhe Selim b. Abdullah b. Omerin që të ndihmojnë dhe mos nguro t`ua pagush shtëpitë që janë rreth xhamisë sado që të jetë çmimi i lartë! Le të shërbejnë si shembull mënyra e veprimit e Omer b. el-Hatabit dhe Othman b. Afanit!

Omer b. Abdulazizi thiri Kasim b. Muhamedin dhe Selim b. Abdullahun dhe banorët me autoritetet të Medines dhe i njoftoi me përmbajtjen e letrës së halifes, e kjo ide qe e mirëseardhur falë Kasim b. Muhamedit dhe Selim b. Abdullahut. Kur pane njerëzit se këta dy imamë të njohur me duart e tyre po i rrënojnë muret e xhamisë së vjetër, edhe ata u bashkuan me ta që t`i ndihmojnë. Kështu dëshira e sunduesit të besimdrejtëve u reliazua pa kurrfarë rezistence.

Në atë kohë ushtria fituese muslimane, në rrugën e saj drejt konstandinopojës, i pushtonte kështjellat një nga një dhe po i afrohej kryeqytetit të Bizantit. Këtë e bënte nën udhjeqjen e komandantit të shkëlqyer Seleme b. Abdulmelik b. Mervanit dhe përgatiste rrugën për pushtimin e Konstantinopojës.

Duke dëgjuar për qëllimet e sunduesit të besimdrejtëve për zgjerimin e xhamisë së Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], përandori bizantin, si shenjë të vullnetit të mire, i dërgoi halifes njëqind mijë monedha ari, njëqindmijë mjeshtër bizantinë dhe dyzet karroca me mozaikë qeramike për zbukurimin e xhamisë. Velidi të gjitha këto sëbashku me mjeshtrit, ia dërgoi Omer b.Abdulazizit, i cili me pëlqimin e Kasim b.Muhamedit dhe Selim b. Abdullah b. Omerit, i pranoi dhe i shfrytëzoi për ndërtimin e xhamisë së Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem].

Kasim b.Muhamedi të përkujtonte shumë gjyshin e tij Ebu Bekër Sidikun [radijAllahu anhu] aq sa njerëzit thonin:
-Askush nga pasardhësit e Ebu Bekrit nuk ta kujton atë sesa ta përkujton nipi i tij Kasim b. Muhamedi.
Ai ishte pasqyrë e tij në virtytet e mira, vlerar e larta morale, imanin e fortë, devotshmërinë, shpirtin e mirë dhe dorëdhënësinë. Për këtë flasin shumë shembuj nga jeta e tij.
Tregohet se një beduin erdhi në xhaminë e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ku e gjeti Kasim b. Muhamedin dhe e pyeti: Kush është më i ditur; ti apo Selim b.Abdullahu?- Fillimisht bëri sikur nuk e dëgjoi, por kur ky e përsëriti, iu përgjigj vetëm me: SubhanAllah!
Kur e pyeti për të tretën herë i tha:
Djali i vëllait tim, ja ku e ke Selimin atje ulur, shko dhe pyete atë!

Kur e dëgjoi këtë njëri prej të pranishmëve më vonë tha:
-Nuk deshi të thotë: "Unë jam më i ditur” e të duket se po lavdërohet, e as të thotë: "Ai është më i ditur” e të thotë të pavërtetën, por në të vërtetë ai ishte më i njohur se Selimi.
Tregohet se një herë është pare në Mine i rrethuar nga të gjitha anët me haxhinj nga të gjitha vendet e botës islame. E pyesnin për çdo gjë, e ky iu përgjigjej për ato gjëra që dinte, e për ato që nuk i dinte u thonte:
-Nuk di nuk kam ndëgjuar..

Kur dikush e pyeste:
-Si është e mundur që edhe ti nuk e di? – ai përgjigjej:
-Edhe unë nuk di për çdo gjë që më pyesni. Sikur ta dija, do t`ua tregoja dhe nuk do ta fshihja prej jush, sepse nuk është e lejuar të fshihet dituria. Më mirë është të jesh i paditur, sesa të thuash një gjë për të cilën nuk je i sigurtë se është ashtu, e posaçërisht kur dihet se sa e madhe është përgjegjësia para Allahut [subhanehu ve teala]

Një herë i ishte besuar ndarja e zekatit atyre që u takonte, e u mundua që të jetë i drejtë me të gjithë dhe çdokujt t`i japi  aq sa i takon. Mirëpo dikush nuk ishte i kënaqur me hisen e vet që i kishte takuar, prandaj duke kërkuar Kasim b Muhamedin, erdhi në xhami dhe pasi e gjeti duke u falur, filloi të flasi para njerëzve,por djali i tij i tha:
-Pasha Allahun ,po i ankohesh njeriut që prej zekatit nuk ka marrë për vete asnjë dërhem dhe nuk ka marrë asnjë hurmë.
Kur dëgjoi këtë Kasimi e shkurtoi namazin dhe pasi dha selam,u kthye nga djali i tij dhe i tha:
-Djali im prej sot mos guxo të flasësh për një gjë që nuk e di !
Të pranishmit më vonë thane se djali i tij kishte të drejtë, por këtë ia tha me dëshirën që ta mësojë ta ruajë gjuhën nga ato punë që nuk i interesojnë.

Kasim b. Muhamedi jetoi mbi njëqind vjet. Para vdekjes u verbua. Në vitin e fundit të jetës së tij u nis për rrugë që ta bëjë edhe njëherë haxhin. Në këtë rrugë edhe e gjeti vdekja. Pasi kuptoi se po i afrohet vdekja, u kthy nga djali i tij dhe i tha:
-Kur të vdes, për qefin merri robat e mia me të cilat jam falur; këmishën, petkat dhe pallton dhe përgatitëm me to! Kështu bëri edhe gjyshi im, Ebu Bekri. Mandej më mbulo me dhe, dhe kthehu te fëmijët! Mos të ndalet rastësisht ndokush mbi varrin tim e të thotë:
"Ishte… Ishte…”
Mos, se unë nuk kam qenë askush dhe asgjë!

 

Abdurrahman Ra`fat el-Basha

Category: Fragmente nga jeta e sahabve | Added by: El-Kasim (2012-03-15)
Views: 836 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: