Muhamed Ibën Ibrahim Ali Shejh

Emri i tij i plotë është Muhamed ibën Ibrahim ibën Abdul-Latif ibën Abdur-Rahman ibën Hasen ibën Shejhul-Islam Muhamed ibën abdul Veh-hab Et-Temimi. Ky dijetar islam dhe ky det diturie rrjedh dhe është fryt i familjes së reformatorit islam Muhamed ibën Abdul Veh-hab. Ka lindur me 10 Muharrem të viti 1311 h.

Duke pasur parasysh ambientin dhe shtëpinë ku u lind ky Imam i madh i islamit, u edukua në mënyrën më të mirë. Para moshës 6-vjeçare filloi kërkimin e diturisë, mësoi Kuranin përmendsh, deshi Allahu, subhanehu ve teala, që këtë dijetar dhe Imam të madh të islamit ta sprovoj me dy të dashurat e tij, pra me të parët (shikimin), kështu që në moshën 17-vjeçare, e pikërisht në vitin 1328 h. u verbua dhe e humbi aftësinë e të parit.

Këta janë disa hoxhallarë nga të cilët mori dhe përfitoi shkencat islame:
Abdur-Rahman ibën Mufejrixhit tek i cili mësoi Kuranin,
Abdullah ibën Abdul-Latif
Sa`d ibën Hamed ibën Atik,
Abdullah ibën Rashid,
Muhamed ibën Abdul Aziz ibën Mani.

Ndërsa këto janë prej emrave më eminent të nxënësve të tij:
Hoxhë: Abdulaziz ibën Baz,
Hoxhë: Shuajb El-Ukla
Hoxhë: Muhamed ibën Salih El-Uthejmin etj.

Disa detyra dhe veprimtari që kreu:
Ushtroi postin e Imamit në xhaminë e madhe në Riad. Gjithashtu ushtroi edhe postin si kryemiftiu i vendit.
Në vitin 1380 h. me inciativën e tij u hap Universiteti Islamik.
Pas jetës së tij të begatshme dhe të frytshme në shërbim të fesë përfundoi jeta e tij pas një sëmundje me 24 Ramazan 1389 h. Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë!

Category: Fragmente nga jeta e sahabve | Added by: El-Kasim (2012-03-15)
Views: 845 | Rating: 2.0/1
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: