Omer b. Abdulazizi (Tre shembuj nga jeta e tij)

"Omer b. Abdulazizi ishte si rallëkush njeri i bukur, me sjellje të mira, dituri të pasur, shpirt të pastër . i ndjishëm dhe pendohej shpesh.” (Edh-Dhehebiu)

Sa herë që bëhet fjalë për halifen, tabi`inin, Omer b. Abdulazizin, njeriu nuk mund të largohet pej faktit se për të mund të flitet në të gjitha drejtimet gjerë e gjatë. Kjo për shkak se kur flitet për të, para nesh kemi një personalitet të gjithanshëm, me një përvojë të  jetësore, nga i cili çdo shembull nuk di se a është më i shkëlqyer, ose i dalluar, apo që të lë më shumë përshtypje.
Një njërin prej kapitujve të mëparshëm, u njohëm me tre shembuj të shkëlqyer nga jeta e halifes së pestë të drejtë, trashëgimtarit të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], kurse në këtë kapitull do të njoftohemi edhe me tre shembuj, jo me më pak vlerë  dhe dritë nga të mëparshmit.

Në shembullin e parë flet njëri prej poetëve më të njohur të shkretëtirës dhe recitues i kasifeve të shkuara në rexhza, Dukejn b. Seid Darimiu që thotë:
Në njërën prej këngëve të mia, e lavdërova Omer b. Abdulazizin, kur ishte ende mëkëmbës në Medine, e si shpërblin urdhëroi të më jepen pesëmbëdhjetë deve prej më të mirave

.Kur m`u dorëzuam, i shikova dhe më pëlqyen aq shumë, saqë prej frikës nuk desha të nisem në rrugë të gjatë nëpër shkretëtirë, e as që kasha dëshirë t`i shes. Kur po  mendoja se ç`të bëj me to, befas kaloi një grup që do të nisej për rrugë drejt vendit tim Nexhd. I luta që edhe unë të nisem me ta në rrugë, e më thanë:

Mirë se erdhe në shoqërinë tone! Ne do të nisemi në mbrëmje, prandaj nëse do të vish me ne, bëhu gati të nisemi!
Para se të nisemi shkova te Omer b. Abdulazizi që të përshëndetem me të, e tek ai i takova dy njerëz të huaj, të cilët nuk i njihja. Kur desha të ndahem prej tij dhe të nisem, Omeri m`u drejtua dhe më tha:
O Dukejn, kam një dëshirë të  madhe. Prandaj nëse dëgjon ndonjëherë se kam arritur në ndonjë post më të lartë se ky që kam tani, eja dhe më vizito prapë! Prej meje të pret një shpërblim i madh dhe mirësi.

Dua dëshmitarë për këtë që premtove, o mëkëmbës – i thashë.
Ai më tha:
-Për këtë që të premtova dëshmitar kam Allahun e Madhëruar!
Unë thashë:
-Për dëshmitar dua edhe dike prej krijesave të Tij, - e ai më tha:
-Ja, këta dy pleq!
Iu afrova njërit prej tyre dhe e luta që të betohet:
-Për ty do t`i sakfrifikoja nënën dhe babanë, më thuaj si quhesh që ta di se kush je ti!
-Unë jam Selimi, i biri i Abdullahut, i djalit të Omer b. Hatabit, u përgjigj ai.
Iu ktheva mëkëmbësit dhe i thashë:

-Pata fat që të kem për dëshmitarë një njeri të njohur dhe të respektuar nga të gjithë.
Mandej u ktheva, shikova plakun tjetër dhe e pyta:
-Edhe për ty do të sakrifikohesha, më thuaj kush je ti!
Ai mu përgjigj:
-Unë jam Jahja, rob i liruar i mëkëmbësit.
-Atëherë kam dëshmitar edhe ndërmjet njerëzve të tu, - i thashë.
Mandej u përshëndeta dhe me u nisa me devetë te njerëzit e mi në Nexhd. Prej këtyre deveve Allahu më dha aq bereqet saqë u shumuan aq shumë dhe falë tyre, fitova një pasuri të madhe dhe shumë shërbëtorë.

Kështu koha kalonte, kur një ditë në Jemamë të Nexhdit dëgjova për vdekjen e sunduesit të besimdrejtëve Sulejman b. Abdulmelikun, e prej atij që më tregoi i pari për këtë lajm e pyeta:
-Pas tij kush e zuri vendin e halifes?
-Omer b. Abdulazizi – u përgjigj tjetri

Posa e mora vesh këtë lajm, u përgatita dhe u nisa për në Sham
Rrugës për në Damask u takova me Xheririn, njëri prej tre poetëve më të njohur  të periudhës emevite, i cili po kthehej nga takimi me halifen e ri. Pasi u përshendeta me të, e pyta:

-O Ebu Hazër, prej nga po vjen? – kurse ky m`u përgjigj:
-Prej halifes,, i cili u shpërndan njerëzve të varfër, kurse u le mangut poetëve. Në qoftë se je nisur me qëllim të fitosh diçka  prej tij, më mirë është të kthehesh menjëherë prej nga ke ardhur.
-Rasti yt ndryshon nga rastet tuaja – iu përgjigja, e ai më tha:

-Si të duash.
Prej aty u nisa drejt residences së halifes. Kur arrita aty, e takova në oborr të rrethuar me jetimë, gra të veja dhe njerëz të dëmtuar. Duke parë se prej turmës së madhe nuk mundem t`i afrohem, e ngrita zërin dhe me zë të lartë thashë:

O Omer, bamirës bujar,
O Omer, që ndan me duarplot,
Unë jam darimasi prej Katanit,
Kërkoj borxhin tim nga vëllai bujar!

Shërbëtori i Omerit Ebu Jahja më shikoi, u mendua thellë, mandej duke u kthyer nga halifja, i tha:
-O sundues i besimdrejtëve, unë jam dëshmitar i këtij beduini që i pate premtuar diçka.
-E di, - iu përgjigj Omeri dhe duke u kthyer nga unë më tha:
-O Dukejn, eja këtu!

Kur iu afrova, u mblodh dhe më tha:
-A të kujtohet çfarë të pata thënë në Medine se në jetë asnjëherë nuk kam arritur asgjë, e që shpirti im të mos më anonte nga diçka më e lartë se ajo?
-Më kujtohet, o sundues i besimdrejtëve, - iu përgjigja.

-A po sheh se në këtë botë arrita pozitë dhe pushtet. Mirëpo shpirti im anon nga një qëllim tjetër për në botën tjetër, e ai është Xhenneti dhe përpiqem të arrij kënaqësinë e Allahut [subhanehu ve teala]. Edhe pse sunduesit e shfrytëzojnë pushtetin për të arritur qëllimet e kësaj bote, unë do të mundohem që nëpërmjet saj ta arrij qëllimin tim dhe famën në atë botë.

Mandej më tha: O Dukejn, pasha Allahun, që kur e kam marrë halifetin, asnjëher nuk kam dëmtuar asnjë musliman, qoftë edhe për një dërhem apo dinar, e që nuk ia kam dhënë, në qoftë se ishte i tij…
-Pasha Allahun, nuk kam më tepër se njëmijë dërheme, prandaj merri gjysmat, e gjysmën tjetër ma ler mua… - Ashtu edhe u bë. I mora të hollat që m`i dha dhe pasha Allahun, dhe asnjëherë nuk kam pare ndonjë gjë tjetër të jetë më me bereqet se ato.

Për shembullin tjetër të shkëlqyer nga jeta e Omer b. Abdulazizit flet kadiu prej Mosuli, Jahja b. Jahja që na thotë:
Një herë ndrërsa Omer b. Abdulazizi kalonte nëpër treg në Hims të Sirisë dhe donte të shihte personalisht se si sillen tregtarët dhe t`i kontrollojë çmimet, para tij doli një njeri, i cili mbante dy mbulesa të kuqe nga Katari dhe i tha:
-O sundues i besimdrejtëve, kam dëgjuar që ke urdhëruar se çdokujt që i bëhet padrejtësi mund të vijë dhe të të ankohet. A është e vërtetë kjo!

-Po, e vërtetë është, - iu përgjigj Omeri.
-Ja, atëherë para teje ke njeriun, të cilit i është bërë padrejtësi dhe ka ardhu prej vendeve të largëta që të ankohet te ty, - i thotë ai.
-Prej nga je?- e pyeti Omeri.
-Nga Adeni, - iu përgjigj njeriu.

-Pasha Allahun, vendi yt me të vërtetë qenka larg që të arrijë drejtësia e Omerit edhe tek ty, - u përgjigj, e mandej zbriti nga kali, u ndal me atë dhe e pyeti:
Çfarë padrejtësie të është bërë?
-Kam pasur një prone që më është rrëmbyer dhe e ka përvetësuar njeriu që po shfrytëzon emrin tend dhe marrëdhëniet farefisnore që ka me  ty – u përgjigj njeriu.

-Kur i dëgjoi këto fjalë, Omeri i shkroi letër mëkëmbësit të tij në Aden, Urve b. Muhamedit, ku në atë letër shkruhej:
-E mandej… kur ta marrish këtë letër prej meje, dëgjoje njeriun nëpërmjet të cilit po ta dërgoj këtë letër, e në qoftë se është e vërtetë ajo që po thotë ky njeri dhe i është bërë padrejtësi, menjëherë përmirësoje padrejtësinë dhe ktheja të drejtën e tij.
Mandej Omeri e vulosi letrën me vulën e tij dhe ia dha këtij personi që t`ia dërgojë mëkëmbësit. Kur po nisej ky njeri, Omeri e ndaloi dhe i tha:

-Ngadalë! Ti ke ardhur nga një vend i largët. Me siguri ke harxhuar shumë, ke grisur rrobat dhe këpucat, e ndoshta edhe e ke lodhur kafshën me të cilën ke ardhur?
Pastaj pasi i llogariti tërë këto dhe doli se kishte harxhuar njëmbëdhjetë dinarë, i dha paratë atij, duke i thënë:
-Për këtë gjë tregoja lirisht njerëzve, kështu që çdokush sado larg që të jetë, mos të frikësohet dhe ta kërkojë të drejtën e tij, që të rregullohet padrejtësia që u është bërë!

Për rastin e tretë dhe të shkëlqyer nga jeta e Omerit, flet asketi i devotshëm dhe robi i liruar Zijad b. Mejsere Mahzumi që na thotë: 
-Zotëria im, Abdullah b. Ajashi, më dërgoi për një punë të tijën nga Medija, e të shkoj në Damask dhe atje t`i drejtohem sunduesit të besimdrejtëve, Omer b. Abdulazizit.

-Unë dhe Omeri kishim miqësi të vjetër prej kohës kur Omeri ishte mëkëmbës në Medine. Kur hyra tek ai, e takova me sekretarin të cilit po i diktonte një letë. Posa i pashë ted era i përshëndeta me selam, e ai m`u përgjigj:
-Ve alejkum-s-selamu ve rahmetull-llahi, o Zijad!
Mandej pasi nuk e thirra o sundues i besimdrejtëe, i turpëruar u nisa drejt tij, e kur iu afrova, e përshëndeta prapë me selam dhe me fjalët:

-O sundues i besimdrejtëve, es-selamu alejke ve rahmetull-llahi teala ve berekatuhu!- e ai m`u përgjigj:
-O Zijad, nuk u zemërova aspak. Ta pranova selamin e parë dhe nuk e shoh të nevojshme që prapë të përsërisësh.
Ndërkohë sekretari i tij po i lexonte disa ankesa, të cilat kishin arritur me postë prej Basrës, e më tha:

-O Zijad ulu më prit pak derisa ta mbaroj këtë! – u ula në pragun e derës dhe dëgjoja sekretarin si lexonte, e Omeri psherëtinte nga brengat. Kur sekretari mbaroi me leximin e ankesave dhe shkoi në punën e vet, Omeri u ngrit nga vendi i tij, m`u afrua dhe u ul para meje tek dera. Mandej e vuri dorën e tij në këmbën time dhe më tha:

-Mirë se erdhe,o Zijad! 
Pallton që kasha ishte e grisur nga ana e përparme, e më tha:
-Lum për ty, ti je mbuluar me pallton tënde, je ngrohur dhe mbrojtur nga problemet me të cilat ne po mundohemi.
Mandej filloi të pyesi për njerëzit e Medinës, burrat dhe gratë, për të gjithë, si janë dhe si jetojnë, aq saqë mendova se për asnjërin që  njihte nuk do të linte pa pyetur. Pastaj më pyeti sip o shkonin punët që kishin nisur kur ishte mëkëmbës në Medine, e unë i përgjigjigjesha hollësisht për çdo punë. Mandej me mallëngjin të thellë psherëtitu dhe tha:

-O Zijad, a nuk po e sheh se ku është zhytur Omeri dhe në çfarë problemesh ka rënë?
-Shpresoj se çdo gjë do të përfundojë mirë dhe për mundin tënd do të shpërblehesh nga Zoti yt, - iu përgjigjia, e ai më tha:
-Ku është ai fat?!
Mandej filloi të qajë, saqë më erdhi keq e i thashë:

-O sundues i besimdrejtëve, po të lus sinqerisht që të kesh kujdes edhe për veten! Shpresoj se çdo gjë do të përfundojë mirë! – e ai prapë më tha:
-O Zijad, kjo është larg asaj që tip o e dëshiron! – Sepse, o Zijad, unë jam shumë në situarë që tjerët t`i kritikoj, e unë të mos jem i kritikuar, që tjerët t`i pres, e unë të mos jem i prerë dhe të tjerët t`i shqetësoj e ata nuk guxojnë të më shqetësojnë!

Mandej prapë qau saqë filloi t`i zihet fryma e më erdhi keq, Tek ai qëndrova tre ditë derisa mbarova punën për të cilën më kishte dërguar zotëria im. Kur u nisa të kthehem prapë , më dha një letër për zotërinë tim në të cilën e luste që të më blejë nga ai, e mandaj nga fundi i dyshekut të tij i nxori njëzet dinarë, të cilat m`i dha duke më thënë:
-Merri këto, t`i kesh në rast nevoje për ndonjë send nga kjo botë. – duke shtuar: - Sikur të kishe të drejtë nga pjesa jote e haraçit edhe atë do ta jepja.

Unë refuzova t`i marr të hollat nga ai, prandaj më tha:
-Merri, këto nuk janë nga arka e përbashkët e muslimanëve, por janë nga ato që kam kyrsyer vetë.
Unë prapë nuk desha t`i marr, por ai këmbënguli aq shumë saqë në fund i mora, e mandej u nisa prapë për ne Medine.
Pasi u ktheva në Medine, ia dhashë zotërisë tim letrën, të cilën ia dërgonte sunduesi i besimdrejtëve, e hapi, e lexoi e më tha: - Më ka lutur të të shesh tek ai që të të lirojë, por jo, unë do të të liroj.. Mandej më liroi…

 

Abdurrahman Ra`fat el-Basha

Category: Fragmente nga jeta e sahabve | Added by: El-Kasim (2012-03-15)
Views: 683 | Rating: 2.5/2
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: