Seid b. El–Musejjebi

Edhe gjatë jetës së as`habëve, Seid b. El – Musejjebi jepte fetvatë e tij.” (Historianët) Sunduesi i besimdrejtëve , Abdulmelik b. Mervani, atë vit vendosi të merrte rrugën për në haxh, për të vizituar Shtëpinë e shenjtë të Allahut [subhanehu ve teala], të vizitojë dy haramet dhe t`i japi selam të Dërguarit të Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem].

Kur erdhi muaji dhul-kade, halifja përgatiti devetë e tij dhe së bashku me mëkëmbësit e tij të zgjedhur dhe njerëzit më me autoritet të familjes emevite, mori rrugën për në Hixhaz.
Me vete mori edhe disa njerëz me ndikim, të cilët udhëheqnin aparatin shtetëror dhe disa prej djemve të tij,

Kjo shoqëri, e cila u nis në rrugë nga Damasku në Medine-Munevvere, nuk udhëtonte ngadalë që të vonohej, e as shumë shpejt që arrijë para kohës së haxhit, por kudo që ndaleshin hapnin tendat, pushonin dhe organizonin grupe në të cilat përveç dhikrit, mund të dëgjohej edhe ndonjë ligjeratë e mirë, por dëgjoje edhe shumë përgjigje të shumta pyetjeve fetare, gjë që tërhiqte vërejtjen e dëgjuesve dhe u ngjallte  atyre dëshirën për dituri, mençuri dhe këshilla të mira.

Posa arriti në Medine-Munevvere, halifja u drejtua tek Haremi sherifi, i dha selam Muhammedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ku edhe pushonte. I gëzuar që iu plotësua dëshira për të vizituar Revdu-mutahheren, duke ndjerë gëzim dhe kënaqësi si asnjëherë më parë, u ngrit pët t`u falur. Prandaj vendosi të qëndrojë sa më gjatë që kishte mundësi në qytetin e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem].
Ajo që i pëlqeu më shumë në Medine-Munevvere, ishin mexhliset e shumta që mbaheshin në xhaminë e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ku dëgjoje ligjërata nga lëmi të ndryshme fetare.

Mexhliset i udhëhiqnin dijetarët e njohur nga radhët e gjeneratës më të vjetër të tabi`inëve, kështu që njërin grup e udhëhiqte Urve b. ez-Zubejri, të dytën Seid b. el-Musejjebi, të tretën Abdull-llah b.Utbe etj.
Një ditë, halifja nuk ra të flejë pas dreke siç e kishte zakon, por thirri shërbëtorin e tij Mejseren dhe urdhëroi të shkojë në xhaminë e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] e të thërrasi njërin prej dijetarëve të atjeshëm për ta këshilluar.

Mejsere u nis për në xhaminë e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe atje takoi vetëm një grup njerëzish, të cilët i udhëhiqte një shejh, i cili ishte mbi gjashtëdhjetë vjeç. Shejhu ishte shumë i kujdesshëm dhe me dinjitet ashtu siç edhe i takonte një dijetari të rangut të tij. Mejsere iu afrua mexhlisit dhe bëri shenjë me gisht nga shejhu se e donte për t`i treguar diçka, por shejhu nuk i kushtoi vëmendje.
Pastaj Mejsere iu afrua dhe e pyeti:

-A nuk e vërejte se ta bëra me shenjë se dua të të pyes diçka?
-Jo, nuk e vërejta, më thuaj ç`të duhem? – e pyeti
-Sunduesi i besimdrejtëve u ngrit dhe më tha: Shko dhe shiko në xhami, a ka ndonjë prej ligjëruesve dhe ma sill!
-Por unë nuk jam ligjeruesi i tij, - i tha shejhu.
-E di, por ai don dike që di të ligjërojë! – u përgjigj Mejsere.,
-Kur dikujt i duhet diçka, ai vetë duhet të shkojë pas saj, - i tha shejhu dhe shtoi:
-Në qoftë se dëshiron, le të vijë! Ja, në xhami ka mjaft vend edhe për të. Sepse ai që don të dëgjojë ligjërata, duhet të shkojë tek ajo, e jo t`i shkojë ligjërata te këmbët e tij.

Shërbëtori u kthye dhe i tha halifes:
-Në xhami takova vetëm një shejh, të cilit i dhashë shenjë të ngrihet, por nuk deshi të ngrihet. Mandej iu afrova dhe i thashë:
-Sunduesi i besimdrejtëve sapo u zgjua dhe më tha të shkoj në xhami për të shikuar mos është ndonjëri prej ligjëruesve të tij e ta thërras të vijë. Kur ia thashë këtë, ai m`u përgjigj i qetë dhe i vendosur se nuk është ligjëruesi yt, duke shtuar se në xhami ka mjaft vend edhe pët ty, prandaj në qoftë se do mund të shkosh edhe ti.

Kur dëgjoi këtë Abdulmelik b.Mervani psherëtiu, u çua në këmbë dhe filloi të shëtisë nëpër shtëpi duke përsëritur:
-Duhet të ketë qenë Seid b. el-Musejjebi! Sikur të mos i kishte shkuar e të mos i kishte thënë gjë!
Pasi u largua prej atyre që ishin të pranishëm dhe humbi diku në shtëpi, djali më i vogël i Abdulmelikut u kthye nga vëllai i tij më i madh dhe pyeti:
-Kush është ai njeri që nuk deshi t`i përgjigjet thirrjes së sunduesit të besimdrejtëve për të biseduar me të?! Kush është ai njeri që pati guxim ta refuzojë sunduesin, të cilit e gjithë bota i është nënshtruar dhe para fuqisë së tij janë gjunjëzuar edhe mbretërit e Bizantit?!
-Ai është i njëjti njeri vajzën e të cilit e ka kërkuar sunduesi i besimdrejtëve për villain e tij Velidin, por nuk ia dha, - iu përgjigj vëllai më i madh.
-Nuk dha lejen të martohet Velid b.Abdulmeliku me vajzën e tij?! – e pyeti i habitur, vëllai më i vogël dhe shtoi:
-A ka menduar se mund t`i gjejë burrë më të mire dhe më me autoritet se trashëguesi i fronit të sunduesit të besimdrejtëve dhe halifja i gjithë muslimanëve?!

Vëllai më i madh nuk deshi të flasë për këtë e as t`i përgjigjet, por vëllai më i vogël e pyeti prapë:
-Mirë, pasi nuk deshi t`ia jape vajzën trashëgimtarit të fronit të sunduesit të besimdrejtëve, a i ka gjetur ndonjë tjetër që t`i përshtatet, apo siç kam dëgjuar se disa ua kanë ndaluar të fejohet dersia i kanë refuzuesit shkuesit dhe e ka mbyllur në shtëpi si të pafejuar.
-Të them të drejtën, nuk di asgjë se çka ndodhur më tej me të, - u përgjigj vëllai i madh.

Në atë cast njëri prej banorëve të Medinës që e kishte dëgjuar bisedën e tyre nga fillimi, iu drejtua atyre dhe i pyeti:
-Në qoftë se më lejon princi i vogël, unë mund t`ua tregoja hollësisht se çfarë ka ndodhur pastaj me të?!
Ajo u martua me një burrë të ri nga lagjja ime me emrin Ebu Veda. Ai është fqinj im i pare dhe shtëpitë tona janë afër njëra tjetrës. Është tregim i gjatë se si u martua me të, por është e vërtetë, sepse unë e kam dëgjuar prej tij.
-Mirë atëherë na trego! – i thane të dy vëllezërit. Njeriu filloi t`u rrëfejë nga fillimi se si kishte ndodhur:
-Ebu Vedaja ma ka treguar kështu:

-Siç e di, nga dëshira e madhe për të mësuar sa më shumë, nuk largohesha nga xhamia e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], edhe grupi që u udhëhiqej nga Seid b. Musejjebi, si edhe të tjerët shtyheshin me me bëryla për të gjetur vend.
Në një rast disa ditë me radhë nuk u paraqita në ligjëratat e shejhut, qe u merakos se mos jam i sëmurë apo më ka ndodhur diçka dhe pyeti për mua, por askush prej të pranishmëve nuk dinte t`i thotë diçka. Pasi pas disa ditëve u ktheva në ligjëratat e tij, më përshëndeti përzemërisht dhe më pyeti:
-O Ebu Veda, çfarë të ndodhi që nuk erdhe këto ditë?
-Më ka vdekur gruaja, prandaj isha i zënë, - u përgjigj ai.
-O Ebu Veda, pse nuk ke ardhur të na tregosh, e të vijmë edhe ne në xhenaze dhe të të ndihmojmë në qoftë se ke pasur ndonjë nevojë?- e pyeti shejhu e unë i thashë:

-Të faleminderit, Allahu të shpërbleftë!
Kur desha të ngrihem dhe të iki, shejhu më bëri shenjë që të qendroj edhe pak, e kur dolën të gjithë dhe mbetëm vetëm ne të dy, më pyeti:
-O Ebu Veda, a mendon prapë të martohesh? – e unë iu përgjigja:
-Allahu të meshiroftë, e kush do më jepte vajzën e tij kur edhe vetë e di, se jam rritur jetim duke arnuar ditë pas dite dhe tani nuk kam në xhep më tepër se dy-tre dërhemë?!
Shejhu i tha:

-Unë ta jap vajën time! – Nga habia m`u ngarërrua gjuha dhe munda t`i them vetëm:
-A ti ma jep vajzën tënde për grua, pas gjithë asaj që di për mua?
-Po, - tha ai dhe shtoi:
-Unë do të ta jap vajzën time për grua, pse jo?! Sepse ne nuk e refuzojmë atë që na vjen me një kërkesë të tillë, në qoftë se jemi të kënaqur me besimin dhe sjelljen e tij, e ne jemi të kënaqur me besimin dhe sjelljen tënde.
Pastaj shejhu u kthye dhe shikoi nëpër xhami dhe kë shihte aty afër e thirii të fijë dhe kur u mblodhën përreth tij, u ul, falënderoi Allahut [subhanehu ve teala], duke lexuar fjalët e paqes dhe bekimit për Allahun [subhanehu vet ala] dhe Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], e fejoi vajzën e tij me mua, duke caktuar mehrin vetë dy dërhemë

Pas kësaj, i habitur dhe duke mos ditur se ç`të them nga gëzimi, u ngrita dhe shkova drejt e në shtëpi. Atë ditë agjëroja, por e harrova agjërimin duke i thënë vetes.
-Mjerë për ty, o Ebu Veda, ç`bëre me veten?! Te kush do të marrë hua tani dhe kush do të japi para për t`u martuar?!
Kështu po mendoja derisa dëgjova ezanin e akshamit, e fala farzin dhe u ula të bëj iftarin me bukë dhe vaj. Sapo hëngra nja dy kafshata, kur dëgjova dike që po trokiste në derë, u ngrita dhe pyeta:
-Kush është?

-Seidi! – dëgjova zërin nga ana tjetër e derës, e vAllahi m`u sollën ndërmend të gjithë njerëzit që njoh me at emër, pos Seid b.Musejjebit, sepse nuk mendoja për të kur për dyzet vjet me radhë nuk është pare pos rrugës prej shtëpisë së tij në xhami dhe prapë?! 
Kur e hapa derën, u habita kur pashë para vetes imam Seid b.Musejjebin. Menjëherë mendova se mos ndoshta është bërë pushman të më japi të bijën për grua.
-O Ebu Muhammed, - i thashë – pse je munduar ti e nuk më ke dërguar dikë të më tregojë e unë në qoftë se unë t`u kam dashur për diçka do të vija te ti.
-Jo, ka qenë e render që sot të vij unë te ti,  - u përgjigj ai, e unë i thashë:
-Urdhëro, hyrë mbrenda!

-Jo, nuk do të hyj, - u përgjigj, - pork am ardhur për një punë tjetër?!
-Për çfarë punë, Allahut të mëshiroftë?! – e pyeta, e ai m`u përgjigj:
-Bija ime prej kësaj dite, me ligjin e Allahut [subhanehu ve teala] është gruaja jote. E di se nuk ka kush të të ngushëllojë dhe të bisedojë kur je vetëm. Kështu nuk më erdhi mire të flesh në një vend tjetër e gruaja jote në një vend tjetër, prandaj e mora me vete.
-Mjerë për mua, a ti ma ke sjellë?! – pyeta, e aim u përgjigj:
-Po, siç sheh unë ta solla!

Mandej shkova pak më mire dhe pashë se anash qëndronte bija e tij, nga e cila u kthye dhe i tha:
-Bija ime, hyr me bismil-lah dhe me bekimin e Allahut në shtëpinë e burrit tend!
Posa filloi të niset, nga turpi iu ngatërruan këmbët dhe për pak u rrëzua në tokë. Pasi hyri, pa ditu ç`të them para saj, u ngatërrova  e u habita, dhe mora bukën me vaj, dhe para saj fillova të ha, duke qëndruar me qëllim para dritës së kandilit që të mos shohi se çfarë ka në pjatë.
Pastaj hipa në terrace dhe i thirra fqinjtë të vijnë dhe ashtu siç vinin një nga një më pyesinin:
-Çfarë ka ndodhur?!

-U martova, - përgjegjësha, - Sot në xhami Seid b. Musejjebi më fejoi me bijën e tij dhe pak më pare ai vetë ma solli në shtëpi. Ejani, bisedoni pak me të disponojeni, derisa të shkoj ta marr nënën time, e siç e dini ju ajo banon larg prej këtu!
-Mjerë për ty, a e di se ç`po thua? – pyeti një plakë. – A me ty e ka martuar Seid b. Musejjebi të bijën dhe vetë ai ta ka sjellur në këmbë te shtëpia?! A është e mundur ta bëjë ty atë që ia refuzoi djalit të halifes, Velid b. Abdulmelikut?!
-Po, është e mundur, - u përgjigja, - Nëse nuk besoni, ejani t`ua tregoj. Ja ku është në dhomën time, e shikojeni dhe vërtetojeni!
Mandej fqinjët, duke mos më besuar, hynë në shtëpi, e kur e panë, filluan t`i flasin, një nga një e ta urojnë dhe t`i shprehin mirëseardhjen asaj.
Pas pak kohe erdhi edhe nënë ime, e kur e pa m`u drejtua dhe më tha:
-Do të hidhërohem me ty dhe nuk do të shikoj në sy asnjëherë, në qoftë se nuk më lejon mua të ta përgatis për darsmën dhe ta dorëzoj në dorë, ashtu siç u takon grave të ndershme!

E unë i thashë:
-Le të bëhet ashtu siç po thua ti! – e mori dhe e çoi në shtëpi tre ditë,  e pastaj ma solli dhe ma dorëzoi në duar, jo vetëm si gruan më të bukur në tërë Medinën, por edhe si grua me diturinë më të madhe mbi Librin e Allahut [subhanehu ve teala], më e udhëzuar në transmetimin e haditheve të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], dhe gruaja me respektim më të madh ndaj burrit të saj.
Pasi kalova disa ditë me të dhe pashë se askush nuk po vjen prej njerëzve të saj, as babai e as dikush prej farefisit, shkova në ligjërata e shejhut në xhami. Atje i dhashë selam, selamit iu përgjigj por nuk foli asnjë fjalë më tepër, derisa u shpërndanë njerëzit dhe mbetëm vetëm ne të dy.
Atëherë më pyeti:

-O Ebu Veda si e ke gruan?
-Ashtu siç mikut i vjen mirë, dhe siç e urren armiku, - u përgjigja, e ai tha:
-Falënderimi i qoftë Allahut!
Kur u ktheva në shtëpi, mora vesh se na ka dërgruar një sasi të  hollash që t`i kemi në rast nevoje.
Pasi e dëgjova me vëmendje deri në fund, djali i Abdulmelikut tha:
-O Zot, sa njeri i çuditshëm!!!
Kurse njeriu i Medinës që i rrëfeu tregimin i tha:

-O princ i vogël, çka për t`u çuditur në tërë këtë histori? A është ajo se këtë botë e ka marrë si mjet udhëtimi, i cili do ta dërgojë deri në botën tjetër, apo është ajo se për vete dhe bijën e tij e ka sakrifikuar këtë botë të kalueshme për botën tjetër të amshueshme?!
-Pasha Allahun, bijën e tij nuk deshi ta japë për djalin e sunduesit të besimdrejtëve, jo se ka menduar që nuk mund t`i afrohet atij, por frikësohej se po i nënshtrohet sprovave të kësaj bote! Prandaj një shokut të tij që e kundërshtoi:
-E refuzove sunduesin e besimdrejtëve për ta fejuar vajzën më djalin e tij, e ia dhe për grua një njeri nga populli i thjeshtë?! – ai iu përgjigj:
-Bija ime është amanet që më rrinte varur në qafë, prandaj duhesha të kujdesem dhe ta ruaj!
-Si mendon? – e pyeti ky, e ai thotë:
-Si mendon, sikur të shkonte në pallatet e emevitëve, të vishej me mëndafsh dhe kadife, të shtrihej në pupla me pambuk, kudo që të shkonte të ndeshej me luks e zbukurime, nga të gjitha anët të ishte e rrethuar nga shërbëtorë dhe shërbëtore, robber e robëresha dhe mbi të gjitha, të ishte gruaja e halifes, çdo të ndodhte me fenë e saj?!

Njëri prej banorëve të Shamit, i cili ishte i pranishëm aty tha:
-Si duket shoki juaj bën pjesë në një lloj të veçantë njerëzish?!
Kurse njeriu i përmendur i Medinës u përgjigj:
-Pasha Allahun, nuk je larg të vërtetës! Sepse ai është njeri që i kalon ditët me agjërim, kurse netët me ibadet. Pos kësaj, e ka kryer haxhin afër dyzet here dhe për dyzet vjet në xhaminë e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] nuk është vonuar në tekbirin fillestar. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk mban mend që në namaz të ketë pare shpinën e ndonjë njeriu tjetër, sepse çdoherë ka qenë në safin e parë.

Mund të martohej me cilëndo grua prej kurejshitëve, por nuk deshi, ishte i kënaqur me bijën e Ebu Hurejres, e cila për shkak të afërsisë së babait të saj me Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], ishte më e dashur se të gjitha gratë e botës. E si të mos ishte kur kishte dëgjuar aq hadithe nga babai i saj dhe kishte zhvilluar një dashuri të madhe për transmetimin e tyre. Që nga fëmijëria e hershme pati filluar të kërkojë dituri dhe në atë rrugë ishte njëri prej të rallëve që kishte fatin të merrte dituri nga nënat e besimtarëve, grate e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], si dhe nga shumë as`habë të njohur siç ishin: Zejd b. Thabiti, Abdullah b. Abasi, Abdullah b. Omeri, mandej Othmani, Aliu, Suhejbi, dhe shumë të tjerë prej të cilëve kishte marrë cilësi të mira dhe ndershmëri në sjellje.

Dhe në fund, tërë jetën e tij përsëriste të njëjtin mendim si moto:
Robin asgjë nuk mund ta ngrejë, siç e ngre nënshtrimi ndaj Allahut, As që mund ta poshtërojë diçka, siç e poshtëron padëgjushmëria ndaj Allahut!

 

Abdurrahman Ra`fat el-Basha

Category: Fragmente nga jeta e sahabve | Added by: El-Kasim (2012-03-15)
Views: 757 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: