Selim b. Abdullah b. Omeri 2


"Askush prej bashkëkohësve të Selim b. Abdullahut nuk na i përkujtonte paraardhësit e ndershëm si ai me mënyrën e jetesës, ndershmërinë dhe modestinë (Imam Maliku)
Sunduesi i besimdrejtëve, Omer b. Hatabi kishte shumë djem. Miëpo askush prej tyre nuk i ngjante si djali i tij Abdullahu.
Abdullah b. Omeri kishte edhe më shumë djem se babai i tij Omeri, por asnjëri prej tyre  nuk i ngjante si djali i tij Selimi.

Ejani pra, së bashku ta dëgjojmë vazhdimin e tregimit për jetën e npit të Farukut, Selim b. Abdullah që për nga pamja, qëndrimi, devotshmëria dhe sjellja ta përkujtonte shumë atë!

Selim b. Abdullahu jetoi në Medine-Munevvere, qytetin e ndershëm, i cili në atë kohë si asnjëherë më parë, ishte i mbushur plot me betatitë e të gjitha llojeve.
Begatitë vinin nga të gjitha anët. Halifet emevetë nga ana tjetër angazhoheshin personalisht që Medinës t`i japin shkëlqim dhe begatitë që nuk mund të paramendoheshin nga njerëzit.
Mirëpo Selim b. Abdullahu ndryshe nga të tjerët, nuk i kushtonte vëmendje begative dhe dëfrimeve të kësaj bote, e as që e lejonte veten si të tjerët, të mashtrohet nga të mirat e kësaj bote, të cilat janë kalimtare, por me dëshirë më të madhe për atë që është tek Allahu, kënaqej me minimumin e nevojave, duke e sakrifikuar këtë botë kalimtare pët atë të përhershmen.

Sunduesit emevitë njëri pas tjetrit përpiqeshin që edhe atë si të tjerët ta mbulojnë me pasuri dhe dhurata të çmueshme, por përherë ato vërenin se ai nuk lejonte të mashtrohej nga pasuria dhe nuk i kushtonte kurrfarë rëndësie asaj.
Kështu një vit halifja Sulejman b. Abdulmeliku duke shkuar për haxh në Mekke dhe duke bërë tavafi-kudumin e pa Selim b. Abdullahun të ulur përballë Qabes, i penduar lexonte Kur`an dhe nëpër qerpikë, si një det i patharë, me mallëngjim i rridhnin lotët, e pasi bëri tavafin dhe fali dy rekate  sunet pas tavafit, u nis drejt vendit ku ishte ulu Selim b. Abdullahu.
Kur halifja po i afrohej njerëzit largoheshin dhe i bënin vend, deri sa erdhi dhe u ul pranë Selimit, aq afër saqë iu bashkuan gjunjët.

Gjatë tërë asaj kohe, i preokupuar me përmendjen e Allahut, Selimi nuk i kushtoi aspak rëndësi, e halifja filloi të shikojë dhe të mendojë  për të, duke pritur rastin nëse vallë do të ndalet së lexuari Kur`anin dhe së qari, e t`i drejtohet atij dhe të besedojë me të.
Kur edhe pas një prtjeje të gjatë, nuk mundi ta gjejë rastin për të biseduar me të, iu afrua dhe duke i përshpëritur i tha: Es-selamu alejke ve rahmetull-llahu, o Ebu Omer! – e Salimi iu përgjigj vetëm: - Ve alejke-s-salamu ve rehmetull-llahu te`ala ve berekatuhu!
Halifja me zë të ulët e pyeti:
-O Ebu Omer, a mund të të ndihmoj? – po Selimi nuk deshi t`i përgjigjet. Halifja mendoi se ndoshta nuk e dëgjoi Selimi, prandaj iu arfrua më tepër  dhe i tha:
-Kisha dëshirë të më lutesh për ndonjë nevojë që ke, e të të ndihmoj – por Selimi iu përgjigj:

Pasha Allahun, më vjen turp që në shtëpinë e Allahut, për nevojat e mia të lus dike tjetër përveç Tij!
Kur dëgjoj përgjigjen e Selimit, halifja u turpërua dhe si i shtangur vazhdoi të qëndrojë pranë tij. Pasi u ngrit Selimi dhe u nis drejt vendit ku qëndronte dhe pasi fali namazin, pas tiu u nisën një turmë e madhe njerëzish. Çdonjëri prej tyre dëshironte ta pyesë për diçka, dikush për ndonjë hadith të Pejgamberi të Allahut [ sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], e dikush kërkonte përgjigje për ndonjë çështje fetare që e mundonte, dikush  për problemet e kësaj bote dikush kërkonte që t`i bën lutje Allahut për të.
Ndërmjet atyre që u nisën  pasi tij ishte edhe halifja Sulejman b. Abdulmeliku. Duke e shikuar njerëzit i bënin rrugë që t`i afrohet Selim b. Abdullahut, e kur iu afrua i përshpëriti në vesh:
-Ja tani kemi dalur prej Haremit, prandaj më trego a mund të bëj diçka për ty?

Selimi e pyeti:
-E çfarë nevoje mund të më plotësosh ti, të kësaj bote apo të botës tjetër (Ahireteti)? – I habitur halifja iu përgjigj:
-Disa nevoja të kësaj bote. – Selimi i tha:
-Unë për të mirat e kësaj bote nuk e luta Atë që i ka në dorë të gjitha të mirat e saj, e si mund ta lus ndokën që nuk i zotëron ato?
Kur dëgjoi këtë, halifja u turpërua, e u përshëndet me të dhe duke u ndarë prej ti i tha:
-Si jeni ju, familja e Hatabit, krenarë me modestinë dhe devotshmërinë! Si ju ka bërë Allahu i Lartësuar që të jeni të pasur në shpirt! Allahu ju bekoftë, sa familja e ndershme që jeni!!!

Duke e bërë haxhin një vit më herët Velid b. Abdulmeliku pas kthimit nga Arefati, u takua me Selim b. Abdullahun në Muzdelife dhe duke e pare ashtu të veshur me ihrame, me trup të bukur dhe të fuqishëm i tha:
-O Ebu Omer, me të vërtetë e ke trupin të mirë dhe dukesh mirë.
Më trego se me çfarë ushqehesh?
-Me bukë, vaj, si dhe bylmet, - iu përgjigj, duke shtuar: E nëse ndonjëherë ka mish, e ha edhe atë.
-Me bukë dhe vaj?- e pyeti i habitur, e tjetri iu përgjigj:
-Po, me bukë dhe vaj.
-A nuk të mërzitet? – e pyeti, e ai iu përgjigj:
-Më mërzitet, por asnjëherë nuk ha derisa të më marrë uria mirë, e mandej e ha me ëndja bukën me vaj.

Ashtu siç i përgjante gjyshit të tij Farukut në modesti dhe largimin prej të mirave e kësaj bote, po ashtu i ngjante atij dhe kur duhet t`i thuhet e vërteta ndokujt në sy, sado e hidhur të ishte dhe pa marrë parasysh se për kë bëhej fjalë.
Kështu tregohet se në një rast shkoi te Haxhaxhi me qëllim t`i shërbejë besimatrëve, e Haxhaxhi e priti dhe e pranoi me zemërgjerësi. Ndërsa ishte aty, Haxhaxhi solli para tij një grup njerëzish, të parregulluar, të pluhurosur, fytyrëzbehtë, me pranga të hekurta në duar dhe këmbë dhe i tha:
-O Selim, këta janë zullumqarë që bëjnë çregullime në sipërfaqen e tokës dhe derdhin gjakun, të cilin Allahu e ka ndaluar të derdhet.

Mandej ia dha shpatën, tregoi të parin që ishte në radhë dhe i tha:
-Ja, po ta lë ty. Ngrihu dhe diqja kokën!
Selimi e mori shpatën prej dorës së Haxhaxhit dhe të pranishmit u shtangën, iu afrua njeriut dhe e pyeti:
-A je ti musliman?
-Po, - iu përgjigj dhe shtoi:
-Pse po më pyet dhe çfarë lidhje ka me atë që të është urdhëruar?
-A e ke falur namazin e sabahut sot? – e pyeti Selimi, e njeriu iu përgjigj:
-Të thashë se jam musliman, pse po më pyet se a e kam falur namazin e sabahut? A mendon se mund të jetë ndokush musliman, e të mos e falë namazin e sabahut?
-Të pyeta se a ke falur namazin e sabahut sot, - e pyeti prapë Selimi, e njeriu iu përgjigj prapë:

-Allahu të udhëzoftë! Të thashë se jam musliman dhe se e kam falur. Të lutem bëje atë që të ka urdhëruar ty tiran dhe zullumqar, ose do t`ia ekspozosh veten hidhërimit të tij.
Mandej Selimi u kthye nga Haxhaxhi, hodhi shpatën pranë tij dhe i tha:
-Njeriu dëshmon se është musliman dhe thotë se sot e ka falur namazin e sabahut, e unë kam dëgjuar se Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kush e falë namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut”. Prandaj nuk do ta vrasi njeriun që ka hyrë nën mbrojtjen e Allahut [subhanehu ve teala].
Hxhaxhi i hidhëruar i tha:
-Ne nuk e vrasim se nuk e ka falur namazin e sabahut, por sepse është prej atyre që kanë ndihmuar në vrasjen e halifes, Othman b. Afanit [radijAllahu anhu].

Pasi e dëgjoi, Selimi iu përgjigj:
-Me sa di unë, ka prej atyre që janë më të afërt me Othmanin se unë dhe ti dhe kanë përparësi në gjakun e tij. Me këto fjalë ia mbylli gojën Haxhaxhit dhe ai nuk mundi t`i përgjigjet dot.
Mandej njëri prej të pranishmëve shkoi tek Abdullah b. Omeri dhe i tregoi se ç`kërkoi Haxhaxhi prej djalit të tij Selimit, e me padurim duke pritur të dëgjojë mbarimin e tregimit, pyeti:
-A e dëgjoi Selimi?
-Veproi kështu dhe kështu, - u përgjigj, e babai i tij u gëzua dhe tha:
-Ai ka vepruar me mençuri dhe urtësi.

Kur kaloi hilafeti në duart e Omer b. Abdulazizit, Omer mori një letër dhe i shkroi Selim b. Abdullahut ku ndër të treat i thoshte: Allahu i Lartësuar më ka vënë në sprovë, ku pa dëshirë dhe pa më pyetur, më ka besuar kujdesin për muslimanët. E lus Allahun e Lartësuar që më sprovoi me këtë sprovë, të më ndihmojë!
Prandaj kur të marrësh këtë letër, të m`i dërgosh letrat e Omer b. Hatabit prej të cilave mund të shoh se si ka zgjidhur problemet dhe si ka qëndruar para tyre. Këtë e bëj sepse kam vendosur të shkoj pas hapave të tij dhe nëse më ndihmon Allahu, të shikoj se si ka sunduar ai. Në fund, Allahu qoftë i kënaqyr me ty!
Pasi e mori letrën e Omerit, Selimi iu përgjigj:

E kam marrë letrën tënde në të cilën po më tregon se Allahu i Lartësuar të ka sprovuar pa dëshirën dhe dijen tënde, ta ka besuar kujdesin për muslimanët dhe ka dëshirë të shkosh pas hapave të Omerit…
Mos harro se po jeton në kohë tjetër prej asaj në të cilën ka jetuar Omeri dhe se njerëzit me të cilët punon nuk janë si njerëz me të cilët ka punuar Omeri!
-Por prapë, nëse ke vendosur të kapesh pas punës me sinqeritet dhe të qëndrosh në të drejtë, mos harro se ndihma e Allahut nuk do të mungon dhe se prej ku nuk ta merr mendja, do të të japi njerëz, të cilët do të ndihmojnë, sepse ndihma e Allahut është pranë robit të Tij, aq sa është i pastër qëllimi i tij.
-Mbaje mend, nëse qëllimi i njeriut për të bërë ndonjë punë është i plotë dhe i sinqertë, dije se edhe ndihma e Allahut do të jetë e plotë, dhe e kundërta, nëse qëllimi i tij nuk është i plotë, edhe ndihma e Allahut nuk do të jetë e plotë.

-Nga ana tjetër, nëse ke dëshirë për ndonjë send që Allahu nuk është i kënaqur, kujtohu për ata që ishin para teje, të cilët në këtë botë ishin të fuqishëm dhe zullumqarë, por prapë u desh të largohen prej saj!
- Pyete veten se sa e vështirë ka qenë ndarja e tyre prej kësaj bote dhe si u kanë pëlcitur barqet të pangopur nga epshet dhe dëshirat e kësaj bote!
-Përkujto, se si pas vdekjes janë copëtuar dhe në fëlliqësirë janë shndërruar dhe sikur mos të mbuloheshin me dhe, jo vetëm që nuk do të mundeshin të ecnim nëpër tokë, por nuk do të mund të mbroheshim prej sëmundjeve të ndryshme
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me ty!

Ç`të thuhet më tepër vetëm se Selim b. Abdullahu b. Omer Hatabi jetoi gjatë, një jetë të mbushur plot me devotshmëri, frikë ndaj Allahut dhe i përqendruar në rrugë të drejtë. Tërë jetën e tij e pati të thjeshtë, pa ua vënë veshin provokimeve të rrejshme të kësaj bote kalimtare, duke iu përkushtuar plotësisht kënaqësisë së Allahut, duke qenë i kënaqur me një kore bukë dhe me petka të vrazhda.
Si ushtar i thjeshtë, inkuadrohet në ushtrinë muslimane në luftë kundër Bizantit, në njërën anë dhe si një nënë e kujdesshme gjatë tërë jetës së tij qëndron në shërbim të muslimanëve, nga ana tjetër
Kur i erdhi çasti i vdekjes në vitin njëqind e gjashtë hixhri, tërë Medinën e kaploi pikëllimi dhe në çdo fytyrë rridhnin lotë e pikëllimit, Në xhenazen dhe përcjelljen e tij deri në vendbanimin e fundit, njerëzit vinin nga të gjitha anët. Edhe vetë Hisham b. Abdulmeliku që gjendej në ato çaste në Medine, ishte në mesin e atyre që kishin ardhuar t`ia falin xhenazen dhe ta përcjellin.

Duke pare se sa njerëz kanë ardhur në xhenazen e Selimit, Hisham b. Abdulmeliku e pati zili dhe pyeti:
-Sikur rastësisht të vdiste halifja në qytetin e tyre, pyes veten sa prej tyre do të vinin në xhenazen e tij?
Mandej u kthye nga mëkëmbësi i tij në Medine, Ibrahim b. Hisham Mahzumiu dhe e urdhëroi:
-Zgjidhi katër mijë banorë të Medinës dhe dërgoi nëpër kështjellat kufitare përballë armikut!
Sipas kësaj, ai vit u mbajt mend si Viti i katër mijëve.

Abdurrahman Ra`fat el-Basha


Category: Fragmente nga jeta e sahabve | Added by: El-Kasim (2012-03-10)
Views: 661 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: