Unë shpresoj në shpërblimin e Allahut xh.sh , kur fle dhe kur jam zgjuar

Djali i Omer Ibn Abdulazizit r.a e zgjoi babanë e tij dhe i tha: "Si mund të flesh i qetë derisa ende ka ankesa deri te ti,ndërsa akoma nuk je përgjigjur në to dhe hala nuk e ke çuar në vend gjykimin e Allahut rreth atyre çështjeve”?

Babai iu përgjigj: "O biri im, edhe trupi im ka kufi dhe nëse nuk i jap kohë për të pushuar, ai do të më lëshojë. Nëse unë e stërngarkoj trupin tim, për një kohë shumë të shkurtër do të rrëshqas dhe do të shkatërrohem. Unë shpresoj në shpërblimin e Allahut xh.sh kur fle, sikur që e bëjë këtë edhe kur jam zgjuar.

Me të vërtet Allahu xh.sh ka mundur të shpallë tërë Kur`anin përnjëerë sikur të kishte dashur Ai, mirëpo ai i shpalli nga disa ajete me qëllim që imani (besimi) të zë rrënjë në zemrat e njerëzve.”

Category: Fragmente nga jeta e sahabve | Added by: El-Kasim (2012-03-15)
Views: 594 | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: