Beteja e Uhudit


Ishte e pamundur që kurejshët të heshtnin pas disfatës që pësuan në Bedër, prandaj filluan përgatitjet me qëllim që të hakmerreshin ndaj muslimanëve në Medine. Armiqtë e Islamit u mblodhën dhe gjithsecili kishte misionin që i ishte ngarkuar. Atyre që u ishin vrarë baballarët, fëmijët apo ndonjë prej familjes, kalonin në vendtubiten e njerëzve, duke i nxitur kundër të Dërguarit a.s dhe muslimanëve. Ndërsa çifutët silleshin nëpër Meke dhe luajtën një rol vendimtar në nxitjen e parisë së Mekës.

Hipokritët në Medine u jepnin premtime kurejshëve dhe u siguronin ndihmë, nëse do t`i shfarosnin Muhamedin dhe ata që ishin me të. Të pasurit shpenzonin pasuritë për të luftuar Muhamedin dhe muslimanët, dhe kishin marë përsipër përgatitjen materiale të kësaj beteje. Ky ishte shkaku që zbriti ajeti kuranor: "Në të vërtetë, jobesimtarët e shpenzojnë pasurinë e tyre për t`i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë, por në fund ajo do të jetë vetëm dëshprim për ta, sepse do të jenë të mundur: Ata që nuk besojnë do të tubohen në Xhehenem.” [Enfal;36]
Parapërgatitja e kurejshëve dhe fisefe të Tuhames, të cilët u ishin bashkangjitur atyre ishte plotësuar Ushtria e tyre u nis me armët, burrat, skllevërit dhe disa gra drejt Medines. Numri i tyre i kalonte tre mijë luftarë.

Profetit a.s i vinin lajme nga pergjuesit e tij në Mekë për çdo lëvizje që bënte armiku.
Ai mblodhi muslimanët që t`i pyeste rreth kësaj çështjeje siç e kishte traditë, por mendimet e njerëzve u përplasën. Disa ishin të mendimit që të dilnin dhe të ballafaqoheshin me armikun jashtë Medines, mendim tek i cili anonte shumica. Disa tjerë mendonin të qëndronin në Medine dhe të luftonin Brenda territorit të saj, nëse u vnin armiqtë. Profeti a.s. anonte tek mendimi i dytë, pra, të qëndronin brenda Medines. Sahabët që anonin tek mendimi i parë konsiderohehsin prej trimave të muslimanëve, prandaj ia kërkuan këtë me ngulm Profetit a.s i Dërguari i Allahut hynë në shtëpi, veshi mburojën, mori armët e tij dhe doli i përgaditur për luftë.

Ata që ngulmuan në mendimin e parë u penduan dhe i thanë Profetit a.s
"O i Dërguari i Allahut! Të detyram dhe kjo nuk na takonte. Nëse dëshiron ne mund të qëndrojmë.” "Asnjëherë profeti që vesh rrobat e luftës nuk i takon që t`i heqë ato derisa të luftojë.” – iu përgjigj atyre profeti a.s

I Dërguari i Allahut kishte pare një endërr dhe ua kishte treguar atë shokëve të vet. Një pjesë e saj – siç e përcjell Buhariu – ishin fjalët e tij: "Pashë në ëndërr sikur lëkunda shpatën dhe shpina e saj u thye. Kjo tregon për ata besimtarë që do të vriten në Uhud. Më pas e lëkunda edhe një herë dhe ajo u kthye  më e mirë nga ç`ishte më parë. Kjo tregon për çlirimin që do të sjellë Allahu dhe bashkimin e muslimanëve. Në ëndërr pashë një lope dhe betohem në Allahun, se ata ishin besimtarët në ditën e Uhudit [ Buhariu në "Fet`hul Bari” (13/123) ]

Kurejshët kishin zbarkuar në luginën e Uhudit afër Medines. Profeti u nis bashkë me njëmijë luftëtarë të tjerë, por gjatë rrugës për në Uhud kreu i hiporkitëve Abdullah bin Ubeje bin Seluli bashkë më një  të tretën e ushtris u kthyen dhe e braktisën të Dërguarin e Allahut. Ibën Ubeji u justifikua me pretendimin, se këtë e kishte bërë  për asye se mendonte të qëndronte në Medine. Megjithatë besimtarët qëndruan të palëkundur së bashku me Profeti a.s

Uhudi ishte vendqëndrimi i Profetit a.s dhe i besimtarëve. Ai e zgjodhi vetë vendin ku do të qëndronin, drejtoi rreshtat e muslimanëve, vendosi bazën e ushtrisë në kodra, ndërsa malin e Uhudit e la pas shpinës. Ai e zgjodhi një mal të vogël para armiqëve dhe një burim tek i cili duhej të qëndronin pesëdhjetë harkëtarë. Në krye të tyre la Abdullah bin Xhubejrin r.a të cilin e porosity të qëndronin në vendet e tyre derisa t`u vinte urdhri i Profetit a.s dhe atëherë t`i mbanin larg idhujtarët nga muslimanët me shigjeta, me qëllim që të mos i sulmonin nga pas shpine. Ai i porosity që të qëndronin aty, sido që të ishte fundi i betejës dhe të prisnin urdhërat që do t`u vinin nga Profeti a.s Buhariu në Sahihun e tij përcjell se Bera bin Azbi ka thënë: "Atë ditë u përballëm me idhujtarët dhe Profeti a.s la një grup harkëtarësh nën udhëheqjen e Abdullah bin Xhubejrit të cilëve u tha: "Mos lëvizni nga ai vend edhe nëse shihni se fituam dhe mos na ndihmoni, edhe nëse i shihni duke na mundur.” ["Fet`hul Bari” 15/224]

I Dërguari i Allahut zgjodhi Musab bin Umerin  që të mbante flamurin e muslimanëve. Ai vetë u angazhua  me sistemin e reshtave të luftëtarëve, të cilëve u kujtoi premtimin e Allahut, Xhenetin, i inkurajoi për durim dhe  qëndrueshmëri bë përmballjen me armikun, ndërsa disa të vegjël në moshë i ktheu në Medine. Nga ana tjetër e kampit u ngrit udhëheqësi i idhujtarëve Ebu Sufjani për të inkurajuar ushtrinë, numri i të cilëve shkonte deri më tremijë luftëtarë, afro katërfishi i muslimanëve. Ai caktoi pozicionet, ku në të djathtën e tyre vendosi Halid bin Velidin, i cili  mori kalorësit dhe tellallët që inkurajonin njetëzit për të luftuar dhe për të zhdukur Muhamedin a.s së bashku me ata që ndiqnin. Nga ana tjetër grate e kurejshëve nxisnin burrat e tyre për luftë dhe e kujtonin atyre familjarët, që u ishin vrarë në Bedr vitin e kaluar.

Beteja tashmë filloi dhe të gjithë kishin zënë pozicionet përkatëse. Në ato momente i Dërguari i Allahut nxori shpatën që kishte me vete dhe tha: "Kush e merr këtë shpatë ashtu siç e ka hak?!” Ebu Duxhane Semak bin Harshe r.a u ngrit dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, kush është haku i saj?” I Dërguari i Allahut u përgjigj: "Të godasësh me të kokat e idhujtarëve derisa të përthyhet.” Ebu Duxhane e mori atë dhe nxori nga xhepi një shami të kuqe, e lidhi në kokë dhe filloj të mburrej me shpatën. Kur e pa i Dërguari i Allahut i tha: "Këtë të ecur Allahu dhe i Dërguari i Tij e urrejnë, vetëm në këtë rast jo.”

Lufta u ndez dhe Ebu Duxhane luftoi me shpatën e Profetit a.s si trim. Të njëjtën gjë bëri edhe Hamzai, i cili luftoi me trimëri të pashembullt dhe bashkë me ta luftuan edhe trimat e tjerë muslimanë, derisa tërheqja filloi të shfaqej në rreshtat e idhujtarëve, ndërsa fitorja po dukej e qartë për muslimanët.

Idhujtarët morën arratinë nga fushëbeteja, dhe muslimanët i ndiqnin, i vrisnin dhe mblidhnin prenë e luftës. Kur e pane këtë harkëtarët luajtën nga vendet e tyre. Abdullah bin Xhubejri r.a u mundua që t`i ndalonte nga kjo lëvizje, duke ua kujtuar urdhrin e Profetit a.s, por ata nuk e dëgjuan. Harkëtarët u larguan nga vendet e tyre dhe më të qëndruan më pak se dhjetë veta. Halid bin Velidi së bashku me disa kalorës kurejshitë po përgjonin dhe  shihnin çdo lëvizje me shumë vëmendje. Kur pane se harkëtarë mbetën të pakët në numër dhe nuk mundeshin ti ndalonin kuajt, ai u vërsul mbi ta dhe i vrau bashkë me udhëheqësit e tyre.

Më pas iu vërsul nga mbrapa muslimanëve, të cilët tashmë kishin mbetur të zbuluar. Ushtarët kurejshitë filluan të ktheheshin në fushëbetejë me ndihmën e kalorësve, e kështu rrjedha e luftës ndryshoi në favor të idhujtarëve kurejshitë. Ata u përpoqën të arrinin deri tek Profeti a.s me qëllim që ta vrsinin atë, prandaj u vërsulën me të gjithë trimat e tyre. I Dërguari i Allahut qëndroi dhe luftoi si trimat, dhe me dorën e tij vrau Umeje bin Halefin i cili ishte armik dhe synonte të vrsite Profetin a.s. Ai thoshte: "Muhamedi…, mos shpëtofsha nëse ajo shpëton.” Profeti nuk pranoi që ndonjëri prej sahabëve të përballej me të , por u përball vetë. Me shigjetën e tij e goditi në qafë dhe pas pak ajo plagë i mori jetën. Pas kësaj Profeti a.s u rrëzua në një grope, ku u vrau në kokë, theu katërshen e dhëmbëve në pjesën e poshtme të nofullës dhe iu ça buza.

Një grup sahabësh qëndruan të palëkundër me Profetin a.s dhe u përpoqën me të gjitha forcat për ta mbrojtur atë si: Ebu Talha el Ensari, Sehl bin Hanifi, Musab bin Umeri, i cili mbante flamurin e muslimanëve dhe ra dëshmor para duarve të Profetit a.s Prej tyre ishte edhe Ali bin Ebi Talibi, Ebu Duxhane, Sead bin Vekasi r.a etj. Në ato çaste i Dërguari i Allahut i thoshte Seadit, i cili gjuante me shigjeta: "Gjuaj t`u bëfshin kurban nëna dhe babai im! Gjithashtu në mbrojtje të Profetit a.s së bashku me sahabët e tjerë ishte edhe Umu Amara r.a

Idhujtarët përhapën lajmin e rremë, se e kishin vrarë të Dërguarin e Allahut lajmi i cili e shthuri turmën e muslimanëve. Sahabi i nderuar Enes bin Nadiri r.a, kur e pa këtë gjendje u ngrit dhe tha:
- Pse jeni ulur?
- Muhamedi, i Dërguari i Allahut u vra, - i thanë ata, Ai u tha atyre:
- Atëherë pse u duhet jeta pas tij? Ngrihuni dhe vdisni për atë që ka vdekur ai.. – Më pas u drejtua nga idhujtarët dhe luftoi derisa u vra. Kur e gjetën ai kishte me shumë se shtatëdhjetë goditje dhe nuk e njohu askush veç motrës së tij, e cila e njohu nga mollëzat e gishtërinjëve.
Në betejë u vranë shumë prej shokëve të Profetit a.s, numri i të cilëve arriti në shtatëdhjetë, Mas tyre ishte xhaxhai i tij Habza bin Abdul Mutalibi r.a, të cilin e vrau Vahsiu, një djalosh nga Abisinia. Në betejë u vranë Sead bin Rabia, Musab bin Omeri, Abdullah bin Xhashi, Handhale Gasili etij. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.

I Dërguari i Allahut dhe sahabët u drejtuan nga kodra, ndërsa Ebu Sufjani filloi të ngjitej në mal që të kapte Profetin a.s dhe ata që ishin me të. Profeti a.s u lut dhe tha: "O Zoti ynë, ata nuk duhet të ngrihen mbi ne.” Omer bin Hatabi dhe disa sahabët të tjerë filluan të luftonin dhe të gjuanin me gurë, derisa i detyran të zbrisnin.

Ebu Sufjani tha: "A është Muhamedi në mesin tuaj.?” Profeti u tha: "Mos u përgjigjni.” A është Ebi Kuhafe (Ebu Bekri) në mesin tuaj? A është Omer bin Hatabi në mesin tuaj? Ebu Sufjani tha: "Këta janë vrarë, sepse sikur të ishin gjallë do të përgjigjeshin.” Omeri nuk e mbajti veten dhe tha: "Gënjeve, o armik i Allahut! Allahu ka lënë për ty ata që do të të zhgenjenë.”
Pas kësaj Ebu Sufjani tha: "U lartësoftë Hubeli.” Profeti a.s tha: "Përgjigjuni.” Ata thanë: "Çfarë t`i themi, o i Dërguari i Allahut?!” "Thuajini: "Allahu është më i larti dhe më fisniki” Pas kësaj Ebu Sufjani tha: "Ne kemi Uzanë, ndërsa për ju nuk ka Uza.” Profeti a.s u tha: "Përgjigjuni” Ata thanë: "Çfarë të themi?!” Thuani: "Allahu është ndihmësi ynë, ndërsa për ju nuk ka ndihmës.” Dhe i thanë: Nuk janë njësoj dëshmorët tanë më dëshmorët tuaj, sepse dëshmorët tanë janë në Xhenet, ndërsa të vrarët tuaj janë në zjarr.” Pas kësaj Ebu Sufjani tha: "Takimi me ju do të jetë vitin tjetër në Bedr.”

Kurejshtët u larguan nga fushëbeteja pasi lanë njëzet e katër të vrarë, ndërsa muslimanët mjekuan të plagosurt mes tyre dhe të Dërguarin e Allahut a.s Profeti a.s u fali namazin dëshmorëve, numri i të cilëve kishte arritur në shtatëdhjetë të vrarë dhe i varrosi. Më pas i Dërguari i Allahut bashkë me shokët e tij u kthyen në Medine. Më të hyrë grate filluan të qanin për të vrarët e tyre, gjë që e preku Profetin a.s të cilit filluan t`i rridhnin lotë. Profeti a.s ishte i kujdesshëm dhe kishte frikë se mos kurejshët ktheheshin në Meidne.

Dite e dytë doli në gjurmimin e armikut, me qëllim që ta frikësonte e të mos ktheheshin në Medine. Profeti a.s tha: "Me ne të vijë vetëm ai që ishte në betejë.” Muslimanët mbëritën në vendin e quajtur  Hamraul Esed, dhjetë milje larg Medines dhe qëndruan aty rreth tri ditë. Lajmi i tyre u shkoi kurejshëve, të cilit kishin menduar të ktheheshin e të sulmonin Medinen, por kujdesi i të Dërguarit të Allahut a.s i ndaloi ata dhe i shtyu më shumë që të  ktheheshin në Mekë. Ne Kuranin Famëlartë zbritën ajetet që tregonin ata që ndodhi me muslimanët në Uhud.

Prej atyre ajete është fjala e Allahut të Madhëruar që thotë: "Vërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por kur ju u frikësuat, u ngrindët midis jush dhe kundërshtuat (Profetin a.s) pasi Ai u tregoi atë që pëlqenit (Allahu e tërhoqni ndihmën e vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. Pastaj Ai për t`ju provuar bëri që të zmbrapseni para armikut dhe më pas ua fali atë gabim . Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.. Kur ju morët malin dhe nuk i vinit vesh askujt, të Dërguarin e kishit prapa e ju thëriste, Allahu ju dënoi me dëshpërim pas dëshpërimi, që të mos pikëlloheni, as për atë që ju doli duarsh, e as për atë që ju goditi. Allahu di gjithçka që punoni. Pastaj pas dëshpërimit (Allahu) u dërgoi qetësinë – një gjumë që kaploi një grup prej jush. Kurse grupi tjetër (hipokritët) kujdesej vetëm për veten, duke menduar për Allahut të pavërtetën , ashtu si mendonin paganët. Ata thishin: "Ku është fitorja që na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhamed): "Të gjitha janë në dorë të Allahut!” Ata fshehin në vete atë që nuk duan të ta shfaqin ty. Ata thoshin: "Sikur të pyetshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu.” Thuaju: "Edhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në vendin e vrasjes.” "Allahu e bëri këtë  për të provuar atë që keni në kraharorët tuaj dhe për t`ju pastruar atë që keni në zemrat tuaja. Vërtet Allahu e di mire se ç`keni në zemër. Ata prej jush që kthyen shpinën në ditën kur u ndeshën dy ushtritë, në të vërtetë djalliu i shtyu në gabim për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë. Por në të vërtetë Allahu ua fali ( gabimin ), sepse Allahu është Falës i madh dhe i Butë.” [ Ali Imran; 152-155].

Pas këtyre ajeteve, në një pjesë tjetër të po kësaj sureje, Allahu i Lartësuar thotë: "Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë i kishit goditur më pare armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: "Prej nga na erdhi kjo?!” ‘Thuaj (o Muhamed): "Kjo ndodhi prej jush.” Vërtet Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë. Ajo që u gjeti atë ditë, kur u ndeshën dy ushtritë ishte me vullnetin e Allahut për të zbuluar, se kush janë besimtarët e vërtetë dhe për të zbuluar, se kush janë dyftyrëshit. Atyre iu tha: "Ejani të luftoni në rrugën e Allahut ose të paktën mbrohuni!” Ata u përgjigjën: "Sikur ta denim që do të bëhej luftë e vërtetë, me siguri që do t`ju pasonim” Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre; Allahu e di mire se çfarë fshehin ata. Atyre që nuk luftuan dhe thanë për vëllezërit e vet: "Sikur të na kishin dëgjuar neve, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: "Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!” Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrrarë në rrugën e Allahut. Jo, ata janë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga mirësitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre ( që ende nuk kanë rrënë dëshmorë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas). Ata gëzohen me shpërblimet dhe mirësitë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve. Për ata që morën plagë të rënda pasi iu përgjigjen thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë vepra të mira e që i frikësohen Allahut ka shpërblim të madh. (Shpërblim kanë edhe ata) që njerëzit (hipokritë) u thane: "Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thane: "Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtësi më i mire!” Ata u kthyen me shpërblimin dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.” [Ali Imran; 165-174].

Kjo ishte rrjedha e kësaj beteje; sprovë në rreshtat e muslimanëve , sprovë nëpërmjet së cilës. Allahu zgjodhi disa dëshmorë, u grisi maskat disa hipokritëve dhe u pranoi pendimin besimtarëve. Kjo ishte një prej betejave më të rëndësishme të Profetit a.s, të cilën e përballoi me trupin e tij dhe mori shumë plagë së bashku me muslimanët.

 

Dr. Abdulaziz El Umeri


Category: Sira | Added by: El-Kasim (2012-03-10)
Views: 1136 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: