Çlirimi i Deumetul Xhendelit (12 Hixhri)



Ebu Bekër Sidiku r.a, dërgoi Ijad bin Ganemin në krye të një ushtrie, që të merrte pjesë në çlirimin e Irakut dhe i caktoi rrugën nga ku do të shkonte. Ai duhet të kalonte në vendin e quajtur Deumetul Xhendel, të cilin e rrethoi dhe ky rrethimi zgjati shumë. Halid bin Velidi me të mbaruar çlirimin e Hajras dhe Ajnu Temirit, i dërgoi një letër Ijadit që konsiderohet një prej letrave më të shukurta, ku i thoshte: "Prej Halidit për tek Ijadi. Vetëm ty po të synoj”
Ai u nis me uhstrinë e tij për në Deumetul Xhendel dhe iu bashkangjit Ijadit në rrethimin e fortesave të saj.
Mes dy ushtrive ndodhën përleshje, por Halidi arriti të kapte rob Ukejder bin Abdul Melikun, të cilin e vrau. Pas kësaj muslimanët arritën të depërtonin në kështjellë dhe ta mernin me forcë atë. Kjo ndodhi pas disa betejash të përgjakshme mes muslimanëve dhe vendasve, si dhe të krishterëve arabë që vinin në ndihmë nga veriu Gadishullit Arabik.
Pas çlirimit të Deumetul Xhendelit, Halid bin Velidi u kthye në Irak dhe u angazhua në forcimin e bazave muslimane në vendet që kishin çliruar. Pas ikjes së Halidit vendasit ishin përpjekur disa herë të bënin kryengritje. Halidi së bashku me muslimanët e tjerë arritën të çlironin shumë zona të reja. Ata arritën të triumfonin ndaj një ushtrie të bashkuar në perëndim të Irakut, ku ishin bashkuar forcat romae me ato perse kundër muslimanëve në betejën e quajtur El Furad, një vend mes Shamit dhe Irakut. Pas kësaj beteje u ndërprenë çlirimet në Irak. Ebu Bekri urdhëroi Halid bin Velidin dhe shumë prej ushtarëve që ishin në ushtrinë e tij të largoheshin nga Iraku për në Sham, për të marrë pjesë në çlirimin e këtij të fundit.

Dr. Abdulaziz El Umeri
Category: Sira | Added by: El-Kasim (2012-03-10)
Views: 539 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: