Pejgamberi alejhi selam shokëve të vet ju ka mësuar fillimisht katër gjëra


Prej gjërave të para që ju ka mësuar Pejgamberi alejhi selam shokëve të vet janë:
 
1- Me e desht Allahun dhe Pejgamberin alejhi selam më shum se vehtën dhe familjen.
 
Argument për këtë kemi fjalen e Pejgamberit alejhi selam ku ka thënë:"Nuk ka besu asnjëri prej juve derisa nuk jam më i dashur se vetja e tij, prindërit e tij fëmit e tij dhe njerëzit në përgjithsi". (Muttefekun Alejh)
(Parashtrohet pyetja sa jemi ne, të cilët e dojmë Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se vetet tona dhe familjet tona më shumë se sahabët?).
 
2- Me fol hakun (të vërtetën) kudo qoftë dhe kur do qoftë dhe me qenë të qartë gjatë spjegimit të hakut (të vërtetës).

(Këtu deshta të ceki se sa jemi ne, të cilët e flasim hakun n'krahasim me sahabët?).
 
3- Me pasë trimëri atëhere kur duhet dhe bujari atëhere kur lypet.
 
(Parashtrohet pyetja prap se sa jemi trima për këtë Fe dhe sa jemi që kontribojmë n'krahasim me sahabet!?)
 
4- Dhe me pas dert të madh këtë Din të cilën e kemi marrë përsipër.
 
(Gjithashtu deshta edhe këtu të ceki se sa jemi ne, ata të cilët kemi dert këtë Din n'krahasim me sahabet!?).
 
Këto që i ceka janë vetëm disa prej mësimeve që Pejgamberi alejhi selam ju ka mësuar shokëve të tij.
 
Dhe Lus Allahun e lartmadheruar që kjo temë e shkurt të zë vend në zemrat tona dhe Lus Allahun e lartëmadhëruar që të jemi prej atyre që e dojmë Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shum se vetet tona, dhe të bëhemi prej atyre që e flasim hakun kudo qoftë dhe kur do qoftë, dhe të jemi prej atyre që gjatë shpjegimit të hakut të jemi të qart duke qenë të përqendruar në atë që flasim dhe duke qenë trima dhe krenar për këtë Fe të pastër që kemi.
Dhe mos të bëhemi prej atyre që i braktisim urdhërat, sepse nëse braktismi një urdhër atëherë ajo zëvendësohet me një ndales apo me ndonjë shirk, qoftë ai i vogël apo i madh, për këtë arsye duhet të kemi kujdes të madh, dhe të lutemi që Allahu të na mundësonë që të përfitojmë diç prej kësaj teme dhe inshaAllah do Allahu që të jemi prej tyre që bazë të kemi Kur'anin dhe Sunnetin.
 
 
E thirrja jonë e fundit është Falenderimi i takon Allahut subhanehu ue teala
 
 
Përgatiti: Faik ASANI

Category: Sira | Added by: El-Kasim (2012-03-09)
Views: 546 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: