Porosi kuranore (52)


Cili është dënimi i merituar për vjedhje, mbytje dhe prostuticion (zina)? Dënimi për vjedhje Ajeti në gjuhën arabe وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُوا أَيْدِيَهُمَا جَزَاءً بِمَا كَسَبَا نَكَالًا مِنَ اللَّهِ وَاللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ. Ajeti në gjuhën shqipe "Vjedhësit dhe vjedhëses pritjani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga Allahu. Allahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.” (Maide, 38) A pranohet pendimi i vjedhësit? فَمَنْ تَابَ مِنْ بَعْدِ ظُلْمِهِ وَأَصْلَحَ فَإِنَّ اللَّهَ يَتُوبُ عَلَيْهِ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ. "E kush pendohet pas punës së ke¬qe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s’ka dyshim, Allahu ia pranon pen¬dimin, Allahu është që falë shumë, është mëshirues.” (Maide, 39) أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ يُعَذِّبُ مَنْ يَشَاءُ وَيَغْفِرُ لِمَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ. "A nuk di se Allahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm i Tij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do.
 
 
Allahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.” (Maide, 40) Kur lejohet dhe kur nuk lejohet juridikisht mbytja e njeriut? ...وَلَا تَقْتُلُوا النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ ذَلِكُمْ وَصَّاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ. "...mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë.” (En’am, 151) وَلَا تَقْتُلُوا النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَمَنْ قُتِلَ مَظْلُومًا فَقَدْ جَعَلْنَا لِوَلِيِّهِ سُلْطَانًا فَلَا يُسْرِفْ فِي الْقَتْلِ إِنَّهُ كَانَ مَنْصُورًا. "Dhe mos e mbytni njeriun që Allahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati) E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos e kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (prej Zotit).” (Isra, 33) Dënimi për mbytje (vrasje)? وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ أَنْ يَقْتُلَ مُؤْمِنًا إِلَّا خَطَأً وَمَنْ قَتَلَ مُؤْمِنًا خَطَأً فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُؤْمِنَةٍ وَدِيَةٌ مُسَلَّمَةٌ إِلَى أَهْلِهِ إِلَّا أَنْ يَصَّدَّقُوا فَإِنْ كَانَ مِنْ قَوْمٍ عَدُوٍّ لَكُمْ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُؤْمِنَةٍ وَإِنْ كَانَ مِنْ قَوْمٍ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ مِيثَاقٌ فَدِيَةٌ مُسَلَّمَةٌ إِلَى أَهْلِهِ وَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُؤْمِنَةٍ فَمَنْ لَمْ يَجِدْ فَصِيَامُ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ تَوْبَةً مِنَ اللَّهِ وَكَانَ اللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا. "Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besimtarin tjetër, përpos gabimisht.
 
 
E kush e mbyt gabimisht një besimtar, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtar dhe shpagimin (e gjakut) t’ia dorëzojë familjes së tij, përpos në qoftë se ia falin (familja gjakun) Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtarë, por i takon popullit që është armik i juaji, atëherë është obligim vetëm lirimi i një robi besimtar. Në qoftë se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrëveshjen me të, atëherë është obligim shpagimi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj Allahut. Allahu është më i dijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.” (Nisa, 92) وَمَنْ يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُتَعَمِّدًا فَجَزَاؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا. "Kush e mbytë një besimtar me që¬llim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” (Nisa, 93) Cila është dispozita e zinasë? وَلَا تَقْرَبُوا الزِّنَا إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاءَ سَبِيلًا. "Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (Isra, 32)
Dënimi për atë që bën prostitucion (zina) dhe për atë që bën shpifje për gratë e ndershme سُورَةٌ أَنْزَلْنَاهَا وَفَرَضْنَاهَا وَأَنْزَلْنَا فِيهَا آَيَاتٍ بَيِّنَاتٍ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ. "(Kjo është) Kaptinë të cilën Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dispozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.” (Nur, 1) الزَّانِيَةُ وَالزَّانِي فَاجْلِدُوا كُلَّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا مِئَةَ جَلْدَةٍ وَلَا تَأْخُذْكُمْ بِهِمَا رَأْفَةٌ فِي دِينِ اللَّهِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآَخِرِ وَلْيَشْهَدْ عَذَابَهُمَا طَائِفَةٌ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ. "...(dispozitë obliguese është që) La¬viren dhe lavirin t’i rrihni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni Allahut dhe botës tjetër.
 
 
 
E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.” (Nur, 2) وَالَّذِينَ يَرْمُونَ الْمُحْصَنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَأْتُوا بِأَرْبَعَةِ شُهَدَاءَ فَاجْلِدُوهُمْ ثَمَانِينَ جَلْدَةً وَلَا تَقْبَلُوا لَهُمْ شَهَادَةً أَبَدًا وَأُولَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ. "Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i rrihni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos ua pranoni dëshminë më ku¬rrë. Të tillët janë të pabesueshëm.” (Nur, 4) إِلَّا الَّذِينَ تَابُوا مِنْ بَعْدِ ذَلِكَ وَأَصْلَحُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ. "Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet Allahu është që shumë falë e mëshiron.” (Nur, 5) Çfarë dëshmie nevojitet në qoftë se burri shpif për gruan e tij se ajo ka bërë imoralitet? وَالَّذِينَ يَرْمُونَ أَزْوَاجَهُمْ وَلَمْ يَكُنْ لَهُمْ شُهَدَاءُ إِلَّا أَنْفُسُهُمْ فَشَهَادَةُ أَحَدِهِمْ أَرْبَعُ شَهَادَاتٍ بِاللَّهِ إِنَّهُ لَمِنَ الصَّادِقِينَ. "Ndërsa ata të cilët shpifin për gra të veta dhe nuk kanë dëshmitar tjetër pos vetes, dëshmimi i çdonjërit prej tyre është, të betohen katër herë në Allahun se e thonë të vërtetën.” (Nur, 6) وَالْخَامِسَةُ أَنَّ لَعْنَةَ اللَّهِ عَلَيْهِ إِنْ كَانَ مِنَ الْكَاذِبِينَ.
 
 
"E pesta (herë e betimit) është, Mallkimi i Allahut qoftë mbi të nëse ai gënjen.” (Nur, 7) Si mund të lirohet nga dënimi gruaja e shpifur? Cila është porosia kuranore? وَيَدْرَأُ عَنْهَا الْعَذَابَ أَنْ تَشْهَدَ أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ بِاللَّهِ إِنَّهُ لَمِنَ الْكَاذِبِينَ. "E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në Allahun se ai (shpifësi) gënjen.” (Nur, 8) وَالْخَامِسَةَ أَنَّ غَضَبَ اللَّهِ عَلَيْهَا إِنْ كَانَ مِنَ الصَّادِقِينَ. "E pesta herë e betimit të jetë që ta godisë hidhërimi i Allahut, atë (gruan) nëse shpifja ka qenë e vërtetë.” (Nur, 9) وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ وَأَنَّ اللَّهَ تَوَّابٌ حَكِيمٌ. "Dhe sikur të mos ishin dhurata dhe mëshira e Allahut ndaj jush (ju do të mbaronit) Pa dyshim Allahu pranon pendimin, është i gjithëdijshëm.” (Nur, 10) Duaja jonë e fundit është falënderimi i takon vetëm Allahut, krijuesit te botëve!
 
M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
Category: Porosi Kur'anore | Added by: El-Kasim (2012-03-04)
Views: 687 | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: