Tefsir i Ibn Kethirit- Surja El Fatiha pjesa e dytë

Ç’do të thotë Istiadhe? 

Istiadhe do të thotë "Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar në mënyre qe ai te mos me pengojë nga feja ime apo nga punët e kësaj bote, apo te me zmbraps nga ajo që Ai më ka urdhëruar, apo të më mashtrojë nga ajo që Allahu më ka ndaluar”. Më të vërtetë, Allahu është ne gjendje qe ta parandalojë shejtanin të prekë birin e Ademit. Kjo është arsyeja pse Allahu na ka lënë qe të jemi te bute me shejtanet prej njerëzve, ne mënyrë qe natyra e bute ta beje atë të shmanget nga e keqja ne te cilën është përfshirë. 

Mirëpo, Allahu na urdhëron qe ne te kërkojmë mbrojtjen e Tij nga e keqja e shejtanit, sepse nëse ai nuk pranon asgjë dhe mirësia nuk ndikon ne te, ai është shejtan i plote. Prandaj vetëm
Ai qe e ka krijuar shejtanin, është ne gjendje ta ndalojë te keqen e tij. Ky kuptim përsëritet vetëm tre here ne Kuran. Allahu thotë:"Ti (Muhamed) tregohu i butë (falë), urdhëro për të mirë, dhe largohu prej të padijshmëve (mos i dëno ata).” (7:199) Kjo ka te beje me qenien njerëzore. 

Pastaj ne te njëjtën sure Allahu thotë: 
"E nëse të godet ndonjë vesvese nga shejtani, ti kërko strehim tek Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di” (7: 200)


Dhe në suren El-Mu'minun, 

"Ti te keqen ktheje me te mire. Ne e dimë me se miri se fare shpifin ata. Dhe thuaj: "O Zoti im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve te djajve!”Dhe mbështetem tek Ti qe ata te mos me afrohen!” (23:96-98)

Me tej Allahu thotë: "Nuk është e barabarte e mira dhe e keqja. Prandaj te keqen ktheje me te mire, se atëherë ai me te cilin keni ndonjë armiqësi, do te behet mik i afërt. Mirëpo, ketë nuk mund ta arrije askush, përveç atyre te cilët janë te durueshëm dhe qe kane virtyte te larta. Dhe nëse ty te ngacmon ndonjë cytje nga djalli, ti kërko mbrojtje prej Allahut. Vërtet, Ai është dëgjuesi, i dijshmi” (4:34-36)


Pse djalli quhet shejtan?

Në gjuhën arabe, emri Shejtan ka prejardhje nga Shatana. Thuhet se emri Shejtan ka prejardhje nga Shata (në kuptimin letrar "i djegur”) sepse ai është krijuar nga zjarri. Disa dijetarë thonë se te dy kuptimet janë të sakta, edhepse kuptimi i parë është më bindës.Sijbawajh (linguisti i famshëm arab) thotë, "Arabët thonë, "Kështu dhe kështu ka Tashejtan,' kur ai bënë ndonjë vepër të keqe. Nëse emri Shejtan ka prejardhje nga emri Shata, ata do te thonin Tashajata (ne vend te Tashajtan) '' Se këndejmi del ne pah se emri Shejtan ka prejardhje nga fjala qe ka kuptimin i larguar,i largët. Kjo është arsyeja pse ata qe janë te rebeluar (djallëzuar) quhen "Shejtan”nga mesi i njerëzve dhe xhinëve. 

Allau thotë, "Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme, në mënyrë të fshehtë, nxit njëritjetrin në mashtrime” (6:12) Transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Dherri se i Dërguari i Allahut ka thënë: 

"O Ebu Dherr! Kërko mbrojtjen e Allahut nga e keqja e njerëzve dhe xhinëve.”Ebu  Dherri thotë e pyeta atë (te Dërguarin), "A ka njerëz shejtanë?” Ai u përgjigj: "Po”.

Transmetohet ne Sahihun e Muslimit nga Ebu Dherri se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Gruaja, gomari dhe qeni i zi e prishin namazin” (nëse kalojnë para atyre të cilët nuk falën me sutra-pengesë).


Ebu Dherri thotë: "I thashë: `Ku është dallimi në mes qenit të zi, qenit të kuq apo të verdhë’, kurse ai tha: 
"Qeni i zi është shejtan”


Po ashtu Xhabir et Taberi, transmeton se Umer bin Hatabi njëherë ngiste një Berthewn(deve e madhe), e cila filloi te ecte ne mënyre te vrazhde. Umeri vazhdonte ta godiste kafshën, por ajo ecte çuditshëm. Umeri zbriti nga kafsha dhe tha "Pasha Allahun, ti me ke mbartur ne një shejtan. Unë nuk zbrita prej saj, derisa nuk ndjeva diçka te çuditshmene zemrën time”. Sipas zinxhirit te transmetuesve, hadithi është autentik.


Kuptimi i fjalës Rraxhim

Err-Rraxhim do të thotë i përjashtuar nga çdo lloj bamirësie. Allahu thotë: 
"Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve” (67:5)


Allahu thotë: 
"Vërtet, Ne e kemi zbukuruar qiellin me te afërt me bukurinë e yjeve dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.” (37:6-10)


Me tej Allahu thotë: "Ne në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje. Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar, përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).”


Ekzistojnë ajete te shumta me kuptim te njëjtë. Thuhet se Rraxhim do te thotë person i cili hedh apo bombardon gjërat, sepse shejtani hedh dyshim dhe mendime te këqija ne mendjet dhe zemrat e njerëzve. Kuptimi i pare është me i njohur dhe me shume i pranuar. 

Bismilahi është ajeti i pare i El-Fatihas

Sahabet e fillonin leximin e Librit te Allahut me 

1. Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Meshireberesit”.

Dijetaret pajtohen se Bismilah është pjesë e sures Neml (sureja 27).Ata kane mospajtime se a ashte apo jo pjese e ndare nga çdo kaptine, a është ajet apo pjese e ndonjë ajeti, përfshirë çdo kaptine ku Bismilah paraqitet ne fillim te sures.Ed-Darakutni transmeton një hadith nga Ebu Hurejra qe mbështet hadithin e Ibn Kuzejmes. Po ashtu thuhet se edhe Aliu, Ibn Abasi dhe te tjerët kane mendim te njëjtë. Mendimi se Bismilahi është pjese e çdo kaptine, me përjashtim te kaptinës se nëntë të Kuranit (Et-Teube) është mendim i sahabëve, Ibn Abasit, Ibn Umerit, Ibn Zubejrit, Ebu Hurejres dhe Aliut.

Të njëjtin mendim kanë pasur edhe tabi’inet: `Ata', Tawus, Sa`id bin Xhubajr, Makhuli dhe ez-Zuhriu. Kjo është edhe pikëpamja e Abdullah bin el-Mubarekut, Shafiut, Ahmed bin Hanbelit, Is’hak bin Rahwajhit dhe Ebu Ubejde El-Kasim bin Salamit.Mendim të kundërt kanë Maliku, Ebu Hanife. Pasuesit e tyre thanë se Bismilah nuk është ajet as në El-Fatiha dhe në asnjë sure tjetër. Davudi thotë se është ajet i ndarë në fillim të çdo kaptine dhe nuk është pjesë përbërëse e vetë sures (këtë mendim thuhet se e ka pasur edhe Ahmed bin Hanbeli). 

Bismilahi me zë të lartë në namaz

Sa i përket thënies së Bismilahut me zë të lartë gjatë namazit, ata që nuk pajtojnë se është pjesë e El-Fatihas, thonë se nuk duhet të thuhet me zë. Dijetaret të cilët thanë se Bismilahu është pjesë e çdo sure (përveç sures Teube), patën mendime të ndryshme; disa prej tyre, si Shafiu, thanë se Bismilahu duhet të lexohet me zë. 

Sipas Ibn Abdul Berrit dhe El-Bejheki, ky është edhe mendimi i shumicës së sahabeve, Tabi’ineve dhe imamëve te myslimaneve prej Selefit në gjeneratat e mëvonshme. Ky është mendimi i Ebu Hurejres, Ibn Umerit, Ibn Abasit, Muavijes, Umerit dhe Aliut. Po ashtu, katër kalifët thuhet të kenë mbajtur këtë qëndrim, edhe pse këto fjalë mund të kundërshtohen nga thëniet e tyre.

Dijetaret prej Tabi’ineve të cilët e dhanë këtë Tefsir përfshijnë Sa`id bin Xhubejrin, Ikremah, Ebu Kilabahun, ez-Zuhriun, Ali bin el-Hasanin, djalin e tij Muhamedin, Sa`id bin el-Musajibin, `Ata'n, Tawusin, Muxhahidin, Salimin, Muhamed bin Ka`b el-Kurazin,Ebu Bekr bin Muhammed bin `Amr bin Hazmin, Ebu Wa'ilin, Ibn Sirinin, Muhamed bin el-Munkadirin, `Ali bin `Abdullah bin `Abbasin, djalin e tij Muhamedin, Nafi`un - robin e liruar të Ibn `Umerit, Zaid bin Aslamin, `Umer bin `Abdul-Azizin, El-Azrak bin Kajsin, Habib bin Ebi Thabitin, Ebu Esh-Sha`tha'un, Makhulin dhe `Abdullah bin Ma`kil bin Mukarriun.

Po ashtu Bejhekiu kësaj liste i shton edhe `Abdullah bin Safwanin, dhe Muhamed bin Al-Hanefije. Ndersa Ibn Abdul Berri shton edhe Amr bin Dinarin. Dëshmia në të cilën bazohen këta dijetarë është se Bismilahu është pjesë e Fatihas dhe si e tille duhet te lexohet si edhe pjesa tjetër e kësaj sure. 

Transmetojne, En-Nesa'i në Sunenin e tij, Ibn Hibbani dhe Ibn Khuzejme në Sahihet e tyre dhe Hakimi ne Mustadrekun e tij, se Ebu Hurejre njëherë u fal dhe lexoi Bismilahun me zë të lartë. Pasi mbaruan faljen e namazit, Ebu Hurejre tha: "Midis jush, unë kam falur namazin që është me i përafërti me atë të të Dërguarit të Allahut”. Darekutni, el-Khatibi dhe Bejhekiu thonë se ky është hadith sahih. 

Në Sahihun e Buhariut transmetohet se Enes bin Maliku qe pyetur për mënyrën e faljes së të Dërguarit dhe leximit te tij. Ai tha: "Leximi i tij nuk ishte i ngutshëm''. Pastaj u tregoi atyre që e pyeten mënyrën e leximit duke zgjatur leximin e Bismilahi Rrahmani Rrahim. 

Në Musnedin e Imam Ahmedit, Sunenin e Ebu Dawudit, Sahihet e Ibn Hibbanit dhe Mustadrekun e Hakimit, transmetohet se Ummu Seleme ka thënë: ”I Dërguari i Allahut gjatë leximit të Kuranit e kishte zakon që të lexonte secilin ajet veç e veç”, 

"Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit,

Gjithë falënderimet dhe lavdërimet janë për Alllahun, Zotin e gjithësisë Mëshiruesit, Mëshirëbërësit Sunduesit të Ditës së Gjykimit.''

Darekutni thotë se zinxhiri i këtij transmetimi është sahih. Imam Ebu `Abdullah EshShafiu dhe Hakimi në Mustedrek, transmetojnë se Muaviu printe në namaz në Medine dhe se ai nuk e lexoi Bismilahin me zë. Muhaxhirët që ishin te pranishëm, e kritikuan atë. Kur ai priu në namazin tjetër, ai lexoi Bismilahun me zë. Hadithet e lartë përmendura japin dëshmi të mjaftueshme për mendimin se Bismilahilexohet me zë të lartë. Ne nuk do te ndalemi shumë në shpjegimin se cilat janë hadithe te dobëta, pasi qe kjo nuk është punë e jona. Të tjerë thanë se Bismilahi nuk duhet të lexohet më zë të lartë gjatë namazit, dhe kjo ështëpraktika e ndërtuar nga katër kalifët si dhe e Abdullah bin Mughafalit dhe disa prej tabi’ineve dhe brezave të mëvonshëm. Është edhe pikëpamje e Mehdhebit te Ebu Hanifes, Thawarit, dhe Ahmed bin Hambelit. 

Imam Maliku thotë se Bismilahi nuk lexohet as me zë, as pa zë. Ky grup thënien e tyre e mbështesin në pikëpamjen e Imam Malikut, i cili transmeton hadithin nga Aishja radiallahu anhu, e cili thotë se i Dërguari i Allahut e fillonte namazin me tekbir (Allahu Ekber), dhe pastaj lexonte: "Gjithë falënderimit dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e Botëve” (Ibn Hatimi 1:12).

Po ashtu në të dy Sahihet transmetohet se Enes bin Maliku ka thënë: "Jam falur pas të Dërguarit të Allahut, Ebu Bekrit, Umerit, dhe Uthmanit, dhe ata e fillonin namazin me: "Gjithë falënderimit dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e Botëve” Muslimi shton, "Dhe ata nuk përmenden: "Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbëresit”, as në fillim dhe as në fund të leximit të Kuranit. Njëjtë me këtë transmetohet edhe në librat e Sunetit nga Abdullah bin Mughafal, Allahu qoftë i kënaqur me të. Këto janë mendimet që kanë pasur imamët e shquar. Dhe thëniet e tyre janë të njëjta me te cilat ata edhe pajtohen sa i përket leximit te Fatihas tek ai që falet me zë apo në heshtje, se namazi i tij është i rregullt. 


Vlera e El-Fatihas

Imam Ahmedi transmeton në Musnedin e tij se një njeri që kalëronte pas profetit ka thënë: "Kafsha e Profetit mori në thua dhe unë thashë "Shejtani i mallkuar”. Profeti tha:"Mos thuaj Shejtani i mallkuar, sepse nëse i thua këto fjalë, Shejtani bëhet arrogant dhe thotë "Me forcën time e bëra të rrëzohej’. Kur të thuash Bismilah, shejtani bëhet i vogël sa një mizë”.

En-Nesai transmeton në librin e tij El Jewm wel Lejleh, e po ashtu edhe Ibn Marduwxhehnë Tefsirin e tij se Usman bin Umejri ka thënë: "Isha duke kalëruar pas Profetit...” dhe ai përmendi hadithin e mësipërm. Profeti në këtë transmetim tha: "Mos i thuaj këto fjalë, sepse shejtani pastaj rritet i madh sa një shtëpi. Më mirë thuaj Bismilah, sepse shejtani bëhet i vogël sa një mizë”


Ky është bekimi i leximit të Besmeles.

Bismilahi rekomandohet para kryerjes së çdo vepreTë thënët e Besmeles është e pëlqyeshme para fillimit te çdo vepre dhe pune. P. Sh. Besmelja është e pëlqyeshme para fillimit të hutbes (fjalimit). Besmelja rekomandohet para hyrjes në vendin të cilin njeriu dëshiron ta çlirojë nga armiku dhe për këtë praktikë ekziston një hadith. Besmelja rekomandohet para marrjesabdes dhe para pastrimit. Imam Ahmedi dhe shkruesit e Sunenit transmetojnë nga Ebu Hurejre, Said bin Zbejri dhe Ebu Seidi se i Dërguari i Allahut ka thënë:"Nuk ka bereqet-begati të vlefshme për atë që nuk ka përmendur emrin e Allahut në të”.

Ky hadith është hasen (i mire). Besmelja preferohet para ngrënies së ushqimit. Muslimi 
transmeton në Sahihun e tij se i Dërguari i Allahut i ka thënë Umer ibnu Ebi Selemes 
ndërsa ai ishte nën kujdesin e tij si fëmijë:"Thuaj Bismilah, ha me dorën tënde të djathte dhe ha nga ajo qe gjendet para teje (ha para vetes)”

Disa nga dijetaret thonë se të thënët e Besmeles para ngrënies se ushqimit është e detyrueshme. Besmelja pëlqehet te thuhet edhe para marrëdhënieve seksuale mes bashkëshortëve (burrë-grua). Në të dy Sahihet transmetohet nga Ibn Abasi se i Dërguari i 

Allahut ka thënë: Nëse secili prej jush, para se të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij, thotë: "Me emrin e Allahut, o Zot, na e largo djallin nga ne dhe nga ajo me çka do të na furnizosh 
(pasardhësit)”, nëse është e shkruar që ata të kenë fëmijë, Shejtani nuk do të jetë kurrë në gjendje ta lëndojë atë fëmijë”.

Kuptimi i fjalës "Allah”

Allah është emri i Zotit, të Lartit, Madhështorit. Emri Allah është prej emrave më të mëdhenj të Allahut, sepse kur i referohemi cilësive të Allahut, e përmendim me këtë emër. P.sh Allahu thotë: "Ai është Allahu dhe nuk ka zot tjetër qe meriton te adhurohet pos Tij. Vetëm Ai e di te fshehtën dhe te dukshmen. Ai është Mëshiruesi, Mëshirberesi! Ai është All-llahu dhe nuk ka ka zot tjetër qe meriton te adhurohet përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), Sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli), Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i madhërishëm, i lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të 
bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!”

Allahu përmend disa nga emrat e Tij si veti të emrit të tij Allah. Allahu thotë: "Dhe te gjithe emrat me te mire i takojne All-llahut, andaj Atë thirreni me ta” (7:180)  dhe 

"Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit”. (17:110)

Transmetohet në të dy Sahihet nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Allahu ka nëntëdhjetenëntë emra, njëqind pa një. Kushdo që i mëson dhe i vepron në pajtim me kuptimin e tyre, do të hyjë në xhenet.”Këta emra janë përmendur në një hadith të transmetuar nga Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe, dhe në mes tyre ka disa dallime.

Kuptimi i Err-Rrahman dhe Err-Rrahim 

Err-Rrahman dhe Err-Rrahim janë dy emra te prejardhur nga emri Err-Rrahman, por Rrahman ka më tepër kuptime që i përshtaten mëshirës sesa Err-Rrahim. Ekziston një thënie nga Ibn Xheriri që tregon pajtueshmëri për këtë kuptim. Kurtubiu thotë: "Prova se këta emra janë te prejardhur (nga Err-Rrahman) është në hadithin i transmetuar nga Tirmidhiu dhe i cili thotë është sahih nga Abdurrahman bin Auf se i Dërguari i Allahut ka thënë: 

"Allahu i Madhërishëm ka thënë: 'Unë jam Err-Rrahman. Unë kam krijuar Rrehem (mitrën, d.mth lidhjet familjare) dhe kam nxjerr emrin e saj nga emri Im. Kushdo që i përmbahet atij, Unë do t’i mbaj lidhjet me të, dhe kushdo qe nuk i përmbahet atij, Unë do t’i shkëpus lidhjet me të.” 

Pastaj ai tha: "Ku është një tekst që tregon prejardhjen”. Më pas tha: ''Arabet e mohonin emrin Err-Rrahman për shkak të paditurisë së tyre që kishin për Allahun dhe Cilësitë e Tij.'' 

Kurtubi thotë: "Sipas Ebu Ubejdes Err-Rrahman dhe Err-Rrahim kanë të njëjtin kuptim ashtu siç kanë fjalët Nedmen dhe Nedim. Ebu El Farisi thotë: "Err-Rrahman, emër ekskluziv i Allahut. Ky emër përmbledh çdo lloj mëshire që Allahu ka. Err-Rrahim është ajo çka i forcon besimtarët”. Allahu thotë: "Dhe Ai është Rrahim (i Mëshirshëm ) ndaj besimtarëve” (33:43) Ibn Abasi për Err-Rrahman dhe Err-Rrahim thotë: "Ata janë dy emra të butë. Njëri më i butë se tjetri (d.m.th njeri nënkupton mëshirë me tepër).''

Transmeton Ibn Xheriri nga Es-Suri bin Jahja et-Temimi, se Uthman bin Zufari në lidhje me emrat e Allahut Err-Rrahman dhe Err-Rrahim, ka thënë: "Ai është Er-Rrahman me të gjitha krijesat e Tij dhe Err-Rrahim me besimtaret.'' 

Thënia e Allahut 

"Pastaj Ai u ngrit ( Istiwa) mbi Fron (në mënyrën siç i takon Madhështisë së Tij” Rrahman 25:59 dhe "(E Ai është) Mëshiruesi që qëndron mbi Arshin (e mban sundimin mbi gjithçka që ekziston).” (20:5) 

Prandaj Allahu e përmend ngritjen në qiell (Istawa ) si ngritje mbi Fronin e Tij se bashku me emrin Err-Rrahman, për të treguar se Mëshira e Tij i përfshinë të gjitha krijesat. 

Gjithashtu Allahu thotë: "Dhe Ai është gjithmonë Rrahim (i Mëshirshëm) me besimtarët”, duke përfshirë besimtarët me emrin e Tij Er-Rrahim. Ata thanë: "Kjo dëshmon për faktin se Er-Rrahman mbart një kuadër më të gjerë të kuptimeve që kanë të bëjnë me mëshirën e Allahut me krijimin e Tij në të dy jetët. Ndërkohë, Err-Rrahim është vetëm për besimtarët.'' Por, duhet përmendur se ka një lutje që lexohet: 

"Rrahmani dhe Rrahimi i kësaj dhe jetës se ardhshme ( pas vdekjes). ” 

Emri i Allahut Err-Rrahman i takon ekskluzivisht vetëm Atij. P.sh Allahu thotë: "Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit”. 17:110 dhe 

"E ti pra, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota të tjerë?” (43:45)

Më tej, kur Musejleme gënjeshtari e quajti veten Rrahman i Jamamahës, All-llahu e bëri atë të njohur me emrin `Gënjeshtar'. Për këtë arsye, sa herë që përmendet Musejleme, ai përshkruhet si `Gënjeshtar'. Ai u bë shembull për të gënjyer në mesin e banorëve të qyteteve dhe fshatrave dhe banorëve të shkretëtirës, beduinëve.

Prandaj, All-llahu më parë përmendi emrin e Tij - All-Allah - që është vetëm i Tij dhe e përshkroi këtë emër me Er-Rahman, i cili nuk i lejohet askujt tjetër për përdorim, ashtu si tha All-llahu,

"Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit”. 17:110 

Vetëm Musejlemja dhe ata që e pasuan rrugën e tij te gabuar e përshkruanin atë si Err-Rrahman. Sa i përket emrit te Allahut Err-Rrahim, Allahu i ka përshkruar te tjerët me këtë emër. Për shembull, Allahu thotë: 

"Juve ju erdhi i dërguar( Muhamei) nga mesi juaj( të cilin ju e njihni mirë), atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët”. (9:128)

Allahu ka përshkruar disa nga krijesat e Tij duke përdorur disa nga emrat e Tij te tjerë, Allahu thotë: "Më të vertetë, Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar(Nutfah) për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë (‘Sami) dhe të shohë (Basir)” (76:2)

Si përfundim, ka edhe shume emra te tjerë te Allahut te cilët përdoren përveç emrit Allah, disa nga këta emra janë te veçante dhe ekskluziv vetëm për Allahun, si Allah, Rrahman, El- Halik ( Krijues) , Er-Rrezak etj. 

Allahu filloi Tesmijen ( d.m.th Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbëresit) me emrin e Tij dhe e përshkroi veten si Err-Rrahman ( e qe është me i bute dhe me i përgjithshëm se sa Rrahim. Emrat më të ndershëm përmendën se pari, ashtu siç ka bere i Madhërishmi këtu.) 
Një hadith i transmetuar nga Ummu Seleme thotë se i Dërguari i Allahut e lexonte ( Kuranin) shume qartë dhe ngadalë shkronjë për shkronjë. 

"Me emrin e All-llahut,Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! I gjithë falenderimi dhe lavderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!” 1: 1-4 

Dhe kjo është mënyra se si një grup i dijetareve e lexojnë atë. Te tjerë e lidhin leximin e Tesmijes me Elhamin. I gjithë falenderimi dhe lavderimi i takon All-llahut, Zotit të Gjithësisë”

Category: Tefsir | Added by: El-Kasim (2012-03-04)
Views: 1890 | Rating: 4.0/1
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: