Tefsir i Ibn Kethirit- Surja El Fatiha pjesa e parë


Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

El Fatiha - Hapja

Është shpallur në Meke
Pjesa e parë

Kuptimi i El-Fatihas dhe emrat e saj

Kjo kaptinë quhet El-Fatiha e që në gjuhën tonë ka kuptimin Hapja e Librit, është kaptina me të cilën fillojnë lutjet-namazi. Nga shumica e dijetarëve është quajtur Umm Al-Kitab (Nëna e Librit). Në hadith autentik të transmetuar nga Tirmidhiu, i cili e ngriti ne shkallën sahih, Ebu Hurejra transmeton e thotë se i Dërguari i Allahut, Muhamedi salallahu alejhi we selem ka thënë:

"Elhamdulilahi-Rabbil-‘Alemin është Nëna e Kur’anit, Nëna e Librit dhe shtatë ajetet e Ku’ranit të lavdishëm që përsëriten (shtatë ajetet e kësaj sureje përsëriten në çdo rekat gjatë namazit)”.

Gjithashtu, është quajtur edhe El-Hamd dhe Es-Salah, sepse Profeti salallahu alejhi we selem ka thënë se Allahu ka thënë:

"E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma”. Kur robi thotë:’Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të Gjithësisë!’ Allahu thotë: "Robi im më lavdëroi”.
El-Fatiha është quajtur edhe Salah, sepse të recituarit e saj është kusht për vlefshmërinë e namazit. Është quajtur edhe Esh-Shifa’ (Shërimi). Gjithashtu, quhet edhe Er-Rukjeh (shërim, mjet shërimi), sepse në Sahih ekziston rrëfimi i Ebu Seidit ku tregon historinë e Sahabiut i cili i këndoi El-Fatihan udhëheqësit të një fisi i cili ishte i helmuar. Më vonë, i Dërguari i Allahut tha sahabiut:

"Nga e dite se ajo është rukje?”

Ibn Abasi, Katade dhe Ebu-El Alij thonë se El-Fatiha është shpallur në Meke.

Allahu thotë:
"Më të vërtetë, Ne u kemi dhuruar juve shtatëshen Methani (shtatë ajetet e kaptinës El-Fatiha që përsëriten)”(15:87).

Allahu e di më së miri.

Sa ajete ka El-Fatiha?

Nuk ka kurrfarë mospajtimi se El-Fatiha ka shtatë ajete. Sipas shumicës së lexuesve të Kufas, një grupi të Sahabeve, tabi’inëve dhe një numri dijetarësh nga gjeneratat e suksesshme Bismilahi është një ajet i ndarë në fillim të kësaj kaptine për të cilën do të bëjmë fjalë serish, me lejen e Allahut, dhe tek Ai mbështetemi. Numri i shkronjave dhe fjalëve në El-Fatiha Dijetarët thonë se El-Fatiha përbehet prej njëzetepesë fjalëve dhe njëqindetrembëdhjetë shkronjave.

Arsyeja pse quhet Nëna e Librit

Në fillim të Librit të Tefsirit, në Sahihun e tij, Buhariu thotë:"Quhet Nëna e Librit sepse me këtë kaptinë fillon Kur’ani dhe se namazi fillon me recitimin e saj”.

Është thenë se quhet Umm-el Kitab, sepse përmban tërë kuptimin e Kur’anit.
Ibn Xheriri thotë:”Arabët e quajnë gjithëpërfshirëse çdo gjë që përmban specifika të fushave të ndryshme. Edhe flamurin që bashkon radhët e ushtrisë ata e quajnë Umm.”
Ai gjithashtu ka thënë: "Meka është quajtur Umm el-Kura (Nëna e Qyteteve) sepse është me i madhi dhe prijësi i të gjitha fshatrave. Gjithashtu thuhet se toka është krijuar duke filluar nga Meka".
Më tej, imam Ahmedi shënon se Ebu Hurejre ka treguar për Umm-el Kur’an se ka dëgjuar Profetin duke thënë:

"Ajo Është Umm el-Kur'an, shtatë ajetet e Kur’anit të Lavdishëm që përsëriten". Të njëjtin hadith nga Ebu Hurejre e transmetojnë Ebu Xhaferi dhe Muhamed Ibn Xherir et Taberi.

Mirësitë e El-Fatihas

Transmeton Imam Ahmed Ibn Hambeli në Musnedin e tij se Ebu Seid bin Mua’lla ka thënë: "Isha duke u falur, kur më thirri Profeti, kështu që nuk iu përgjigja, derisa e mbarova namazin. Më pas, iu afrova atij dhe ai më tha:’Ç’të pengoi ty të vije?

A nuk ka thënë Allahu:

"O ju që keni besuar! Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit të Tij kur ai u thërret tek ajo që u jep jetë".

Pastaj tha:

"Para se të largohesh nga kjo xhami, unë do të të mësoj suren më të vlefshme në Kur’an”. Ai më mbante dorën dhe, kur po bëhej gati të largohej nga xhamia, i thash:"O I Dërguar i Allahut, ju thatë se do të më mësoni suren më të madhe nga Kur’ani”. "Po”, tha ai.

Elhamdu lilahi Rabbil-`Alamin
"Ajo është shtatëshja që përsëritet dhe Kur’ani i Lavdishëm që më është dhënë mua.'' Këtë hadith e transmetojnë edhe Buhariu, Ebu Davudi, En Nesai dhe Ibn Maxhe. Gjithashtu, Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejre:"I Dërguari i Allahut doli jashtë derisa Ubej bin Ka’b po falej dhe tha:"O Ubej!!”. Ubej nuk u përgjigj. Profeti sërish thirri:”O Ubej!”. Ubej e shpejtoi namazin dhe më pas vajti tek i Dërguari i Allahut duke i thënë:”Selam alejkum, ja Resulullah”. Profeti i ktheu përshëndetjen dhe e pyeti:”O Ubej, ç’të pengoi të më përgjigjeshe kur unë të thirra?’’. Ai tha:"O i Dërguari i Allahut! Isha duke falur namaz”. Ai tha:"A nuk ke lexuar në atë që Allahu më shpalli mua

"Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit të Tij kur ai u thërret tek ajo që juve u jep jetë”.

Ai tha:"Po, o i Dërguari i Allahut! Nuk do ta përsërisë më këtë.”' Profeti tha:
"A dëshiron të të mësoj një sure e që si kjo nuk është shpallur asgjë në Teurat, Inxhill, Zebur dhe Furkan?’’ Ai tha:”Po, o i Dërguari i Allahut”. I Dërguari i Allahut tha:"Shpresoj të mos dal nga kjo derë gjersa ti ta mësosh këtë”. Kabi thotë:"Derisa po fliste i Dërguari i Allahut, më mbante dorën. Ndërkohë unë ngadalësoja nga frika se ai do të arrinte tek dera para se ne ta mbaronim bisedën. Kur arritëm tek dera, i thash:"O i Dërguari i Allahut! Cila është surja që më premtove të më mësosh?”Ai më pyeti:"Çka
lexon në namaz?”Ubej thotë – Ia lexova atij Umm-el Kur’an ndërsa i Dërguari tha: "Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Allahu kurrë nuk ka zbritur në Teurat, Inxhil, Zebur apo Furkan ndonjë sure si kjo. Këto janë shtatë ajetet që përsëriten e që më janë dhënë mua”.

Trimidhiu thotë se ky hadith është hasen Sahih.

Ekziston edhe një hadith i ngjashëm rreth kësaj teme e që tregohet nga Enes bin Maliku, më tej Abdullahu, i biri i Imam Ahmedit, i cili shënon këtë hadith nga Ebu Hurejre, ky nga Ubei bin Ka’b, ku ai përmend një hadith më të gjatë, mirëpo me fjalë të njëjta si ky.

Trimidhiu dhe En-Nasai e transmetojnë këtë hadith nga Ebu Hurejre, nga Ubei bin Ka’b i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut ka thënë:"Allahu kurrë nuk ka zbritur asgjë të ngjashme në Teurat apo Inxhill siç ka zbritur Umm el- Kur’an, janë shtatë ajetet që përsëritën dhe është e ndarë në dy pjesë ndërmjet Allahut dhe robërve të Tij” Këto fjalë janë sipas transmetimit të En-Nesait. Tirmidhiu thotë se hadithi është Hasen Gharib.

Transmeton Imam Ahmedi se ibn Xhabiri ka thënë:”Shkova tek i Dërguari i Allahut pasi ai mori abdes dhe i thash:"Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi ty, o i Dërguari i Allahut!”Ai nuk u përgjigj, kështu që unë serish i thashë: "Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi ty, o i Dërguari i Allahut!”Ai ende nuk mu përgjigj, kështu që unë serish i thashë: "Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi ty, o i Dërguari i Allahut!”Ai prapë nuk mu përgjigj. I Dërguari u largua ndërsa unë e ndiqja pas derisa ai arriti në vendqëndrimin e tij. Unë shkova në xhami dhe u ula aty i mërzitur dhe i dëshpëruar. I Dërguari i Allahut doli pasi mori abdes dhe tha; "Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi ty! Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi ty! Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi ty!”Pastaj tha:"O Abdullah bin Xhabir! A të të njoftoj për suren më të mirë në Kur’an?’’ Unë i thashë, "Po, o i Dërguari i Allahut”. Ai tha:‘’Lexo: "I tërë falënderimi i takon Allahut, Zotit të gjithësisë”derisa ta përfundosh atë”. Ky hadith ka zinxhir të mirë transmetuesish.

Disa dijetarë mbështeten në këtë hadith si dëshmi se disa ajete dhe kaptina kanë më tepër mirësi se disa ajete apo kaptina të tjera.

Veç kësaj, në kapitullin për mirësitë e Kur’anit, Buhariu transmeton se Ebu Seid El Hudriu ka thënë: "Njëherë ishim në udhëtim kur erdhi një shërbëtore dhe tha:"Udhëheqësi i kësaj zone është helmuar dhe populli i saj janë larguar që këtej. A ka ndonjë mjekues ndërmjet jush?’’ Pastaj një burrë, njohuritë e të cilit nuk na interesonin, shkoi pas saj. Ai i lexoi një rukje dhe personi u shërua. Udhëheqësi i dha atij si dhuratë tridhjetë dele dhe ca qumësht. Kur ai u kthye, ne i thamë: "A di ndonjë rukje të re, apo e ke bërë këtë edhe më herët”. Ai tha: "I lexova si rukje Umm Al-Kitab”. Ne i thamë: "Mos bëjë asgjë më tepër, derisa ta pyesim të Dërguarin e Allahut”. Kur u kthyem në Medine, ia përmendem këtë të Dërguarit dhe ai tha:
"Atij që tha se është rukje ndajani delet dhe më lini mua një pjesë”.

Muslimi në Sahih dhe En-Nasa’i në Suneh transmetojnë se Ibn Abasi ka thënë: "Kur Xhibrili ishte me të Dërguarin e Allahut, dëgjoi një zhurmë që vinte nga lart. E ngriti shikimin drejt qiellit dhe tha: "Kjo është një derë në qiell që po hapet e që nuk është hapur kurrë më pare gjer me tani”. Një melek zbriti nga ajo derë, iu afrua Profetit dhe tha: "Pranoje lajmin e gëzuar për dy drita që të janë dhënë ty e që nuk iu janë dhënë asnjë profeti para teje: Hapja e Librit (El-Fatiha) dhe tri ajetet e fundit të surës El- Bekare. Nuk do të lexosh asnjë shkronjë prej tyre e të mos kesh përfitim”. Ky është hadith i mbledhur nga En-Nesai (El-Kubra 5:12) dhe Muslimi e mblodhi me fjalë të njëjta. (1:554)

El-Fatiha dhe Namazi

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ka thënë:
"Kushdo që falë ndonjë namaz e në të nuk lexon Umm-el Kur’an, namazi i tij s’është i plotë”. Ai e tha këtë tri herë.

Ebu Hurejre qe pyetur:"Po kur rrimë prapa imamit?’’ Ai tha: "Lexojeni në heshtje, sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë:
Allahu i Lartësuar ka thënë: `E kam ndarë namazin (El-Fatihan) në dy gjysma ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe robi do ta fitojë atë për të cilën është lutur. Nëse ai thotë: "Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve”, Allahu thotë: "Robi Im më lavdëroi”' Kur robi thotë: "Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”, Allahu thotë: ”Robi Im më lartësoi” Kur Robi thotë: "Sunduesit të Ditës së Gjykimit”, Allahu thotë: `Robi Im më lavdëroi (i është bindur Madhërisë Sime)'

Kur robi thotë: "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”, Allahu thotë: `Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim, dhe ai do ta fitojë atë për të cilën është lutur.' Kur robi thotë:

"Udhëzona në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që u ke dhuruar bekimin Tënd, jo në rrugën e atyre me të cilët je i hidhëruar e as në të atyre që e humbën veten!”, Allahu thotë: `Kjo është për robin Tim dhe ai do ta këtë atë që e ka kërkuar''

Këto janë fjalët e transmetuara nga En-Nesa'i, ndërsa Muslimi dhe En-Nesa'i shënojnë hadithin me këto fjalë: "Gjysma është për Mua dhe gjysma tjetër për robin Tim, dhe robi do ta këtë atë që e ka kërkuar.''

Shpjegimi i këtij hadithi
Në hadithin e fundit është përmendur fjala Salah (namaz), që i referohet të recituarit të Kur’anit (në këtë rast El-Fatiha), ashtu siç thotë Allahu në një ajet tjetër Kur’anor: "Dhe faluni jo më zë të lartë apo të ulët, por zgjidhni një rrugë të mesme”, e që nënkupton recitimin e Kur’anit ashtu siç thuhet në Sahihun e treguar nga Ibn Abasi. Po ashtu në hadith, Allahu thotë: "E kam ndarë namazin në dy gjysma ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe robi do ta fitoj atë për të cilën është lutur”.

Më tej Allahu na sqaron ndarjen në të cilën përfshihet El-Fatiha, duke na e bërë të qartë rëndësinë e recitimit të Kur’anit gjatë namazit e që është një prej shtyllave më të rëndësishme. Vëreni se edhe pse fjala `salah' është përdorur këtu, ajo nuk është përdorur në kuptimin e plotë, por më tepër është përdorur si pikë referimi në kuptimin e recitimit të Kur’anit. Ngjashëm fjala ‘recitim-lexim”është përdorur me kuptimin e lutjes-namazit ashtu siç shihet nga kjo thënie e Allahut: "Dhe lexoni Kur’anin herët në agim. Më të vërtetë, leximi i Kur’anit në agimin e hershëm dëshmohet gjithmonë”, duke iu referuar namazit të sabahut.
Në të dy Sahihet thuhet se melaiket e natës dhe ditës janë të pranishme
gjatë këtij namazi.

Leximi i El-Fatihas është i detyrueshëm në çdo rekat të namazit

Të gjitha këto fakte dëshmojnë për domosdoshmërinë e leximit të Kur’anit (El-Fatihas) në çdo namaz, dhe për këtë rregull ekziston pajtueshmëri në mes të dijetareve. Këtë e dëshmon edhe hadithi që e përmendem më herët e ku thuhet: "Kushdo që fal namaz dhe në të nuk lexon Umm-el Ku’ran, namazi i tij s’është i plotë" Po ashtu në të dy Sahihet transmetohet nga ‘Ubadah bin es-Samit se i Dërguari i Allahut ka thënë:
"Nuk ka namaz për këdo që nuk lexon Hapjen e Librit”.
Transmetohet nga Ebu Hurejra në Sahihet e Ibn Kuzejmes dhe Ibn Hibanit se i Dërguari Allahut ka thënë: "Namazi gjatë të cilit nuk lexohet Umm el-Kur'an, është i pavlefshëm”. Për këtë çështje ekzistojnë edhe shumë hadithe të tjera. Prandaj, leximi i Hapjes së Ku’ranit gjatë namazit nga imami dhe ata që falen pas tij është i detyrueshëm dhe atë në çdo rekat.

Tefsiri i Istiadhes

Allahu thotë: "Ti (Muhamed) tregohu i butë (falë), urdhëro për të mirë dhe largohu prej të padijshmëve (mos i dëno ata). E nëse të godet ndonjë vesvese nga shejtani, ti kërko strehim tek Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di”(7: 199-200)

"Dhe të keqen Ti ktheje me të mirë. Ne e dimë më së miri se çfarë shpifin ata. Dhe thuaj: "O Zoti im, unë mbrohem me ty prej cytjeve të djajve! Dhe mbështetëm tek Ti që ata të mos më afrohen!” (23:97-98)

"Të keqen ktheje në mënyrën më të mire, se atëherë ai me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo, këtë nuk mund ta arrij askush prej jush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush tjetër pos atyre që kanë virtyte të larta. E nëse ty të ngacmon djalli, ti kërko mbrojtje prej Allahut, se vërtetë Ai është dëgjuesi, i Dijshmi!”

Këto tri ajete janë ajetet e vetme që mbartin këtë kuptim. Allahu ka urdhëruar që ne të jemi armiq të butë kundër njerëzve, në mënyrë që kjo butësi të na e kthejë atë në një aleat dhe përkrahës. Ai gjithashtu urdhëron që të kërkojmë mbrojtje nga armiku shejtan, sepse ai nuk zbutet, nëse ne e trajtojmë me mirësi dhe butësi. Shejtani kërkon shkatërrimin e birit të Ademit si pasojë e ligësisë së tij dhe urrejtjes që ka pasur gjithmonë kundër babait të njerëzimit, Ademit.

Allahu thotë: "O Bijtë e Ademit! Mos e lini shejtanin tu mashtrojë ashtu siç mashtroi etërit tuaj (Ademin dhe Havën)” (7:27),
"Më të vërtetë shejtani është armik juaji, prandaj dijeni atë për armik. Ai i thërret pasuesit e tij (Hizb) vetëm për ti bërë ata banues të zjarrit” (35:6)
dhe
"Vallë, a në vend Timin do ta merrni atë (Iblisin) dhe pasardhësit e tij për miq, ndërsa ata janë armiqtë tuaj? Sa këmbim i keq dhe i shëmtuar është ai i dhalimunëve (politeisteve, keqbërësve, jobesimtarëve etj)” (18:50)

Djalli e siguroi Ademin se ai deshi vetëm ta këshillonte, por në të vërtetë ai e gënjeu atë.

Prandaj, shihni se si do të na trajtojë pasi u betua : "Pasha Madhërinë Tënde, do ti shmang të gjithë nga rruga e drejtë, me përjashtim të atyre robërve Tu të zgjedhur që janë të sinqertë (d.m.th besimtarëve, të bindurve, besimtarëve të vërtetë në besim e pastër Islam-Monoteizëm" (38:82-83)

Po ashtu Allahu thotë: "Kur dëshironi të lexoni Kur’an, kërkoni mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar. Vërtetë, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe që i janë mbështetur Zotit të tyre. Mbizotërimi i tij (i shejtanit) është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata të cilët shkaku i tij u bënë idhujtarë” (16:98-100)

Kërkimi i strehimit tek Allahu para leximit të Ku’ranit

Allahu thotë: "Kur të dëshironi të lexoni Kur’an, kërkoni mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar…”

Njëjtë me këtë Allahu thotë: "Kur të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat dhe duart tuaja gjer në bërryla…” (5:6), që nënkupton para se të qëndroni në namaz, ashtu siç bëhet e qartë nga hadithet që kemi përmendur. Transmeton Imam Ahmedi se Ebu Seid El-Kudriu ka thënë: "Kur i Dërguari i Allahut zgjohej natën për të falur namaz, ai e fillonte namazin me tekbir (duke thënë Allahu Ekber) "dhe pastaj falej”

"I tërë falënderimi dhe lavdia të takojnë ty, o Allah. I bekuar qoftë emri yt, i lartësuar është sundimi yt, nuk ka hyjni tjetër që meriton të adhurohet më të drejtë përveç Teje”

Pastaj do ta thoshte këtë tri herë: "Nuk ka hyjni-Zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut”. Pastaj thoshte: "I mbështetëm Allahut, Dëgjuesit, të Dishmit, nga shejtani i mallkuar, që të më ruajë nga shtrëngimi, joshja në mendjemadhësi dhe në poezi”. Këtë hadith e transmetojnë katër grumbulluesit e Sunetit, për të cilin Tirmidhiu thotë se është hadithi më i famshëm rreth kësaj çështjeje.

Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe transmetojnë nga Xhubejr bin Mut’im se e ka dëgjuar babanë e tij duke thënë:"Allahu është më i Madhi, më të vërtetë më i Madhi (tri herë); I tërë falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut (tri herë); dhe e tërë lavdia i takon Allahut ditën dhe natën (tri herë). O Allah! Kërkoj mbrojtje dhe strehim tek Ti nga djalli i mallkuar, nga hemzi, nefki dhe nefthi i tij.''

Amri thotë se "Hemz” do të thotë shtrëngim (mbytje në mungesë të ajrit); Nefkh do të thotë mendjemadhësi, dhe Nefth do të thotë poezi”.

Ibn Maxhe transmeton nga Ali bin el-Mundhiri, ky nga Ibn Fudajli, ky nga Ata bin Seidi, ky nga Ebu Abdurr-rrahaman es-Sulami, ky nga Ibn Mesudi se i Dërguari i Allahut ka thënë: "O Allah! Kërkoj strehim, mbështetje tek Ti nga djalli i mallkuar, nga Hemzi, Nefkhi dhe Nefthi i tij”.

Ai ka thënë: "Hemz do të thotë vdekje, Nefkh do të thotë mendjemadhësi, dhe Nefth do të thotë poezi.''

Kërkimi i strehimit tek Allahu, kur personi është i zemëruar

Transmeton El-Hafiz Ebu Ja’la Ahmed bin El-Muthani El-Mausili në Musnedin e tij se Ubej bin Kab ka thënë: "Dy burra u grindën në prani të të Dërguarit të Allahut dhe hunda e njërit prej tyre u ënjt për shkak të zemërimit të madh. Atëherë i Dërguari i Allahut tha: "Unë di disa fjalë të cilat, po t’i thoshte ai, zemërimi i tij do t’i largohej – ‘I mbështetem Allahut nga djalli i mallkuar’”

Këtë hadith e transmeton edhe En-Nesai në librin e tij El-Jewm wel Lejleh.
Buhariu transmeton nga Sulejman bin Suradi: "Dy burra u grinden në praninë e profetit ndërsa ne ishim ulur me të. Njëri prej tyre mallkonte shokun dhe fytyra e tjetrit u skuq nga zemërimi. Profeti tha: "E di një thënie të cilën, po ta thoshte ai, zemërimi i tij do t’i largohej - I mbështetem Allahut nga djalli i mallkuar”. Ata i thanë atij burrit: "A nuk e dëgjon se çfarë thotë i Dërguari i Allahut?”, Ai tha: "Unë nuk jam i marrë''. Këtë hadith e transmetojnë edhe Muslimi, Davudi dhe En-Nesai.

Ka edhe shumë hadithe të tjera rreth kësaj teme, të cilat mund të gjinden në librat e lutjeve dhe virtyteve të të drejtëve dhe bamirësve.

A është Istiadhja e detyrueshme?

Shumica e dijetarëve thonë se leximi i Istiadhës (në namaz dhe lexim të Kur’anit) është i ekomandueshëm dhe jo i detyrueshëm, prandaj mosleximi i saj nuk përbën ndonjë mëkat. Megjithatë, Er-Raziu transmeton nga Ata bin Ebu Rebah se Istiadhja është e detyrueshme në namaz dhe gjatë leximit të Kur’anit. Er-Raziu mbështet thënien e ‘Ata’s në bazë të kuptimit të dukshëm të ajetit :"Prandaj, kërkoni mbrojtje”

Ai thotë se ky ajet përmban në vete një urdhër që duhet zbatuar. Po ashtu, Istiadhja është lexuar nga profeti salallahu alejhi we selem. Veç kësaj, Istiadhja mbron nga e keqja e shejtanit, gjë që është e nevojshme. Rregulli thotë se mënyrat e nevojshme për të kryer
një kërkesë fetare janë të detyrueshme vetvetiu. Dhe kur njeriu thotë "Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga djalli i mallkuar”, atëherë kjo do t’i mjaftojë atij.

Mirësitë e Istiadhës

Istiadhja e pastron gojën nga fjalët e urryera që janë në të. Po ashtu e pastron gojën dhe e përgatit për leximin e Kuranit. Për me tepër Istiadhja e detyron njeriun të kërkojë mbrojtjen e Allahut dhe bën që njeriu të njohë fuqinë e Allahut për të bërë gjithçka. Në të njëjtën kohë Istiadhja vë në pah dobësinë e robit, dobësinë e tij dhe pafuqinë për ta luftuar dhe përballuar armikun e tij të përbetuar, djallin, të cilin Allahu e ka krijuar dhe është ne gjendje që ta zmbrapsë dhe ta mundë. Ndryshe nga armiku njeri, ky armik nuk
e pranon mirësinë. Ne Kuran gjenden tri ajete që e konfirmojnë ketë fakt. Allahu thotë: "Më të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie mbi robërit e Mi (d.m.th besimtareve të vërtetë në besimin e pastër Islam, në monoteizëm). Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme për ta”. (17:65)

Duhet të theksojmë këtu se besimtaret te cilët vriten nga armiku njeri, bëhen dëshmorë, kurse ata të cilët bien viktimë të armikut të brendshëm-shejtanit bëhen banditë. Besimtarët te cilët munden nga armiku i hapët e që janë mosbesimtarë, fitojnë shpërblim, ndërsa ata te cilët munden nga shejtani, fitojnë një mëkat dhe largohen nga rruga e drejtë. Meqenëse shejtani e sheh njeriun dhe njeriu nuk ka mundësi ta shohë atë, është e nevojshme që njeriu të kërkojë mbrojtje me Atë qe shejtani nuk mund ta shohë. Istiadhja është afrim tek Allahu dhe kërkim për strehim nga çdo krijesë djallëzore.

Ç’do të thotë Istiadhe?

Istiadhe do të thotë "Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar në mënyre qe ai te mos me pengojë nga feja ime apo nga punët e kësaj bote, apo te me zmbraps nga ajo që Ai më ka urdhëruar, apo të më mashtrojë nga ajo që Allahu më ka ndaluar”. Më të vërtetë, Allahu është ne gjendje qe ta parandalojë shejtanin të prekë birin e Ademit. Kjo është arsyeja pse Allahu na ka lënë qe të jemi te bute me shejtanet prej njerëzve, ne mënyrë qe natyra e bute ta beje atë të shmanget nga e keqja ne te cilën është përfshirë.

Mirëpo, Allahu na urdhëron qe ne te kërkojmë mbrojtjen e Tij nga e keqja e shejtanit, sepse nëse ai nuk pranon asgjë dhe mirësia nuk ndikon ne te, ai është shejtan i plote. Prandaj vetëm Ai qe e ka krijuar shejtanin, është ne gjendje ta ndalojë te keqen e tij. Ky kuptim përsëritet vetëm tre here ne Kuran. Allahu thotë: "Ti (Muhamed) tregohu i butë (falë), urdhëro për të mirë, dhe largohu prej të padijshmëve (mos i dëno ata).” (7:199) Kjo ka te beje me qenien njerëzore.

Pastaj ne te njëjtën sure Allahu thotë: "E nëse të godet ndonjë vesvese nga shejtani, ti kërko strehim tek Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di” (7: 200)

Dhe në suren El-Mu'minun, "Ti te keqen ktheje me te mire. Ne e dimë me se miri se fare shpifin ata. Dhe thuaj: "O Zoti im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve te djajve!”Dhe mbështetem tek Ti qe ata te mos me afrohen!” (23:96-98)

Me tej Allahu thotë: "Nuk është e barabarte e mira dhe e keqja. Prandaj te keqen ktheje me te mire, se atëherë ai me te cilin keni ndonjë armiqësi, do te behet mik i afërt. Mirëpo, ketë nuk mund ta arrije askush, përveç atyre te cilët janë te durueshëm dhe qe kane virtyte te larta. Dhe nëse ty te ngacmon ndonjë cytje nga djalli, ti kërko mbrojtje prej Allahut. Vërtet, Ai është dëgjuesi, i dijshmi” (4:34-36)

Pse djalli quhet shejtan?

Në gjuhën arabe, emri Shejtan ka prejardhje nga Shatana. Thuhet se emri Shejtan ka prejardhje nga Shata (në kuptimin letrar "i djegur”) sepse ai është krijuar nga zjarri. Disa dijetarë thonë se te dy kuptimet janë të sakta, edhepse kuptimi i parë është më bindës. Sijbawajh (linguisti i famshëm arab) thotë, "Arabët thonë, "Kështu dhe kështu ka Tashejtan,' kur ai bënë ndonjë vepër të keqe. Nëse emri Shejtan ka prejardhje nga emri Shata, ata do te thonin Tashajata (ne vend te Tashajtan) '' Se këndejmi del ne pah se emri Shejtan ka prejardhje nga fjala qe ka kuptimin i larguar,i largët. Kjo është arsyeja pse ata qe janë te rebeluar (djallëzuar) quhen "Shejtan”nga mesi i njerëzve dhe xhinëve.

Allau thotë, :"Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme, në mënyrë të fshehtë, nxit njëritjetrin në mashtrime” (6:12) Transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Dherri se i Dërguari i Allahut ka thënë: "O Ebu Dherr! Kërko mbrojtjen e Allahut nga e keqja e njerëzve dhe xhinëve.”Ebu Dherri thotë e pyeta atë (te Dërguarin), "A ka njerëz shejtanë?” Ai u përgjigj:"Po”.Transmetohet ne Sahihun e Muslimit nga Ebu Dherri se i Dërguari i Allahut ka thënë:"Gruaja, gomari dhe qeni i zi e prishin namazin” (nëse kalojnë para atyre të cilët nuk falën me sutra-pengesë).

Ebu Dherri thotë: "I thashë: `Ku është dallimi në mes qenit të zi, qenit të kuq apo të verdhë’, kurse ai tha: "Qeni i zi është shejtan”

Po ashtu Xhabir et Taberi, transmeton se Umer bin Hatabi njëherë ngiste një Berthewn (deve e madhe), e cila filloi te ecte ne mënyre te vrazhde. Umeri vazhdonte ta godiste kafshën, por ajo ecte çuditshëm. Umeri zbriti nga kafsha dhe tha "Pasha Allahun, ti me ke mbartur ne një shejtan. Unë nuk zbrita prej saj, derisa nuk ndjeva diçka te çuditshme ne zemrën time”. Sipas zinxhirit te transmetuesve, hadithi është autentik.

Kuptimi i fjalës Rraxhim

Err-Rraxhim do të thotë i përjashtuar nga çdo lloj bamirësie. Allahu thotë:

"Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve” (67:5)

Allahu thotë: "Vërtet, Ne e kemi zbukuruar qiellin me te afërt me bukurinë e yjeve dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.” (37:6-10)

Me tej Allahu thotë: "Ne në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje. Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar, përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).”

Ekzistojnë ajete te shumta me kuptim te njëjtë. Thuhet se Rraxhim do te thotë person i cili hedh apo bombardon gjërat, sepse shejtani hedh dyshim dhe mendime te këqija ne mendjet dhe zemrat e njerëzve. Kuptimi i pare është me i njohur dhe me shume i pranuar.

Bismilahi është ajeti i pare i El-Fatihas

Sahabet e fillonin leximin e Librit te Allahut me :
"
1. Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Meshireberesit”.

Dijetaret pajtohen se Bismilah është pjesë e sures Neml (sureja 27).Ata kane mospajtime se a ashte apo jo pjese e ndare nga çdo kaptine, a është ajet apo pjese e ndonjë ajeti, përfshirë çdo kaptine ku Bismilah paraqitet ne fillim te sures.Ed-Darakutni transmeton një hadith nga Ebu Hurejra qe mbështet hadithin e Ibn Kuzejmes. Po ashtu thuhet se edhe Aliu, Ibn Abasi dhe te tjerët kane mendim te njëjtë. Mendimi se Bismilahi është pjese e çdo kaptine, me përjashtim te kaptinës se nëntë të Kuranit (Et-Teube) është mendim i sahabëve, Ibn Abasit, Ibn Umerit, Ibn Zubejrit, Ebu Hurejres dhe Aliut.

Të njëjtin mendim kanë pasur edhe tabi’inet: `Ata', Tawus, Sa`id bin Xhubajr, Makhuli dhe ez-Zuhriu. Kjo është edhe pikëpamja e Abdullah bin el-Mubarekut, Shafiut, Ahmed bin Hanbelit,Is’hak bin Rahwajhit dhe Ebu Ubejde El-Kasim bin Salamit.Mendim të kundërt kanë Maliku, Ebu Hanife. Pasuesit e tyre thanë se
Bismilah nuk është ajet as në El-Fatiha dhe në asnjë sure tjetër. Davudi thotëse është ajet i ndarë në fillim të çdo kaptine dhe nuk është pjesë përbërëse e vetë sures (këtë mendim thuhet se e ka pasur edhe Ahmed bin Hanbeli).

Bismilahi me zë të lartë në namaz

Sa i përket thënies së Bismilahut me zë të lartë gjatë namazit, ata që nuk pajtojnë se është pjesë e El-Fatihas, thonë se nuk duhet të thuhet me zë. Dijetaret të cilët thanë se Bismilahu është pjesë e çdo sure (përveç sures Teube), patën mendime të ndryshme; disa prej tyre, si Shafiu, thanë se Bismilahu duhet të lexohet me zë.

Sipas Ibn Abdul Berrit dhe El-Bejheki, ky është edhe mendimi i shumicës së sahabeve, Tabi’ineve dhe imamëve te myslimaneve prej Selefit në gjeneratat e mëvonshme. Ky është mendimi i Ebu Hurejres, Ibn Umerit, Ibn Abasit, Muavijes, Umerit dhe Aliut. Po ashtu, katër kalifët thuhet të kenë mbajtur këtë qëndrim, edhe pse këto fjalë mund të kundërshtohen nga thëniet e tyre.

Dijetaret prej Tabi’ineve të cilët e dhanë këtë Tefsir përfshijnë Sa`id bin Xhubejrin, Ikremah, Ebu Kilabahun, ez-Zuhriun, Ali bin el-Hasanin, djalin e tij Muhamedin, Sa`id bin el-Musajibin, `Ata'n, Tawusin, Muxhahidin, Salimin, Muhamed bin Ka`b el-Kurazin, Ebu Bekr bin Muhammed bin `Amr bin Hazmin, Ebu Wa'ilin, Ibn Sirinin, Muhamed bin
el-Munkadirin, `Ali bin `Abdullah bin `Abbasin, djalin e tij Muhamedin, Nafi`un - robin e liruar të Ibn `Umerit, Zaid bin Aslamin, `Umer bin `Abdul-Azizin, El-Azrak bin Kajsin, Habib bin Ebi Thabitin, Ebu Esh-Sha`tha'un, Makhulin dhe `Abdullah bin Ma`kil bin Mukarriun.

Po ashtu Bejhekiu kësaj liste i shton edhe `Abdullah bin Safwanin, dhe Muhamed bin Al-Hanefije. Ndersa Ibn Abdul Berri shton edhe Amr bin Dinarin. Dëshmia në të cilën bazohen këta dijetarë është se Bismilahu është pjesë e Fatihas dhe si e tille duhet te lexohet si edhe pjesa tjetër e kësaj sure.

Transmetojne, En-Nesa'i në Sunenin e tij, Ibn Hibbani dhe Ibn Khuzejme në Sahihet e tyre dhe Hakimi ne Mustadrekun e tij, se Ebu Hurejre njëherë u fal dhe lexoi Bismilahun me zë të lartë. Pasi mbaruan faljen e namazit, Ebu Hurejre tha: "Midis jush, unë kam falur namazin që është me i përafërti me atë të të Dërguarit të Allahut”. Darekutni, el-Khatibi dhe Bejhekiu thonë se ky është hadith sahih.

Në Sahihun e Buhariut transmetohet se Enes bin Maliku qe pyetur për mënyrën e faljes së të Dërguarit dhe leximit te tij. Ai tha: "Leximi i tij nuk ishte i ngutshëm''. Pastaj u tregoi atyre që e pyeten mënyrën e leximit duke zgjatur leximin e Bismilahi Rrahmani
Rrahim.

Në Musnedin e Imam Ahmedit, Sunenin e Ebu Dawudit, Sahihet e Ibn Hibbanit dhe Mustadrekun e Hakimit, transmetohet se Ummu Seleme ka thënë: ”I Dërguari i Allahut gjatë leximit të Kuranit e kishte zakon që të lexonte secilin ajet veç e veç”,

"Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit,

Gjithë falënderimet dhe lavdërimet janë për Alllahun, Zotin e gjithësisë Mëshiruesit, Mëshirëbërësit Sunduesit të Ditës së Gjykimit.''

Darekutni thotë se zinxhiri i këtij transmetimi është sahih. Imam Ebu `Abdullah EshShafiu dhe Hakimi në Mustedrek, transmetojnë se Muaviu printe në namaz në Medine dhe se ai nuk e lexoi Bismilahin me zë. Muhaxhirët që ishin te pranishëm, e kritikuan atë. Kur ai priu në namazin tjetër, ai lexoi Bismilahun me zë. Hadithet e lartë përmendura japin dëshmi të mjaftueshme për mendimin se Bismilahilexohet me zë të lartë. Ne nuk do te ndalemi shumë në shpjegimin se cilat janë hadithe te dobëta, pasi qe kjo nuk është punë e jona. Të tjerë thanë se Bismilahi nuk duhet të lexohet më zë të lartë gjatë namazit, dhe kjo ështëpraktika e ndërtuar nga katër kalifët si dhe e Abdullah bin Mughafalit dhe disa prej tabi’ineve dhe brezave të mëvonshëm. Është edhe pikëpamje e Mehdhebit te Ebu Hanifes, Thawarit, dhe Ahmed bin Hambelit.

Imam Maliku thotë se Bismilahi nuk lexohet as me zë, as pa zë. Ky grup thënien e tyre e mbështesin në pikëpamjen e Imam Malikut, i cili transmeton hadithin nga Aishja radiallahu anhu, e cili thotë se i Dërguari i Allahut e fillonte namazin me tekbir (Allahu Ekber), dhe pastaj lexonte:

"Gjithë falënderimit dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e Botëve” (Ibn Hatimi 1:12).

Po ashtu në të dy Sahihet transmetohet se Enes bin Maliku ka thënë: "Jam falur pas të Dërguarit të Allahut, Ebu Bekrit, Umerit, dhe Uthmanit, dhe ata e fillonin namazin me: "Gjithë falënderimit dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e Botëve” Muslimi shton, "Dhe ata nuk përmenden:

"Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbëresit”, as në fillim dhe as në fund të leximit të Kuranit. Njëjtë me këtë transmetohet edhe në librat e Sunetit nga Abdullah bin Mughafal, Allahu qoftë i kënaqur me të. Këto janë mendimet që kanë pasur imamët e shquar. Dhe thëniet e tyre janë të njëjta me te cilat ata edhe pajtohen sa i përket leximit te Fatihas tek ai që falet me zë apo në heshtje, se namazi i tij është i rregullt.

Vlera e El-Fatihas

Imam Ahmedi transmeton në Musnedin e tij se një njeri që kalëronte pas profetit ka thënë: "Kafsha e Profetit mori në thua dhe unë thashë "Shejtani i mallkuar”. Profeti tha: "Mos thuaj Shejtani i mallkuar, sepse nëse i thua këto fjalë, Shejtani bëhet arrogant dhe thotë "Me forcën time e bëra të rrëzohej’. Kur të thuash Bismilah, shejtani bëhet i vogël sa një mizë”.

En-Nesai transmeton në librin e tij El Jewm wel Lejleh, e po ashtu edhe Ibn Marduwxheh në Tefsirin e tij se Usman bin Umejri ka thënë: "Isha duke kalëruar pas Profetit...” dhe ai përmendi hadithin e mësipërm. Profeti në këtë transmetim tha: "Mos i thuaj këto fjalë, sepse shejtani pastaj rritet i madh sa një shtëpi. Më mirë thuaj Bismilah, sepse shejtani bëhet i vogël sa një mizë”

Ky është bekimi i leximit të Besmeles.
Bismilahi rekomandohet para kryerjes së çdo vepreTë thënët e Besmeles është e pëlqyeshme para fillimit te çdo vepre dhe pune. P. Sh. Besmelja është e pëlqyeshme para fillimit të hutbes (fjalimit). Besmelja rekomandohet para hyrjes në vendin të cilin njeriu dëshiron ta çlirojë nga armiku dhe për këtë praktikë ekziston një hadith. Besmelja rekomandohet para marrjesabdes dhe para pastrimit. Imam Ahmedi dhe shkruesit e Sunenit transmetojnë nga Ebu Hurejre, Said bin Zbejri dhe Ebu Seidi se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Nuk ka bereqet-begati të vlefshme për atë që nuk ka përmendur emrin e Allahut në të”. Ky hadith është hasen (i mire). Besmelja preferohet para ngrënies së ushqimit. Muslimi transmeton në Sahihun e tij se i Dërguari i Allahut i ka thënë Umer ibnu Ebi Selemes ndërsa ai ishte nën kujdesin e tij si fëmijë:

fëmijë:

"Thuaj Bismilah, ha me dorën tënde të djathte dhe ha nga ajo qe gjendet para teje (ha para vetes)”

Disa nga dijetaret thonë se të thënët e Besmeles para ngrënies se ushqimit është e detyrueshme. Besmelja pëlqehet te thuhet edhe para marrëdhënieve seksuale mes bashkëshortëve (burrë-grua). Në të dy Sahihet transmetohet nga Ibn Abasi se i Dërguari i

Allahut ka thënë: Nëse secili prej jush, para se të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij, thotë: "Me emrin e Allahut, o Zot, na e largo djallin nga ne dhe nga ajo me çka do të na furnizosh (pasardhësit)”, nëse është e shkruar që ata të kenë fëmijë, Shejtani nuk do të jetë kurrë në gjendje ta lëndojë atë fëmijë”.

Kuptimi i fjalës "Allah”

Allah është emri i Zotit, të Lartit, Madhështorit. Emri Allah është prej emrave më të mëdhenj të Allahut, sepse kur i referohemi cilësive të Allahut, e përmendim me këtë emër. P.sh Allahu thotë: "Ai është Allahu dhe nuk ka zot tjetër qe meriton te adhurohet pos Tij. Vetëm Ai e di te fshehtën dhe te dukshmen. Ai është Mëshiruesi, Mëshirberesi! Ai është All-llahu dhe nuk ka ka zot tjetër qe meriton te adhurohet përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), Sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli), Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i madhërishëm, i lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!”

Allahu përmend disa nga emrat e Tij si veti të emrit të tij Allah. Allahu thotë: "Dhe te gjithe emrat me te mire i takojne All-llahut, andaj Atë thirreni me ta” (7:180)
dhe "Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit”. (17:110)

Transmetohet në të dy Sahihet nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Allahu ka nëntëdhjetenëntë emra, njëqind pa një. Kushdo që i mëson dhe i vepron në pajtim me kuptimin e tyre, do të hyjë në xhenet.”
Këta emra janë përmendur në një hadith të transmetuar nga Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe, dhe në mes tyre ka disa dallime.


A është Istiadhja e detyrueshme? Shumica e dijetarëve thonë se leximi i Istiadhës (në namaz dhe lexim të Kur’anit) është i ekomandueshëm dhe jo i detyrueshëm, prandaj mosleximi i saj nuk përbën ndonjë mëkat. Megjithatë, Er-Raziu transmeton nga Ata bin Ebu Rebah se Istiadhja është e detyrueshme në namaz dhe gjatë leximit të Kur’anit. Er-Raziu mbështet thënien e ‘Ata’s në bazë të kuptimit të dukshëm të ajetit ﴿ ﻓَ ﺎ ﺳْ ﺘَ ﻌِ ﺬْ ﴾
"Prandaj, kërkoni mbrojtje” Ai thotë se ky ajet përmban në vete një urdhër që duhet zbatuar. Po ashtu, Istiadhja është lexuar nga profeti salallahu alejhi we selem. Veç kësaj, Istiadhja mbron nga e keqja e shejtanit, gjë që është e nevojshme. Rregulli thotë se mënyrat e nevojshme për të kryer një kërkesë fetare janë të detyrueshme vetvetiu. Dhe kur njeriu thotë "Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga djalli i mallkuar”, atëherë kjo do t’i mjaftojë atij. Mirësitë e Istiadhës Istiadhja e pastron gojën nga fjalët e urryera që janë në të. Po ashtu e pastron gojën dhe e përgatit për leximin e Kuranit. Për me tepër Istiadhja e detyron njeriun të kërkojë mbrojtjen e Allahut dhe bën që njeriu të njohë fuqinë e Allahut për të bërë gjithçka. Në të njëjtën kohë Istiadhja vë në pah dobësinë e robit, dobësinë e tij dhe pafuqinë për ta luftuar dhe përballuar armikun e tij të përbetuar, djallin, të cilin Allahu e ka krijuar dhe është ne gjendje që ta zmbrapsë dhe ta mundë. Ndryshe nga armiku njeri, ky armik nuk e pranon mirësinë. Ne Kuran gjenden tri ajete që e konfirmojnë ketë fakt. Allahu thotë:

"Më të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie mbi robërit e Mi (d.m.th besimtareve të vërtetë në besimin e pastër Islam, në monoteizëm). Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme për ta”. (17:65) Duhet të theksojmë këtu se besimtaret te cilët vriten nga armiku njeri, bëhen dëshmorë, kurse ata të cilët bien viktimë të armikut të brendshëm-shejtanit bëhen banditë. Besimtarët te cilët munden nga armiku i hapët e që janë mosbesimtarë, fitojnë shpërblim, ndërsa ata te cilët munden nga shejtani, fitojnë një mëkat dhe largohen nga rruga e drejtë. Meqenëse shejtani e sheh njeriun dhe njeriu nuk ka mundësi ta shohë atë, është e nevojshme që njeriu të kërkojë mbrojtje me Atë qe shejtani nuk mund ta shohë. Istiadhja është afrim tek Allahu dhe kërkim për strehim nga çdo krijesë djallëzore.

Vazhdon pjesa e dyte ......

Category: Tefsir | Added by: El-Kasim (2012-03-04)
Views: 2661 | Comments: 1 | Rating: 2.5/15
Total comments: 1
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: