Duatë e përditshmërisë të Pejgamberit s.a.v.s.‏


Duatë e Pejgamberit s.a.v.s.‏
 
Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
 
Duatë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve selem] e bënë të jetë më i sjellshmi dhe më fisniku, më i zellshmi dhe më bujari, më i buti dhe më trimi.
Prandaj për duaxhijtë edhe ka thënë: ,,Vlera e atij që e lut All-llahun ndaj atij që nuk e lut, është si vlera e të gjallit ndaj të vdekurit” (Buhariu).
 
Dëshiron të jeshë i gjallë dhe i bekuar, atëherë bëj dua te All-llahu, përndryshe do të mbetesh i vdekur edhe pse shpirtin e ke në trup. Gjendja më e mirë e besimtarit është kur ai merret me dua duke e përmendë All-llahun, posaqërisht kur ai i përdorë duatë me të cilat Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] i është drejtuar Fuqiplotit.
 
 
Sigurisht tani, vëlla i dashur, edhe ti dëshiron t’i dish duatë e përditshmërisë pejgamberike, që të të përfshijë edhe ty fati i tyre. Në një rast tjetër Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] ka thënë: "A dëshironi t’ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të dashur te Sunduesi i juaj, me të cilën fitoni shpërblimet më të larta tek Ai, veprën më të mirë se sa të shpenzoni ari dhe të holla (sadaka sh.p.) dhe më të mirë se sa ta luftoni armikun? Ata thanë: Po, si jo! (Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem]) Tha: Dhikri (Përkujtimi) i All-llahut.” (Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh)
 
 
Në vazhdim do t’i sjellim njëzetë duatë e përditshmërisë pejgamberike…
 
El-hamdu lil-láhil-ledhí ahjáná ba’de má emátená ve ilejhin-nushúr.
(Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili na ringjalli pasi që na bëri të vdekur dhe te Ai është tubimi) (Buhariu dhe Muslimi).
 
 
Lá ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sheríke leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve alá kul-li shejin kadír. Subhán-All-llah velhamdu lil-lah ve lá iláhe il-laAll-llah vAll-llahu Ekber ve lá havle ve lá kuvvete il-lá bil-láhil Alijjil Adhím. Rabbigfir lí. (S’ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut Një dhe i pashoq, Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send. I Madhëruar qoftë All-llahu, Falënderimi i takon All-llahut, s’ka të adhuruar tjetër përveç Allllahut, All-llahu është më i Madhi, s’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e All-llahut të Lartmadhëruar, pastaj lutet dhe thotë: "O Zoti im, më fal”)
 
 
El-hamdu lil-láhil-ledhí á’fání fí xhesedí ve redde alejje rúhí ve edhine lí bi dhikrihi. (Falënderimi i qoftë All-llahut i cili ma mbrojti trupin tim, ma ktheu shpirtin tim dhe ma mundësoi që ta përmendi Atë) (Tirmidhiu)
 
Para se të fleni i bashkoni shuplakat e dorës (sikurse kur bëhet dua sh.p.), fryeni në to dhe lexoni suret Kul huvAll-llahu ehad, Kul e?udhu bi Rabbil felek, Kul e?udhu bi Rabbin-nas, e pastaj e fërkon me to sa të ketë mundësi trupin e tij duke filluar nga koka, fytyra dhe pjesa e përparme e trupit, (kështu vepron tri herë). (Buhariu dhe Muslimi)
 
 
All-llahu la Ilahe il-la huve, El-Hajjul-Kajjumu la te`hudhuhu sinetun ve la nevmun, Lehu ma fis-semavati ve ma fil-erdi, men dhel-ledhi jeshfe?u ?indehu il-la bi idhnihi ja?lemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum, ve la juhitune bi shej`in min ?ilmihi il-la bi ma shae vesi`a Kursijjuhus-semavati vel-erda, ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel-`alijjul-`adhim. (All-llahu është Një, s`ka Zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e zë as kotja, as gjumi, gjithçka që ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësoj tek Ai, pos me lejën e Tij? Ai di të tashmen dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe tokën, kurse kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë. Ai është më i Larti, më i Madhi) ("Kush e lexon këtë kur të bie në shtrat, ai është i mbrojtur prej All-llahut dhe nuk i afrohet atij shejtani deri sa të agoj mëngjesi” (Transmeton Buhariu)
 
 
Amener-resulu bima unzile ilejhi min Rabbihi vel-mu`minun, kul-lun amene bil-lahi ve melaiketihi ve kutubihi ve rusulihi, la nuferriku bejne ehadin min rusulihi ve kalu semi`na ve eta`na gufraneke Rabbena ve ilejkel mesiir. La jukel-lifull-llahu nefsen il-la vus`aha leha ma kesebet ve ?alejha mektesebet. Rabbena la tuahidhna in nesina ev ahta`na, Rabbena ve la tahmil ?alejna isren kema hameltehu ?alel-ledhine min kablina, Rabbena ve la tuhammilna ma la takate lena bihi, va?fu ?anna vagfirlena verhamna ente mevlana fensurna ?alel-kavmil-kafirin.
 
(285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, melekëve të Tij, shpalljeve të Tij dhe të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thanë: "Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë)”.
 
286. All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtarë!) ("Kush i lexon këto dy ajete në mbrëmje i mjaftojnë.” (Transmetojnë: Buhariu dhe Muslimi)
 
 
Themi: El-hamdu lil-láhil-ledhí kesání hádhá (eth-thevbe) ve rezekanihi min gajri havlin minní ve lá k`uvvetin. (Falënderimi i qoftë All-llahut i Cili ma mundësoi ta veshë këtë rrobë dhe më furnizoi me këtë pa ndihmën dhe fuqinë time) (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh)
 
 
[Bismil-lah] All-lláhumme inní e údhu bike minel-hubthi vel-habáithi. (Me emrin e All-llahut, O Zot kërkoj mbrojtjen Tënde nga djalli mashkull apo femër dhe nga çdo vepër e ndytë) (Buhariu dhe Muslimi); ndërsa pas daljes thua: Gufráneke. (Kërkoj faljen Tënde o Zot) (Transmetojnë autorët e katër Suneneve)
 
 
"Nëse ndokush prej jush fillon të hajë ushqim, le të thotë: Bismil-lah (Me emër të All-llahut), e nëse harron në fillim të ushqimit, atëherë le të thotë: Bismil-lahi fi evvelihi ve Áhirihi (Me emrin e All-llahut në fillim dhe në mbarim).” (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
 
 
Ai që All-llahu [subhanehu ve teala] ia mundëson të ushqehet, le të thotë: All-llahumme bárik lena fihi ve et’imná hajren minhu. (O Zot, na beko në këtë ushqim dhe na furnizo me ushqim më të mirë se ky), e atij që All-llahu ia mundëson që të pijë qumësht, le të thotë: All-llahumme barik lena fihi ve zidna minhu. (O Zot, na beko në këtë dhe na shto nga ky) (Tirmidhiu).
 
Ndërsa kur ngopemi themi: El-hamdu Lil-lahil-ledhi et’ameni hadha, ve rezekaníhi min gajri havlin minní ve la kuvvetin (Falënderimi i takon All-llahut i cili ma mudësoi ta ha këtë ushqim dhe më furnizoi pa mundin dhe fuqinë time). (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh)
 
 
Elhamdu Lil-lahi hamden kethiren tajjiben mubareken fihi, gajre[mekfijjin ve la] muvedde’in, ve la mustagnen ‘anhu Rabbena. (E falënderojmë All-llahun me falënde-rime të shumta, të mira dhe të bekuara [të cilat janë të pamjaftueshme], falënderime të pandërprera, për të cilat kemi nevojë, o Zoti ynë). (Buhariu dhe Tirmidhiu).
 
 
Kur dilni nga shtëpia: Bismil-lah, tevekkeltu ala-All-lláhi, ve lá havle ve lá kuvvete il-lá bil-lah. (Me emrin e All-llahut, në All-llahun u mbështeta dhe s’ka lëvizje e as forcë përveç me dëshirën e All-llahut.) (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
 
 
All-llahumme inní e údhu bike en edil-le ev udal-le, ev ezil-le ev uzel-le, ev adhlime ev udhleme, ev exh-hele ev juxh-hele alejje. (O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos shkoj në humbje [dalalet], e as dikush të mos më dërgojë në humbje [dalalet]; kërkoj mbrojtjen Tënde të mos rrëshqas [nga e vërteta]; kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos e dëmtoj askend e as dikush të mos më dëmtojë mua; kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos e injoroj askënd e as dikush të mos më injoroj mua) (Transmetojnë autorët e katër Suneneve)
 
 
Kur hyni në shtëpi: Bismil-láhi velexhná ve bismil-láhi harexhná ve alá Rabbiná tevekkelná. (Me emrin e All-llahut hymë dhe me emrin e All-llahut dalim dhe te Zoti ynë mbështetemi) Pastaj le të përshëndesë familjen e tij. (Ebu Davudi)
 
Bismil-lah, vel-Hamdu Lil-lah [Subhanel-ledhi sehare lena hadha ve ma kunna lehu mukrinín ve inná ilá Rabbina le munkalibún.],
EL-Hamdulil-lah, (3 herë),
All-llahu Ekber, (3 herë),
Subhaneke All-llahumme inní dhalem-tu nefsí fagfir lí, fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente. (Me emrin e All-llahut, falënderimi i takon All-llahut, i Lartmadhëruar qoftë Ai i cili i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë; ne me të vërtetë te Zoti ynë do të kthehemi; Falënderimi i qoftë All-llahut, Falën-derimi i qoftë All-llahut. Falënderimi i qoftë All-llahut, Allllahu është më i Madhi, All-llahu është më i Madhi; All-llahu është më i Madhi, i Lartësuar qofsh o Zoti im, unë i kam bërë dëm (zullum) vetvetes, prandaj më fal mua, sepse askush përveç teje nuk mund t`i falë mëkatet) (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
 
All-llahu ekber, All-llahu ekber, All-llahu ekber! (3 herë)
Subhanel-ledhi sehare lena hadha ve ma kunna lehu mukrinín ve inná ilá Rabbina le munkalibún.
 
All-llahume inná nes`eluke fí seferina hadha el-birre vet-takva ve minel-’ameli ma terdá, Allllahume hevvin ‘alejna seferena hadha vetvi ‘anna bu’deh, Allllahume entes-sahibu fis-sefer vel-halifetu fil ehl, All-llahume inní e’udhu bike min va’ëthais-sefer ve keábetil-mendhar ve sú`ilmunkalebi fil-mali vel-ehl. (3 herë) (All-llahu është më i madhi!) I Lartmadhëruar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.
 
Ne me të vërtetë tek Zoti ynë do të kthehemi.
 
O Zoti ynë, të lutemi që në udhëtimin tonë të na mundësosh të bëjmë mirësi dhe të jemi të devotshëm, të bëjmë vepra me të cilat ti je i kënaqur.
 
O Zoti ynë, na e lehtëso neve udhëtimin tonë dhe na e bëj të rehatshme rrugën.
 
O Zoti ynë, Ti je shoqërues në udhëtim dhe mbrojtës i familjes sonë.
 
O Zoti im, kërkoj që të më mbrosh nga vështirësitë e udhëtimit dhe nga kënaqësitë e tij, nga shikimet qëllimkëqija dhe nga telashet me pasuri dhe familje).
 
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] kur kthehej nga udhëtimi, i thoshte të njëjtat fjalë dhe shtonte: Ájibúne táibúne ‘ábidúne li Rabbina hámidúne (U kthyem me pendim dhe përkushtim, duke i bërë Zotit tone falënderim) (Muslimi) a)
 
 
Kur hyni në xhami: Eúdhu bil-láhil-adhím ve bi vexhhihil-kerim ve sultánihil-kadím minesh-shejtánir-raxhím. (Kërkoj prej All-llahut të Madhëruar, me fytyrën e Tij të ndershme dhe fuqinë e Tij të përhershme të më mbrojë prej djallit të Mallkuar). (Ebu Davudi)
 
 
 
Bismil-láh, ves-salátu ves-selámu alá resúlil-láh (Me emrin e All-llahut, përshëndetjet dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut). (Ibën Sunij)
 
 
All-lláhumme-ftah lí ebvábe rahmetike. (O Zoti im, m’i hap dyert e mëshirës Sate). (Muslimi)
 
Kur dilni nga xhamia: Bismil-lah ves-salátu ves-selámu ‘alá resúlil-lah, All-lláhumme inní es-eluke min fadlike, All-lláhumme a’ësimní minesh-shejtánirr-rraxhím. (Me emrin e All-llahut, lutjet dhe përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut.
 
O Zoti im, të lutem të më japësh prej të mirave tua.
 
O Zoti im, më mbroj nga shejtani i mallkuar). (Ibën Maxheh) Duhet përsëritur atë që e thotë muezini, përveç kur thotë: "Hajje ales-saláh, hajje alel feláh” duhet thënë: Lá havle, ve lá kuvvete il-lá bil-lah. (Buhariu dhe Muslimi) Gjithashtu duhet thënë edhe këtë: Ve ene esh-hedu en Lá Iláhe il-lAllllahu vahdehú lá sheríke leh, ve enne Muhammeden abduhú ve resúluhú, redijtu bil-lahi Rabben ve bi Muhammedin resúlen, ve bil- Islámi dínen. (Edhe unë dëshmoj se nuk ka të Adhuruar tjetër përveç All-llahut Një dhe i pashoq dhe se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] është rob dhe i Dërguar i All-llahut; jam i kënaqur me All-llahun për Zot, me Muhammedin për Pejgamber dhe me Islamin për fe). (Muslimi)
 
 
Këtë duhet thënë pasiqë të thotë muezini: "Esh-hedu en lá Iláhe il-lallah, Esh-hedu enne Muhammeden Resúlullllah. (Ibën Huzejme) Duhet të çojë salavat mbi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve selem] pas përfundimit të tij prej përgjigjjes së muezinit. (Muslimi)
 
 
Pas mbarimit të ezanit duhet thënë: All-lláhumme Rabbe hádhihi ed-da’vetit-támmeh ves-salátil-káimeh, áti Muhammedenil-vesílete vel-fadíleh, veb’ath-hu mekámen mahmúden el-ledhí ve’adteh, [inneke’lá tuhliful-míád]. (O All-llahu im, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i namazit i cili do të falet, jepi Muhammedit ndërmjetësimin dhe nderi-min dhe ngrite atë në vendin e lavdishëm të cilin ia ke premtuar; (Buhariu)
 
 
Me të vërtet Ti nuk e then premtimin.(Këtë shtojcë e transmeton Bejhekiu)
 
 
"Nëse teshtinë ndonjëri prej jush, le të thotë: El-Hamdu Lil-lah (Falënderimi i qoftë All-llahut), kurse vëllau i tij apo shoqëruesi le t`i thotë: JerhamukAll-llah (All-llahu të Mëshiroftë), e nëse i thotë: JerhamukAll-llah, (All-llahu të Mëshiroftë), ky le t`ia kthejë: Jehdikumullllahu ve juslih balekum (All-llahu ju udhëzoftë dhe ua përmirësoftë gjendjen tuaj). (Buhariu)
 
 
Subhaneke All-llahumme ve biham-dike, Eshhedu en la Ilahe illa Ente estagfiruke ve etubu ilejke (I Lartësuar qofsh, o Zoti im, Ty të takon falënderimi; dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; kërkoj faljen Tënde dhe te Ti pendohem).
 
 
La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu, juhjí ve jumitu, ve Huve hajjun la jemútu bi jedihi elhajru ve Huve ‘alá kul-li shej`in Kadír. (S`ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, Një dhe të pashoq; Atij i takon sundimi dhe vetëm Atij i takon falënderimi; Ai jep jetë dhe vdekje, ndërsa Ai S`ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, Një dhe të pashoq; Atij i takon sundimi dhe vetëm Atij i takon falënderimi; Ai jep jetë dhe vdekje, ndërsa Ai është i Gjallë i Cili nuk vdes kurrë. Në Dorën e Tij është e mira (hajri) dhe mbi çdo send Ai është i plotfuqishëm) (Tirmidhiu dhe Hakimi).
 
 
"Kush i mëson përmendësh dhjetë ajetet e para të sures "EL-KEHF”, është i mbrojtur prej dexh-xhallit”. (Muslimi)
 
 
Transmetohet se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] ka thënë: "Kur ta ndëgjoni gjelin duke kënduar, luteni All-llahun që t`ju jap nga të mirat e Tij, sepse ai (gjeli) e ka parë melekun, ndërsa kur ta dëgjoni palljen e gomarit, kërkoni mbrojtjen e All-llahut prej shejtanit, sepse ai e ka parë shejtanin”. (Buhariu dhe Muslimi); ndërsa "Kur t`i dëgjoni të lehurat e qenëve dhe palljet e gomarëve në mbrëmje, kërkoni mbrojtjen e All-llahut prej tyre, sepse ata shohin atë që ju nuk e shihni”. (Ebu Davudi dhe Ahmedi).
 
 
Vëje dorën në vendin i cili të dhemb dhe thuaj: Bismil-lah. E’udhu bil-lahi ve kudretihi min sherri ma exhidu ve uhádhiru. (3 herë) (Në emër të All-llahut.Kërkoj mbrojtjen e All-llahut me fuqinë e Tij nga e keqja e kësaj që ndiej dhe frikohem) (Muslimi)
 
 
"Kush thotë: "SubhanAll-llahil-’Adhim ve bihamdihi,” " i mbjellet një pemë (hurme) në Xhennet”. (Tirmidhiu dhe Hakimi) Poashtu Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] ka thënë: ”O Abdullllah ibën Kajs, a dëshiron që të të udhëzoj tek një thesar prej thesarëve të Xhennetit? Unë i thashë: "Po, o i Dërguari i All-llahut”. Ai më tha:" Thuaj: La Havle ve la kuvvete il-la bil-lah Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] ka thënë: ”A s`ka mundësi ndonjëri prej jush që t`i fitojë çdo ditë nga njëmijë sevape? Njëri prej të pranishmëve e pyeti: Si i fiton ndonjëri prej nesh njëmijë sevape? Ai tha: Thuaj njëqindherë SubhanAll-llah, e shkruhen njëmijë të mira, apo fshihen një mijë mëkate”. (Muslimi)
 
 
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] ka thënë edhe këtë: "Fjalët më të dashura tek All-llahu janë katër: SubhanAll-llah, velhamdulil-lah, ve Lailahe il-la All-llah, vAll-llahu Ekber. S`të bëhet dëm me cilëndo prej tyre të fillosh. (Muslimi)
 
 
BarekAll-llahu leke, ve bareke ‘alejke, ve xheme’a bejnekuma, fi hajrin. (All-llahu të bekoftë ty edhe pasardhësit e tu dhe ju bashkoftë ju të dy në të mirë).
 
 (Transmetojnë autorët e katër suneneve përveç Nesaiut) Kllubii sttudenttorr Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur’anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme.
 
Shpërndaje për  hirë të Allahut
Category: Dua / Lutje | Added by: El-Kasim (2012-03-17)
Views: 3875 | Rating: 4.0/6
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: