Shown entries: 1-4
Allahu, subhanehu ue teala, duke i transmetuar fjalët e djallit të mallkuar thotë: "Unë, doemos do të marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu. Doemos do t’i shpie ata në rrugë të shtrembër, do t’i josh me shpresa të kota dhe, me siguri, do t’i urdhëroj që t’u presin veshët bagëtive, e pastaj do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut. |
Allahu, azze ue xhel, thotë: "Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre. Ne e kemi llogaritur çdo gjë në një Libër të qartë." (Jasin, 12) |
Ka njerëz të cilët e njohin Allahun si Krijues, Pronar dhe Furnizues i gjithësisë, dhe prapë i donë të tjerët më shumë se sa Atë (Allahun). Disa njerëz i duan paratë më shumë se sa Allahun dhe për këtë arsye, ata nuk e paguajnë zeqatin apo i fitojnë parat prej burimeve haram. |
Imam Ebul Kasim Hibetullah ibn Hasen ibn Mensur et Taberi el Lalikai në librin e tij "Shpjegimi i bazave të besimit të pasuesve të sunetit dhe xhematit” vëll. I (pjesa e parë) f. 170 ka thënë se Muhamed ibn Abdurrahman ibn Abas thotë se e ka lajmëruar Ebu Fadl Shuajb ibn Muhamed ibn Rraxhian, i cili thotë se e ka lajmëruar Ali ibn Harb el Musilij nga qyteti Surremenjera ......... |