Lutje nga Kurani


1. Zoti ynė na jep tė mira nė kėtė jetė, tė mira edhe nė botėn tjetėr,dhe na ruaj prej dėnimit me zjarr (2:201)
 
2. Zoti ynė! na dhuro durim! na i pėrforco kėmbėt tona dhe na ndihmokundėr jobesimtarėve. (2:250)
 
3. Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė. (2:286)
 
4. Zoti ynė, mos na ngarko neve barrė tė rėndė siē i ngarkove ata paranesh. (2:286)
 
5. Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Dhe na imbulo të këqijat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit jobesimtar!. (2:286)
 
6 Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh. (3:8)
 
7. Zoti ynë, na i falë mekatet tona dhe leshimet në punët tona dhe naforco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar.(3:147)
 
8. Zoti ynë, atë që Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; përmizorët nuk ka ndihmëtarë (3:192)
 
 9. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam!. (3:193)
 
10. Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pasvdekjes na bashko me të mirët!. (3:193)
 
11. Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtovedhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!. (3:194)
 
12. Zoti ynë, ne i bëmë tė padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftëse nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve! (7:23)
 
13. Zoti ynë, mos na bë neve me mizorët!”. (7:47)
 
14. Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.. (7:89)
 
15. Zoti ynë, na dhuro durim dhe na bëjë të vdesim muslimanë!.(7:126)
 
16. Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë. Dhe me mëshirën tënde, na shpėto prej popullit jobesimtar! (10:85-86)
 
17. Zoti ynë! S’ka dyshim se Ti e di qka fshehim dhe qka publikojmë,se All-llahut nuk mund t’i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.(14:38)
 
18. O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzimtë drejtë në tërë qështjen tonë. (18:10)
 
19. Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit. (25:74)
 
20. Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë qdo send, andaj falju atyre  që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit. (40:7)
 
21. Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, atadhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti. (40:8)
 
22. (Ata thonė) Zoti ynë, largoje prej nesh denimin, se ne me tevertet besojmë.. (44:12)
 
23. Zoti ynë, falna neve dhe vëllezerit tanë që para nesh u pajisen me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues (59:10)
 
24. Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja. (60:4)
 
25. Zoti ynë, vazhdona driten tonë, falna neve. Vertet, Ti je i plotfuqishëm për qdo send. (66:8)
 
Shpërndajeni Për Hirë të Allahut
Category: Dua / Lutje | Added by: El-Kasim (2012-03-17)
Views: 1892 | Rating: 2.5/4
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: