Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut [Xhele Shanuhu], salavatet qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhammedin (SalAllahu Alejhi ve Selem), familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë muslimanëve që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk ka dyshim se falja e namazit ka dobi të shumta dhe mirësi, do ti cekim insha- Allah disa prej tyre:
1. Namazi është vepra më e mirë pas shehadetit (fjalës La ilahe il-lAllah) Allahu xh.sh thotë: ” Po, nëse ata pendohen (nga kufri dhe shirku), e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe” (Et-Teube 11)
Transmetohet se Abdullah ibn Mesudi (RadijAllahu Anhu) ka thënë: "E kam pyetur pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) për veprat më të mira? Më tha: ´Namazi në kohën e tij.´ ” (Buhariu dhe Muslimi) Gjithashtu Pejgamberi s.a.v.s kur e dërgoi Muadh ibn Xhebelin r.a që të thëras në islam popullin e Jemenit i tha: "Ti po shkon tek një popull të cilit i’u është zbritur libri (Tevrati dhe Inxhili) pra së pari thirri ata që mos ta adhurojnë askend tjetër përveç Allahut, nëse e pranojnë këtë, (nëse e bëjnë këtë) atëherë tregoi atyre se Allahu xh.sh i ka obliguar ti falin pes kohët e namazit ditën dhe natën” (Buhariu dhe Muslimi)
2. Namazi ofron rizkun Shumica prej njerëzve janë dhënë pas kënaqësisë së kësaj bote dhe e kanë harruar botën tjetër, botën në të cilën kemi për t’u kthyer që të gjithë, a thua vallë, a e meriton kjo botë që të vrapojmë pas saj e ta humbin xhennetin e Allahut!!!
Allahu xh.sh na ka obliguar që kur të vie koha e namazit ta lëmë punën dhe ta falim namazin,Allahu xh.sh thotë: "O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” (El Xhuma 9) pastaj ka urdhëruar që pas namazit të shpërndahen njerëzit për kërkimin e të mirave të Allahut xh.sh, ku thotë: ” E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.” (El Xhuma 10)
Pastaj Allahu xh.sh i poshtëron ata të cilët i mashtron pasuria nga namazi, Allahu xh.sh thotë: ” Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!” (El Xhuma 11)
Gjithashtu Allahu xh.sh thotë: ” O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.” (El Munafikun 9), komentatorët e kur’anit thonë se, fjala e Allahut "mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut” e ka për qëllim pesë kohët e namazit, pra nëse pasuria jote apo tregtia të largojnë nga namazi atëherë ti do të jesh prej të humburve.
Allahu xh.sh i ka lavdëruar ata të cilët pasuria apo tregtia e tyre nuk i largon nga namazi, Allahu xh.sh thotë: ” Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (En-Nur 37)
Mos te preukupon asnjërin prej njërëzve qështja e rizkut (furnizimit të pasurisë) sepse Allahu xh.sh është ai i cili i furnizon njerëzit, Allahu është Furnizues. Allahu xh.sh thotë: ” Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që i frigësohet Allahut.” (Ta Ha 132)
O njerëz mos mendoni se namazi iu largon apo iu ndalon furnizimin, Allahu xh.sh ju garanton furnizim ashtu sikurse ju ka furnizuar sa keni qenë në barkun (stomakun) e nënës suaj, ashtu do t’iu furnizoj edhe tani, a thua vallë kush ju ka furnizuar sa keni qenë në barkun e nënës suaj,a mos nëna juaj iu ka ushqyer apo babai juaj, vallahi JO, Allahu është ai i cili ju ka ushqyer, Ai i cili e ka marrë përgjegjësinë e furnizimit të robërve të Tij.” Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata)”
Gjithashtu Allahu xh.sh thotë: ” Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s’dëshiroj të më ushqejnë ata. All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.” ( Edh-Dharijat 56,57,58)
Dije o rob i Allahut se Allahu xh.sh na e ka dërguar pasurinë si mjet shërbyes e jo si mjet që meriton ti shërbehet, kurse feja është mjet që duhet ti shërbejmë asaj, Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "Allahu xh.sh ka thënë: Me të vërtetë Ne e kemi zbrit pasurinë për të falur namazin dhe për të dhënë zekatin, sikur biri i Ademit (njeriu) të ketë një luginë, kishte shpresu ta ketë edhe një, dhe sikur të kishte dy lugina, kishte shpresuar ta ketë edhe të tretin, dhe nuk e ngop njeriun vetëm se dheu, dhe Allahu i’a fal atij i cili pendohet”
Hadithi është i qartë se Allahu xh.sh na ka dërguar pasurinë që ta falim namazin dhe t’i kryejmë obligimet tjera, dhe nuk na ka dërguar pasurinë që të kënaqemi me të e ta harrojmë namazin dhe obligimet tjera, ajo pasuri e cila na largon nga përkujtimi i Allahut, është pasuri e cila nuk do të na sjell dobi as në këtë botë as në botën tjetër. : "O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.” (El Munafikun 9)
Mos u frikëso o vëlla për riskun sepse Allahu xh.sh e ka caktuar për çdo njërin prej neve riskun e tij, ashtu siç ia ka caktuar edhe kafshëve Allahu xh.sh thotë: ” Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj” (Hud 6)
Gjithashtu Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "Sikurse biri i Ademit (njeriu) do të ikte nga risku i tij ashtu sikurse ik nga vdekja, do ta godiste risku i tij ashtu sikurse do ta godiste vdekja”
Në një hadith tjetër Pejgamberi s.a.v.s thotë: "Risku e ndjek njeriun më shumë se sa vdekja”
Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "Allahu xh.sh më ka inspiruar se nuk do të vdes askush pa i ardhur momenti i vdekjes dhe pa e marr riskun që i’u eshte caktuar”
Pra o Rob i Allahut pse nuk falesh a po frikësohesh se nëse falesh nuk do të kesh çka të hash, apo familja yte nuk do të ketë çka të hajë, Vallahi Ai i cili të ka krijuar dhe të ka ushqyer atëherë kur askush nuk ka mundur të të ushqej (kur ke qen ne barkun e nënës), Ai ta ka caktuar riskun dhe ta ka garantuar ate.
Transmeton Ebu Hurejra r.a se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "Allahu xh.sh ka thënë: O biri i Ademit më adhuro Mua, do ta mbushi gjoksin me pasuri dhe do ta lagoj nga ti varfërinë, e në qoftëse nuk e bën këtë atëherë do ti mbushi duart tua me punë (do të kesh telashe) dhe nuk do ta largoj varfërinë” Allahu xh.sh e ka përmendur fjalën ” do ta mbushi gjoksin me pasuri” me qëllim, sepse ka shumë të pasur të cilët kanë pasuri mirëpo në gjoksin e tyre janë të varfur, nuk ndien kënaqësi për pasurinë që kanë, gjithashtu kanë shumë e shumë telashe e gjithë kjo për shkak se nuk e adhurojnë Allahun xh.sh.
Kurse ata të cilët e falin namazin dhe e adhurojnë Allahun xh.sh edhe nëse nuk kanë pasuri, ata gjoksat e tyre i kanë të pasur dhe nuk kanë telashe ashtu siç kanë ata të cilët nuk e adhurojnë Allahun xh.sh, edhe nëse i godet ndonjnë fatkeqësi din ta frenoj vetën.
Allahu xh.sh thotë: ” E kush i frigësohet (u përmbahet dispozitave të) All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin)” (Hud 2,3)
” E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka” (El A’raf 96)
Dine o musliman se nuk ka arsye askush për mosfaljen e namazit,sikur të kishte dikush arsye për mosfaljen e namazit do të ishin muxhahidët (luftëtarët), kur as atyre nuk i lejohet që të mos e falin namazin, nuk i lejohet askujt tjetër.
3. Namazi të largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat. Allahu [Xhele Shanuhu] thotë: "Vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju.” Pra namazi e largon njeriun nga gjerat e shëmtuara dhe e tërheq ate në punë të mira. Nëse robi i Allahut e bën namazin në rregull atëherë edhe veprat e tjera do t’i ketë në rregull, Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "Vepra e parë për të cilën do të pyetët njeriu në ditën e gjykimit është namazi ,nëse namazin e ka në rregull edhe veprat tjera do ti ketë në rregull e nëse namazin nuk e ka në rregull as veprat tjera nuk do ti ketë në rregull”
I’u është thënë Pejgamberit s.a.v.s: O i Dërguar i Allahut, filani fal namaz tër natën mirëpo si të gdhij mëngjesi vjedh! Pejgamberi s.a.v.s i tha: "Namazi do ta largoj ate nga ajo qka po thua”
4. Me namaz Allahu [Xhele Shanuhu] e ngrit robin e Tij dhe ia shlyen mëkatet. Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë: "Shpeshtoni sexhdet, se me të vërtetë çdo sexhde që e bën, Allahu [Xhele Shanuhu] do të të ngris një shkallë dhe do ta shlyej një mëkat.” (Muslimi)
Transmeton Ukbe ibn Amir r.a se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "Ai i cili ngritet dhe mer abdest ashtu si duhet,dhe i fal dy rekate namaz duke qen i përkushtuar më zemrën e tij,e meriton xhennetin” (Muslimi)
5. Namazi është ndriçim për te, në dunja dhe ahiret (në këtë botë dhe botën tjetër). Allahu xh.sh thotë: ” Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes.” (El-Fet’h 29)
Komentatorët e kur’anit kur e komentojnë fjalën e Allahut ” Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes.” thojnë: Namazi i ndriqon dhe i përmirëson fytyrat e tyre.
Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë: "Përgëzoni ata që shkojnë nëpër errësirë në xhami, sepse ata do të kenë ndriçim të plotë në Ditën e Gjykimit.”(Tirmidhiu – sheikh Albani ka thënë se hadithi është sahih)
6. Namazi i shlyen gabimet dhe mëkatet. Allahu xh.sh thotë: ” Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.” (Hud 114) Transmeton Ebu Seid El Hudri se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë: "A e shihni, sikur të kalonte ndonjë lum pranë shtëpive të juaja, dhe sikur ju të laheshit pesë herë në ditë, athua do t´ju kishte mbetur ndonjë papastërti?” Thanë të pranishmit: "Nuk ka mundësi të mbetet ndonjë papastërti,” Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "Kështu është çështja e faljes së pesë kohëve të namazit, Allahu [Xhele Shanuhu] i shlyen me to mëkatet.” (Muslimi)
Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë: "Falja e pesë kohëve të namazit, xhumaja deri në xhuma, ramazani deri në ramazanin tjetër, janë shkaktarë për shlyerjen e mëkateve që bëhen mes tyre, nëse i largohemi mëkateve të mëdha.” (Muslimi) Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë: "Çdo person që merr abdest ashtu si duhet dhe e fal namazin, Allahu [Xhele Shanuhu] do t’ia fal mëkatet që i bën mes këtij namazi dhe namazit që vjen pas tij.” (Muslimi)
7. Allahu [Xhele Shanuhu] do ti përgatit falësit të namazit gosti në Xhennet sa herë që shkon për sabah dhe mbrëmje. Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë: "Ai i cili shkon në namazin e mëngjesit apo të mbrëmjes, Allahu [Xhele Shanuhu] do ti përgatit atij gosti në xhennet sa herë që shkon në mëngjes dhe mbrëmje.” (Buhariu dhe Muslimi) [Gosti ka për qëllim atë çka përgatit pronari i shtëpisë për mysafirët e tij]
8. Ai i cili shkon për ta falur ndonjë namaz në xhami, ai e ka shpërblimin sikur të jetë në namaz derisa të kthehet.
Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë: "Çdo person i cili merr abdest ashtu si duhet dhe shkon në xhami, ai është në namaz derisa të kthehet.” (Hakimi – sheikh Albani ka thënë se ky hadith është sahih)
9. Melaiket luten për falësin e namazit sa të qëndroj ai në vendin ku është falur. Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë: "Melaiket luten për falësin e namazit sa të qëndroj ai në vendin ku është falur, duke thënë: O Allah mëshiroje atë, o Allah falja mëkatet, o Allah pranoja pendimin, dhe kështu luten derisa të ngritet apo të flas.” (Buhariu dhe Muslimi)
Së fundi e lusim Allahun Subhanehu ue Teala që të na bëj prej atyre që i kushtojnë kujdes namazit, dhe e falin atë në kohën e vet, sepse me të vërtetë vdekja është shumë afër dhe gjëja e parë për të cilin do të japim përgjegjësi para Allahut do të jetë namazi, e nëse namazin nuk e kemi kryer atëherë do të jemi në një humbje të madhe.
E lusim Allahun [Xhele Shanuhu] të na i falë mëkatet tona, të prindërve tanë,familjes tanë,dhe të gjithë muslimanëve deri në ditën e gjykimit. |