Emri i tij i plotë është Muhamed ibën Ibrahim ibën Abdul-Latif ibën Abdur-Rahman ibën Hasen ibën Shejhul-Islam Muhamed ibën abdul Veh-hab Et-Temimi. Ky dijetar islam dhe ky det diturie rrjedh dhe është fryt i familjes së reformatorit islam Muhamed ibën Abdul Veh-hab. Ka lindur me 10 Muharrem të viti 1311 h. Duke pasur parasysh ambientin dhe shtëpinë ku u lind ky Imam i madh i islamit, u edukua në mënyrën më të mirë. Para moshës 6-vjeçare filloi kërkimin e diturisë, mësoi Kuranin përmendsh, deshi Allahu, subhanehu ve teala, që këtë dijetar dhe Imam të madh të islamit ta sprovoj me dy të dashurat e tij, pra me të parët (shikimin), kështu që në moshën 17-vjeçare, e pikërisht në vitin 1328 h. u verbua dhe e humbi aftësinë e të parit. Këta janë disa hoxhallarë nga të cilët mori dhe përfitoi shkencat islame: Abdur-Rahman ibën Mufejrixhit tek i cili mësoi Kuranin, Abdullah ibën Abdul-Latif Sa`d ibën Hamed ibën Atik, Abdullah ibën Rashid, Muhamed ibën Abdul Aziz ibën Mani. Ndërsa këto janë prej emrave më eminent të nxënësve të tij: Hoxhë: Abdulaziz ibën Baz, Hoxhë: Shuajb El-Ukla Hoxhë: Muhamed ibën Salih El-Uthejmin etj. Disa detyra dhe veprimtari që kreu: Ushtroi postin e Imamit në xhaminë e madhe në Riad. Gjithashtu ushtroi edhe postin si kryemiftiu i vendit. Në vitin 1380 h. me inciativën e tij u hap Universiteti Islamik. Pas jetës së tij të begatshme dhe të frytshme në shërbim të fesë përfundoi jeta e tij pas një sëmundje me 24 Ramazan 1389 h. Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë! |