Shown entries: 1-7
|
Hajra ishte kryeqyteti i arabëve Munadhera (të Irakut) dhe mbretëria e tyre. Ai ishte qyteti më i madh dhe më i njohur tek arabët; një mbretëri që përfshinte shumë fise të krishtere arabe, edhe pse ishte nën sundimin persian |
|
Ebu Bekër Sidiku r.a, dërgoi Ijad bin Ganemin në krye të një ushtrie, që të merrte pjesë në çlirimin e Irakut dhe i caktoi rrugën nga ku do të shkonte. Ai duhet të kalonte në vendin e quajtur Deumetul Xhendel, të cilin e rrethoi dhe ky rrethimi zgjati shumë. Halid bin Velidi me të mbaruar çlirimin e Hajras dhe Ajnu Temirit, i dërgoi një letër Ijadit që konsiderohet një prej letrave më të shukurta, ku i thoshte: "Prej Halidit për tek Ijadi. Vetëm ty po të synoj” |
Ishte e pamundur që kurejshët të heshtnin pas disfatës që pësuan në
Bedër, prandaj filluan përgatitjet me qëllim që të hakmerreshin ndaj
muslimanëve në Medine. Armiqtë e Islamit u mblodhën dhe gjithsecili
kishte misionin që i ishte ngarkuar. Atyre që u ishin vrarë baballarët,
fëmijët apo ndonjë prej familjes, kalonin në vendtubiten e njerëzve,
duke i nxitur kundër të Dërguarit |
Argument
për këtë kemi fjalen e Pejgamberit alejhi selam ku ka thënë:"Nuk ka
besu asnjëri prej juve derisa nuk jam më i dashur se vetja e tij,
prindërit e tij fëmit e tij dhe njerëzit në përgjithsi". (Muttefekun
Alejh) (Parashtrohet
pyetja sa jemi ne, të cilët e dojmë Allahun dhe të Dërguarin e Tij më
shumë se vetet tona dhe familjet tona më shumë se sahabët?). |
Në bazë të luftës paraprake u bë betimi për muajin e shenjtë dhul-ka’de, iniciatorët e të cilit qenë kurejshët me këto familje: Benu Hashim, Benu Muttalib, Esed b. Abdul Uzzaj, Zehreh b. Kulab dhe Tejma b. Merreh, përfaqësuesit e të cilave u mblodhën në shtëpinë e Abdullah Xhedanit et-Temijut, ngase ishte më i vjetri prej tyre dhe shumë i ndershëm e bujar. |
Lindi në Mekë të Arabisë Saudite në vitin 570 të erës sonë. Filloi misionin e shpalljes së fesë së vërtetë, fesë islame (e cila është bindja ndaj Zotit), kur ishte dyzet vjeç dhe u nda nga kjo botë në moshën gjashtëdhjetëetrevjeçare. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër njëzetetrevjeçare të profetësisë së tij, ai e ndryshoi tërësisht Gadishullin Arabik nga paganizmi dhe idhujtaria tek adhurimi i një Zoti. |
Dy mu’xhizet (mrekullitë) e tij më të mëdha janë: Kur`ani dhe virtytet e cilësitë e tij të jashtëzakonshme, me të cilat All-llahu [subhanehu ue te’ala] e ka bërë të denjë për bartjen e misionit Islam. Edhe jetëshkrimi i tij vetvetiu ka qenë mu’xhize. |