Çlirimi i Hajras dhe Anbarit (12 Hixhri)



Hajra ishte kryeqyteti i arabëve Munadhera (të Irakut) dhe mbretëria e tyre. Ai ishte qyteti më i madh dhe më i njohur tek arabët; një mbretëri që përfshinte shumë fise të krishtere arabe, edhe pse ishte nën sundimin persian
Pas përballjes disa herë të Halidit me të krishterët arabë në Irak, ai vendosi t`i drejtohej Hajras. Forcat ushtarake të përbëra nga arabët dhe preset u përpoqën ta pengonin marshimin e muslimanëve drejt qytetit të tyre, por muslimanët kishin ngarkuar anijet mbi lumin Eufrat më të gjitha pajimet në drejtim të Hajras.
Forcat kryeqytetase u angzhuan në devijimin e rrjedhës së lumit për të panguar anijet, por muslimanët u hypen kuajve dhe i vranë ata që donin të ndryshonin rrjedhën e ujit. Marshimi i muslimanëve vazhdonte drejt Hajras. Lajmet për vrasjen e disa ushtarëve të Hajras u kishin shkuar në vesh të afërmve dhe kjo u mbeti si kockë në fyt, por më pas erdhën lajme që njoftonin për vdekjen e Kisras (Khosroes) dhe frika e persëve u shtua dhe më shumë. Ata e lane Hajran në duart e të krishterëve arabë, të cilët vazhduan fortifikimin e kështjellës së qytetit për t`u rezistuar muslimanëve. Ushtria islame i rrethoi dhe i detyroi të dorëzoheshin nëpërmjet një marrëveshjeje, që do të nënshkruanin me muslimanët, në të cilën flitej për dhënien e taksave dhe hapjen e dyrve të qytetit për forcat muslimane.”
Rrjedhimisht edhe prijësat arabë që mbaheshin me Hajran dhe që u përkisnin zonave përreth, erdhën dhe shpallën bindjen e tyre dhe miqësinë me muslimanët.
Pas kësaj Halidi me ushtrinë e tij marshoi drejt Anbarit. Me të mbërritur muslimanët i gjetën banorët e atij vendi që e kishin fortifikuar. Gjithashtu qytetin e kishin rrethuar me një hendek për ta mbrojtur. Megjithatë muslimanët i rrethuan dhe ua ngushtuan punët. Mes tyre ndodhën disa përleshje dhe kjo i detyroi ata që të kërkonin marrëveshje dhe të pranonin pagimin e taksave për muslimanët.
Më pas Halidi shkoi në Ajnu Temr, një qytezë pranë Anbarit. Aty ishin mbeldhur grupe të mëdha persësh dhe të krishterësh arabë, të cilët luftuan me muslimanët. Të krishterët arabë luftuan me mish e me shpirt më shumë se preset kundër muslimanëve, por Halidi r.a. kapi rob komandantin e tyre dhe kështu u thyen, ndërsa muslimanët morën Ajnu Temrin.

Dr. Abdulaziz El Umeri
Category: Sira | Added by: El-Kasim (2012-03-10)
Views: 596 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i sigurimit *: