Në bazë të luftës paraprake u bë betimi për muajin e shenjtë dhul-ka’de, iniciatorët e të cilit qenë kurejshët me këto familje: Benu Hashim, Benu Muttalib, Esed b. Abdul Uzzaj, Zehreh b. Kulab dhe Tejma b. Merreh, përfaqësuesit e të cilave u mblodhën në shtëpinë e Abdullah Xhedanit et-Temijut, ngase ishte më i vjetri prej tyre dhe shumë i ndershëm e bujar. Lidhën marrëveshjen se në Mekë nuk do të guxojë të jetë askush i nënshtruar e as i terrorizuar, qoftë ai mekas ose mysafir, e ata të mos jenë në anën e tij e kundër zullum-qarit, derisa ky nuk ndalet. Në këtë marrëveshje ka qenë prezent edhe Resulullahu e e kur Allahu Y e ka prirur me shpallje, ka dekla-ruar: "Kam qenë i pranishëm në shtëpinë e Abdullah b. Xhedanit kur u lidh marrëveshja e cila më pëlqeu, e po qe se në Islam do të ftohesha për diçka të tillë, do të përgjigjesha me ëndje,
Kjo marrëveshje është rezultat i fanatizmit paraislamik, që ka rezultuar nga "asabijja”. Asabijja është fryma e gjinisë, e cila nënkuptonte besnikërinë e domosdoshme ndaj farefisit të vet.
Të shohim se cili ishte shkaku i lidhjes së aleancës dhe i nënshkrimit të marrëveshjes mbi dinjitetin e njeriut. Një njeri nga fisi Zubejd erdhi në Mekë për të shitur mallin. Këtë mall e bleu El-As b. Vail Es-Sehmi, por nuk e bëri pagesën ashtu siç duhej. Tregtari e luti që ta bënte pagesën siç duhej dhe ftoi përfaqësuesit e familjeve Abdu-Dar, Mahzum, Xhumh, Sehm dhe Ad që ta ndihmonin, por këta nuk e përfillën as njeriun e as ngjarjen. Atëherë tregtari thërret një poet dhe e lut që në treg t’i recitonte disa vargje, me të cilat do të përshkruante padrejtësinë dhe dhunën që i ishte bërë. Dhe, ndërsa poeti recitonte, aty pari kaloi Zubejr b. Abdul-Muttalibi dhe pyeti: "Cili është shkaku i këtyre vargjeve?” Kur mori vesh shkakun, i mblodhi njerëzit e sipërpërmendur që të merrnin vendimin për respektimin e dinjitetit njerëzor, si për banorët e Mekës ashtu edhe për të huajt që vinin në Mekë. Pastaj të gjithë të tubuarit vajtën tek El-As b. Vaili dhe e detyruan t’i jepte tregtarit të drejtën e tij.
marrur nga libri : Nektari i vulosur i xhehennetit
|